A është Kosova para shpërthimit të një revolte popullore?!

Opinione

A është Kosova para shpërthimit të një revolte popullore?!

Nga: Bislim Aliu Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:24
Bislim Aliu

Populli i Kosovës që nga paslufta, pra qe 20 vjet, dalngadalë iu humbi optimizmi, se në Kosovën tonë të dashur do të bëhet mirë. Dhe që nga paslufta u ndërruan gjashtë qeveri, megjithatë asnjera prej tyre nuk krijoi kushte të favorshme për këtë popull. Ata u interesuan më tepër për pushtet, për vete, për familje dhe për partinë të cilës i takojnë! E më së paku për shtet e për popull. U bënë miljoner brenda natës dhe po jetojnë si “sheikët”. Këta “peshqi të mëdhenj” nuk guxon askush t’i shqetësojë?! As ligji dhe as drejtësia nuk ekzistojnë për ta. Ata janë mbi ligjin dhe bëjn çfar të duan, meqë nuk friksohen prej askujt. E për popullin asnjera qeveri nuk u mërzit që tua krijoi kushtet dhe tua shtoi optimizmin për të jetuar në Kosovë. Gjendja e mjerueshme, për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rënda dhe papunësia në gjendje katastrofike, e kanë sjellur popullin para një shpërthimi të një revolte të përgjithshme popullore?!

Institucionet tona, Presidencë, Qeveri, Prlament dhe Shoqëritë civili, sikur nuk qajnë kokën për këtë gjendje të mjerushme të popullit. E populli skajshmërisht është i zhgënjyer në institucionet shtetërore. Pushtetarët tanë, të gjithë ama të gjithë, janë bërë miljoner, e populli vuan për bukë goje. Pushtetarët tanë janë bërë më të pasurit në Evropë,e popullit ia humbën edhe shpresën e fundit për të jetuar në Kosovë! Ky mjerim ka shkaktuar “kataklizëm shpirtëror” te çdo qytetarë i Kosovës e sidomos te të rinjët të cilët, me çdo kusht po duan të ikin nga Kosova për ndonjë vend pune dhe për një jetë më të mirë.A mos vallë do të mbetet Kosova vetëm në pleq e plaka?!

Me të vërtetë është skandaloz ky legjislacion i Kuvendit, i cili që nga fillimi i këtij viti, ka arritur ti mbaj vetëm 5 seanca të rregullta? Dhe si ballë nuk menduan asnjëherë të bisedojnë për gjendjen e mjerushme të popullit? Edhe pse jemi në vapën verore, deputetët e këtij legjislacioni, i gjashti me radhë, kanë rënë në gjumë të thellë? Ndaj, edhe pozita por edhe opozita kanë rënë në gjumë të thellë, thuajse fare as që ekzistojnë apo nuk iu intereson fare populli?!!!

A thua, pse opozita, nuk kërkon që të hapen debate të nxehta në parlament, për tema jetike e të nxehta, siç janë dëmet qindra miljonshe, që iu kanë bërë, për shumë vite qytetarëve nga tenderomania ose mbi pesqindmiljonshe euro për çdo vit që pasuroi padrejtësisht mafio-politkanët dhe korporatat e tyre mafioze e kriminle, nga zhvatja e kundërligjshme e aseteve të shtetit dhe buxhetit të shtetit, përmes mafio-bisneseve, tanimë të kriminalizuara, të lidhura me pozitën e opozitën e tejinkriminuar, në krim të organizuar nga Monopolet e inkriminuara, nga mafio bizneset e inkrimnuar, shitja korruptinve-kriminale e monopoleve, e deri e deri tek lejet e ndërytimit, përmes komunave dhe MMPH?!

Sido që të jetë kjo gjendje totalisht e bllokuar dhe e paedurueshme, pa farë shprese përparimi, a thua, populli deri kur kur mund ta durojë? Pushtetarët tanë që e sollen Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme, pa asnjë element përparimi, a thua, populli do të revoltohet dhe do të shpërthej me një revoltë popullore?

Pushtetarët tanë me veprimet e veta skandaloze, kanë hy në gjunah me këtë popull, duke ua humbur edhe shpresën e fundit për të mbetur në Kosovë. Ndaj, populli ka ardhur në atë limitin e fundit për të heshtur! Nuk e di dhe fare nuk po i kuptoj këta pushtetarët tanë, a do të ngopen ndonjëherë me këto padrejtësi dhe korrupsion tejet të lartë që poia bëjnë këtij shteti dhe këtij populli?!!! Apo populli duhet të zgjohet nga gjumi dhe të protestoj ashpër duke kërkuar, punësim dhe zhvillim ekonomik. Andaj, pushtetar, përgatituni, se popullin e keni sjellur në mat pozicion, ku patjetër duhet të proteston për kushte më të mira jetësore. E tani vallë, Kosova me gjithë këtë mjerim të pandalshë, a thua, Kosova gjendet para një shpërthimi të një revolte gjithpopullore?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat