Liria jonë e çuditshme ! - Bota Sot
Liria jonë e çuditshme !

Opinione

Liria jonë e çuditshme !

Nga: Skënder Mulliqi Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:08
Skënder Mulliqi

Liria të cilën e kemi sot në Kosovë, shumë po ngjanë në lirinë e botës shtazore. Ne gjungël secila shtazë ka lirinë e vet të të sjellurit dhe të jetuarit. Por, në fakt shumë lloje të shtazëve i mbizotërojnë të tjerat, së fizikumin e kan më të fuqishem. E kështu gadi të gjitha shtazët kategorizohen…

Liria jonë shumë po ngjanë në lirinë e shtazeve. Liria njerëzore mvarët nga vet njeriu. Ne Kosovë i kemi një kategori njerëzish të cilët po mbizotërojnë në këtë nënqiell më të gjitha, edhe më lirinë tonë. Sigurisht së punet i kemi llogarite gabim. Liria themelore por edhe liria e plotë mvaret së sa dhe si e kërkojmë ne ate. Shumë shteteve iu janë dashur revolucionet e ndryshme dhe luftërat për të arritur lirinë në kuptimin e plotë të fjalës.

Ne, në këtë vendin tonë të varfër e kemi pranuar lirinë sipas kutit të atyre të cilët u ngjiten në pushtet, e kemi pranuar aq liri sa po na dhuron kategoria e cila ka bërë pasuri përrallore .Çfarë shteti është Kosova? Ne, kemi hequr dorë nga bukuritë dhe pasuritë natyrore të cilat na i ka falë Zoti. E kemi pranuar kapitulimin, si shtet dhe si popull . Nuk ka gjë më tragjike së kur shumica bëjnë përpjekje titanike për shtet, kurse dikush e rrënon ate. Askush nuk po e garanton shumicën për asgjë. Nuk ka siguri në rrugë, nuk ka siguri në lokale e gjetiu… Pak kush nga pushtetarët u përgjigj para ligjit për të bëmat e tyre të liga karshi shtetit deri me sot .Thjesht nuk po ndërtojmë shtet si duhet.

Çfarë sistemi kemi kur gjithëqka po funksionon më defekte të mëdha? Dhe, nuk mund ta ndërtojmë kurrë shtetin pa u larguar ata qe e prunë situaten e keqe politike dhe ekonomike . Nuk ka gjë më të mirë dhe më të bukur sot, së njeriu kur krenohet më familje të mirë, nuk ka ndjenjë më të bukur së kur kemi gjithëqka para dhe rreth vetit të bukur. Sigurisht së nuk ka gjë më madhështore së sa të kesh pushtet në nivel të duhur…

Kosovës i duhet një rreshtim I ri politik për ta nxjerrur vendin nga kriza politike, kriza ekonomike, kriza e moralit, dhe na duhet para së gjithash nje unitet për ta ruajtur tërësinë territoriale të Kosovës, e cila është vu në ankand public… Nuk ka më kenaqësi në këtë botë së kur e ke sigurinë përsonale dhe sigurinë kolektive… Shteti është bashkësia e cila i ruan qytetarët e vet… Shteti është i të gjithëve pa dallim… Të gjithë kan të drejtë të jetojnë lirshem, të jetojnë dha ta shijojnë lumturinë. Kur të gjithë trajtohen barabarësisht edhe mund të bëhët fjalë për funksionim të shtetit ligjorë dhe demokratik. Askush nuk largohet për pikë të qejfit nga vendi i vet, siç po ndodhë më shqiptarët rregullisht…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...