Letër e hapur për Krister Karphamar, gjyqtar nga Suedia që e korruptoi Serbia - Bota Sot
Letër e hapur për Krister Karphamar, gjyqtar nga Suedia që e korruptoi Serbia

Opinione

Letër e hapur për Krister Karphamar, gjyqtar nga Suedia që e korruptoi Serbia

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 24 qershor 2019 Në ora: 15:25
Krister Karphamar

Në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 24 qershor 2019 lexova informatën lidhur me librin Tuaj me titull “Gjyqtar në vendin pa ligj”, marë nga mediumi serb “B92”.

Sipas Jush gjatë karierës Tuaj si gjyqtar i parë në Kosovë nga fundi i vitit 1999/2011 paskeni ardhë në përfundim se, “ Amerikanët kanë ndikuar në fshejen e krimeve të shqiptarëve në Kosovë.

Sipas Jush, goja për rastet e procedimit të shqiptarëve për krime, “lojtarët kryesore në Kosovë kanë ndikuar që ato të fshihen dhe fajtorët të lirohen”.

Paskeni hetuar rastin e autobusit “Nish-Ekspres” të Podujevës në shkurt të vitit 2001, ku paskan vdekur 12 dhe lënduar 43 serbë.

Gjithnjë sipas Jush, “për shkaqe të panjohura për Juve, “i dyshuari në vend në burgun hetues të UNMIK-ut, ishte dërguar në “Bonstil”, prej nga kinse ka ikur”.

Paskeni dëgjuar, se i dyshuari për rastin e autobusit, është stërvitur nga CIA, ndërsa në vitin 2012 paskeni dëgjuar se jeton në Podujevë.

Përmendni një rast kur oficeri britanik paska kërkuar këshillë nga Ju pasi kishte hasur në persona të uniformuar të UÇK-së në vijën administrative me Serbinë te Podujeva duke sulmuar ushtarë serbë, dhe se në kohën kur paskan qenë duke u çarmatosur, gjoja paskan ardhur 7 ushtarë amerikanë dhe paskan kërkuar lirimin e tyre.

Sipas Jush, në kohën kur Bernard Kushmer ishte në krye të UNMIk-ut, edhe pse Ju e paskeni patur detyren e gjyqtarit, për çdo gjë qenka pyetur zëvendësi i Juaj amerikani Xhek Kou.

Për rrëmbimin e serbëve dhe tregtinë me organe, Ju thoni se paskeni dëgjuar nga Zoran Stenkoviq, për çka qenka njofuar edhe prokurorja Karla del Ponte, por ajo nuk qenka interesuar fare.

Për raportin e Dik Martit dhe Gjykatën e Hagës, thoni se jeni pesimist, sepse sipas Jush 10 vite nga raporti dhe 20 vite nga krimi nuk është reale të gjykohen kryerësit.

Për bombardimet e NATO-s thoni se, paskeni dëgjuar nga udhëheqësit amerikanë ku keni punuar se, “Bombardimi i Serbisë na qenka planifikuar nga shërbimet e kundërzbulimit, për ta marë Kosovën nga Serbia dhe atje të vendoset baza e forcave amerikane”.

Ju thoni gjithashtu se mahniteni me serbët që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu thoni se është mendimi i Juaj personal se gjoja, “faktorët ndërkombëtarë që janë gjetur në Kosovë në misionet e KFOR-it dhe UNMIK-ut, turpëroheshkan kur i kujtojnë ato ditë”.

Zoti Karphamar, unë më shumë se gjysëm shekulli punoj si gazetar hulumtues.

Kam një përvojë të pasur jetësore dhe kam lexuar qindra libra të zhanreve e përmbajtjeve të larmishme.

Po ju them sinqerisht se gjer më sot nuk kam hasur person më mediokër dhe injorant siç po paraqiteni Ju me këto mendime Tuaja naïve e fëmijërore.

Këto mendime Tuaja nuk janë gjë tjetër veçse tregues faktik, se jeni person i korruptuar dhe i manipuluar nga Serbia, e cila nuk zgjedhën mjete e mundësi që me gënjeshtra ta shantazhoje e dëmtojë Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran.

Më habitën fakti si është e mundur që një gjyqtar ndërkombëtar të sjell përfundime mbi supozime e jo mbi dëshmi faktike.

Të gjitha ato që Ju i përmendni janë gjepura e të pavërteta.

Ky libër i Juaj për njerëzit me demokraci e liri në zemër mund të shërbejë vetëm si letër tualeti dhe asgje më shumë, ndërsa për Serbinë kriminale e gjakatare, mund të vlejë edhe frori, sepse me njerëz si kalibri i Juaj Serbia mundohet ti fshehën krimet shekullore ndaj shqiptarëve.

Zoti Karphamar,me këto botkuptime e mendime Tuaja Ju e turpëroni veten, pastaj Suedinë , Evropën dhe tërë Botën.

Serbia është shtet kriminal dhe serbët janë dëshmuar gjatë tërë historisë së tyre se janë popull barbar, gjakpirës, i egër dhe jocivilizues.

Më duket e çuditshme se çfarë kodi etik njerëzor fshihet në mendjen dhe qenien Tuaj prej njeriu.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat e liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Si është e mundur që të viheni në mbrojtje dhe të bëheni avokat i Serbisë që edhe në fund shekullin e 20-të Serbia nxiti dhe shkaktoi tre luftëra në ish Jugosllavi me agresion gjenocidal në Kosovë, Kroaci e Bosnje dhe Hercegovinë, duke kryer krimet më mizore në historinë e njerëzimit, vetëm e vetëm për ti zgjeruar kufijtë e saj hegjemoniste.

Zoti Karphamar,bëni mëkatin dhe turpin më të madh njerëzor kur përpiqeni ta njollosni misionin ushtarak të NATO-s në Kosovë, e cila e ndaloi gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sa për informim duhet ta dini se ekzistojmë mijëra fakte e dëshmi për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/1999.

Në Kosovë ushria serbe, paramilitarët serbë dhe policia serbe kryen afër 15 mijë vrasje e masakra, mes tyre edhe ndaj pleqve, grave dhe fëmijëve. Mes tyre edhe vrasjen e fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Në Kosovë ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë kryen 20 mijë dhunime të femrave shqiptare në mënyrën më makabëre, mizore e barbare që njeh historia e njerëzimit.

Si rezultat i krimeve srbe në Kosovë, mijëra gra shqiptare kanë mbetur të veja, dhe mijëra fëmijë kanë mbetur jetima.

Gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë u dogjën qindra mijëra shtëpi dhe më shumë se 1 milon shqiptarë u detyruan të marrin eksodin dhe të strehohen në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë ushtria serbë ka rrëmbyer edhe 1650 shqiptarë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Po Ju ërgoj ta lexoni vetëm një fragment mga rëfimet autentike në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Zoti Karphamar, veniani gishtin kokës dhe mendoni, po qe se u ndodhte Juve personalisht një gjë e tillë, apo familjes Tuaj, apo popullit Tuaj, si do të reagonit dhe çfarë qëndrimi do të merrnit ndaj Serbisë për këto krime të kryera, siç bënë kriminelët serbë ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët nuk vajtën ne Beograd për ti vrarë serbët, por ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë erdhën në Kosovë dhe i kryen krimet e sipërpërmendura.

Shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Shqiptarët janë një nga populjt më të vjetër në Ballkan dhe Evropë dhe janë popull fisnik e paqedashës.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi, dhe fillimisht pas luftërave të përgjakshme janë vendosur në rrethinën e Beogradit të sotëm, që kanë qenë troje Ilire, pasardhësit e të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Zgjerimi i kufijve të Serbisë është bërë më së shumti duke i okupuar trojet shqiptare me luftëra të të ashpra e të përgjakshme.

Për Tju bindur për këtë po Ju dërgoj faksimilin e hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihet qartë sa e vogël ka qenë Serbia në vitet e shënuara në brendi të kësaj harte, që është punuar nga vetë rusët, vellëzërit të një gjaku të serbëve.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Çdo njeri normal që mbron kriminelin llogaritet kriminel i dyfishtë.

Zoti Karphamar, kujtojeni Zotin dhe mos bëni mëkate ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, se nuk do të mbeteni gjithmonë kështu i shëndetshëm.

Çdo mëkat njeriu e paguan në këtë jetë, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se mbi bazën e mëkateve dhe punëve të liga, njeriu në botën tjetër e ka vendin në vuajtjet e xhehenemit.

Logjika e të menduarit na jep të kuptojmë se Serbia Ju ka korruptuar dhe ju ka manipuluar për një shumë të madhe parashë që ta shkruani një libër të këtillë skandaloz.

Mendoni me mendje të kthjellët dhe digjeni e asgjësojeni këtë libër kiminal që nuk i vyn as dreqit e jo më njeriut, mos bëni karikaturë me veten Tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...