Çlirimi nuk do të thotë liri... - Bota Sot
Çlirimi nuk do të thotë liri...

Opinione

Çlirimi nuk do të thotë liri...

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:28
Jusuf Buxhovi

Përurimi i djeshëm i "Maqedonisë nga antika deri te koha jonë", që u përcoll me interesim në librarinë "Pena", ishte një bashkëbisedim i autorit me të pranishmit, me ç'rast, vemendja u përqendrua te Prizreni si protogonist i historisë,sidomos i atyre nga shfaqja e "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" që çuan te lëvizja kombëtare që u kurorëzuan me shtetin shqiptar në shekullin e kaluar dhe shtetin e Kosovës në këtë shekull.

Sipas historianit Buxhovi, këto realitete, që paraqesin të arriturat më të mëdha të shqiptarizmit, nuk e kanë përmbyllur akoma procesin e gamës së shtetndërtimit në përmasat e brendshme shoqërore, kulturore dhe politike, në mënyrë që kjo të sendertohen në përputhje me interesat shqiptare.

Me këtë rast, historiani Buxhovi, u shfaq kritik ndaj klasës së tanishme politike në Kosovë, Shqipëri dhe asaj shqiptare në Maqedoni, që sipas autorit, kthesën e madhe historike të rënies së kominizmit, shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe të imperisë sovjetike, që rezultoi edhe me shtetin e Kosovës, që u arrit në saje të lëvizjes institucionale dhe të rezistencës së armatosur, nuk e shfrytëzoi sa duhet dhe si duhet që bota shqiptate kulturalisht, politikisht dhe ekonomokisht njëherësh e integruar nga breda, të bëhet pjesë e perëndimit, pikërisht siç ishtë kërkuar edhe nga ideatorët e rilindjes kombëtare dhe asaj që u fillua në Lidhjen e Prizrenit.

Sipas Buxhovit, klasa politike në Kosovë, idealin e shtetit e ktheu në ideal të përvetësimit të shtetit nëpërnes pushtetit, duke e parë atë si plaçkë personale për zhvatje të pangopshme, me ç'rast e gjithë infrastruktura institucionale dhe mekanizmat tjerë u vunë në sherbim të këtij qëllimi antishtetëror! Çlirimi dhe prania ndërkombëtate, sipas, Buxhovit, u shfrytëzua që grupet e caktuara politike paramilitare, të shumën me pedigrenë e "çlirimtarëve" shumë prej tyre të shpifur, me metoda kriminale, të përvetësojnë pushtetin. Kjo u arrit edhe në saje të dritës së gjelbër nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar (Unmik-ut dhe Eulex-it), që në emër të gjoja "sigurisë mbi të gjitha", krijuan partneritet me forcat e tilla dhe u ndihmuan që të marrin pushtetin faktik, paçka se kjo ndodhi në rrethanat e krijimit të institucioneve dhe infrastrukturës parlamentare. Sipas Buxhovi, partneriteti i ndërkombëtareve me strukturat kriminale në pushtet u manifestua edhe këto ditë, ne rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit, kur bashkarisht u demonstrua, pa praninë e opozitës dhe të shtresës intelektuale të përshirë në lëvizjen institucionale të fundviteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, u përjetua si një trimërim i këtyre grupeve politike nga ana e atyre që ndihmuan çlirimin e Kosovës e me këtë edhe krijimin e shtetit të Kosovës. Por, për Buxhovin, ky demonstrim i fundit i pushtetarëve të tanishëm me ndërkombëtarët, pse çlirimi i vendit nuk u kthye në liri, por në të kundërtën , nuk duhet të kthehet në dëshpërim.

Përkundrazi, pasi që po dalin në shesh disa "aleanca" joparimore, që mund të kenë për qëllim që shtetësia e Kosovës të qitet në pazar ose të kthehet te pika zero dhe skenare të tjera të mundshme, kjo duhet të mobilizojë të gjitha shtresat shoqërore, veçmas intelektualët, që në mungesë të një alternative politike, rreth krijimit të një lëvizje politike gjithëpërfshirëse, që do të marrë përsipër një ndryshim, me të cilin do t'i kthehet dinjiteti vendit, e me këtë edhe liria si fundament i tij", ka thënë Buxhovi në Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...