PDM: Presidenti të zhdekretojë dekoratat e persekutorëve dhe diktatorit, Hoxha

Opinione

PDM: Presidenti të zhdekretojë dekoratat e persekutorëve dhe diktatorit, Hoxha

Nga: Ilir Vata Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:28
Ilir Vata

Presidenti na kujton Spacin, ne diktatorin dhe persekutorët, mëkatarë e regjimit komunist që mbajnë ende dekorata më të larta të shtetit shqiptar.

Janë më shumë se 2500 persekutorë dhe mëkatarë të regjimit komunist që mbajnë mbi supe, mbi varrë e tyre, dekorata e pa merituara të dhënë nga regjimi komunist dhe periudha e post diktaturës.

Janë qindra spiunë të sigurimit të shtetit të dekoruar ndër vite nga institucioni i presidencës.

Zoti President, andej kur kaluat nga burgu i Spaçit ka ende varre të humbura të pagjetura të vrarë tinzash në fshehtësi, natën nga sigurimi i shtetit, madje disa nuk e kanë përfunduar ende dënimin sipas ligjit të regjimit komunist, pasi në atë kohë nuk ta jepnin kufomën pa mbaruar dënimin, sepse regjimi të mbanë të dënuar edhe në varr.

Zoti President...!

Partia e të Drejtave të Mohura, PDM duke marrë shkas nga precedenti i zhdekretimit të datës së zgjedhjeve, kërkon që të bëni të njëjtën gjë, duke zhdekretuar dekoratën e diktatorit komunist, pasi ende mbanë dekoratën më të lartë atë të “Heroit të Popullit”, ndonëse ka qenë një nga persekutorët më të egër që ka njohur Europa.

Janë 143 mijë vite burg dhe internim me tela me gjemba, janë mijëra të vrarë, janë 7200 vare ende të humbura, honeve të Shqipërisë.

Të ekzekutuar 6.023 persona. Të vdekur në burg 1.065 .Të burgosur 34.135 (26.768 burra dhe 7.367 gra). Të sëmurë mendorë 260 .Të internuar deri në vitin 1954 , 59.517. Të vdekur në internim 9.000.

Edhe kjo tabelë është jo e sakët sepse janë shumë më shumë dhe shteti për 30 vite nga rënia e diktaturës ende nuk ka një statistikë të sakët, madje edhe me keq, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka dënuar dhe hetim krimet e diktaturës dhe më e turpshmja ende janë të dekoruar persekutorët e tyre.

Ende mbi 7200 persona të ekzekutuar nga regjimi komunist nuk kanë një varrë ku njerëzit të kenë mundësinë të hedhin një lule apo të nisin një kujë.

President në nderim të mijëra shqiptarëve që vuajtën nga regjimi komunist, në respekt të martirëve të gjallë të burgosurve politik, në homazh për 7200 varre të humbura, nis valën e zhdekretimeve të persekutorëve, dekoruar ndërkohë në presidencë, pasi vetë institucioni i presidentit është në mëkat sepse ka vlerësuar mëkatarët e regjimit, pse jo ata që kanë lyer duart me gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat