Ogur i Zi për Kosovën! - Bota Sot
Ogur i Zi për Kosovën!

Opinione

Ogur i Zi për Kosovën!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 16 qershor 2019 Në ora: 13:52
Kadri Veseli

PDK-ja, PRONTO-iste & kriminale, i shkoj n'fund farsës zgjedhore, duke betonuar n'krye të saj, krye-SHIK-istin dhe shefin e PAN-it, Kadri Veselin.

Një proces "zgjedhor, i diktuar, i menagjuar dhe i kontrolluar me dorë të hekurt nga bosi i krimit n'kudër të bandës dhe grupeve mafio-kriminale që sundojnë Kosovën, tani e dy dekada...!

I thënqin Konventë Zgjedhore, një forumi t'përzgjedhurish e t'filtëruarish nga një grup i ngusht njerëzish me dorë të fortë & t'hekurt (klikë), n'maja të piramidës së krimit mbi Kosovën dhe shqiptarët, të cilët t'vetmet veti e cilësi kanë ; servilizmin, degjushmërinë dhe qafën e shtrirë...!

Proces i kontrolluar dhe i diktuar deri n'imësi e detaje, me kujdesin maksimal që t'i zihët fryma që n'start ; çdo tentative të konkurencës lojale të vlerave, ideve dhe ndryshimit, dhe ky është suksesi i procesit "zgjedhor" n'PDK-në e Hashimit & Kadrisë.

Filozofi rezonimi e veprimi të një ekstremi t'majtë dhe të një ideologjie t'shkallmuar tanimë në Europën e qytetëruar e t'procesve demokratike e integruese, filozofi dhe ideologji e cila është gjallë vetëm në Rusinë e Putinit, Kinën komuniste dhe n'Korenë e Veriut të diktatorit Kim.

Aty ku s'ka zgjedhje e proces zgjedhor, por kushtëzim, imponim dhe diktat.

Deshifrojmë akcente thelbësore të vet-ri-zgjedhurit n'krye të bandës në Konventën "Zgjedhore" të PDK-së !

Kryatari i ri-"zgjedhur", i PDK-së Kadri Veseli :

"Të dashur anëtarë, aktivistë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ju treguat se ka një parti të parë në Kosovës, e ajo është Partia Demokratike e Kosovës.

Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët".

PDK-ja nuk është as e para, biles as e dyta, por e treta, dhe çka është ma keq : Nuk është fare parti politike, por bandë kriminale, dhe largë asaj të jet e qytearëve...

- PDK-ja është mbi qytetarët dhe për vete, duke vënë para ; interesat familjare, klanore dhe të grupëve kriminale & t'interesit, n'dëm të qytearëve të vëndit dhe perespektives integruese...!

- PDK-ja është mbi Ligjin, autoritare dhe jo-demokratike.

- Kapëse e shtetit, duke kontrolluar dhe ndikuar politikisht të tre pushtet e ndara me Kushtetutë, përfshi edhe atë të katërtin, mediat e shkruara e vizive.

- PDK-ja dhe shefi i ri-"zgjedhur" i saj, njeherit edhe shef i PAN-it, "n'qeverisjën" e vendit, janë n'krye të një Qeverie të minorancës dhe me suportin e PSD-së, patericë e PAN-it dhe Listën srpska të Vuqiqit.

"Lajmi" për ri-"zgjedhjën" e Kadrisë n'krye të PDK-së, kriminale, s'bënë lajm, ngase ishte produkt logjik i një procesi të montuar e farsë të Bandës Kriminala (PDK-së) të organizuar, dhe tanimë të sofistikuar n'kapje të shtetit.

Kjo ri-"zgjedhje" e Kadrisë, vetëm sa e bënë edhe ma të zymtë e t'pashpresë përspektiven e vendit dhe të qytetarëve, të cilët provuan & provojnë prore mbi kurrizin e tyre, "qeverisjën" e PDK-së, SHIK-iste n'dy dekadat e fundit...!

Krerët e PDK-së kriminale, i ke sot n'maja të piramidës shtetërore si kapës dhe uzurpues të Institucionëve, ose n'rastin ma t'mirë , i ke prapa grilave ,n'vuajtje denimi për vepra kriminale mbi atdheun e shqiptarëve, Kosovën.

Kjo flet shumë, dhe bënë t'kuptohet se si PDK-ja është : "Partia ma e madhja, e para, dhe ma e mira në Republikën e Kosovës" !

Kosova është largë Dekadës së Re, sëpaku kështu rezulton pas betonimit autoritar të Kadrisë n'krye të Bandës.

Dekada e Re, për Kosovën dhe shqiptarët, fillon atëherë, kur kriminelët marrin denimin e merituar nga Drejtësia, dhe fillonë sh'kapja e shtetit dhe frymarrja e tij, lirshëm...!

Deri atëherë, n'a pret një punë e mundimshme, e madhe, ma e guximshme dhe ma e vendosur n'këtë përballje të vlerave me krimin...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...