U përurua Ambasada Amerikane në Prishtinë

Opinione

U përurua Ambasada Amerikane në Prishtinë

Nga: Binak Maxharraj Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:21
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, nuk ishte në mesin e liderëve që mbajtën fjalim dhe prenë shiritin e ndërtesës

Më rastin e 4 korrikut Festës së Madhe për pavarësinë e SHBA sot në Prishtinë u përurua ndërtesa impozante, impresiv

e Ambasadës Amerikane më e madha në Ballkan dhe gjerë.

Ishin të fituar shumë personalitet të jetës politike në Kosovë në këtë përurim.

Por për çuditërisht në këtë përurim Kryeministri Harajdianj ishte lënë pas dere për më pa së kush po hynë e kush po del.

Nuk e kishin lënë të ulej as në rreshtin e parë, aty ku zakonisht ulen figurat e njohura, por e kishin lënë në këmbë ndoshta duke menduar së Rambo është fizikisht i fortë dhe mund të qëndroi.               

Por, edhe për më shumë çudi Kryeministri Haradinaj nuk u pa as në rreshtin ku pritej shiriti i përurimit, ndoshta i kishte harru gërshërët në shtëpi, por çuditërisht edhe në rreshtin e parë, por edhe në rreshtin e prerjes së shiritit vendin e tij e kishte zënë Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Kryeministrit nisi diçka ti rrotullohej në kokë. Më siguri se sonte nuk do ta merr gjumi duke përpëlitë duke e kërkuar shkakun së pse e injoroi Ambasada Amerikane duke e lanë krejt pas dere. Ndoshta do ti ndihmoj edhe gruaja e tij për me e gjetë arsyen të cilën gati se dinë krejt populli...

Nuk ka lojë me Amerikën....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat