“Apoteoza” e krimit në familje

Opinione

“Apoteoza” e krimit në familje

Nga: Diadema Stil Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Përditë kronikat e zeza televizive mbushen me titra ku flitet për dhunë në familje, rrahje, vrasje, deri dhe akte makabre, siç ishte rasti i “përbindëshit” të Seelenicës, që vrau me gjakftohtësi tetë familjarë të tij. Çeshtjet e pronës, mëri e konflikte në hije, të mbartura apo të lindura në rrethana të caktuara, jo rrallë bëhen vatra krimi dhe gjnerojnë dhunë e krim.

Familja ka lëvizur nga zembreku “tradicional”, ku në etjen galopante për pasurim të shpejtë dhe jo rrallë në kurriz të tjetrit, janë shfaqur negativitete dhe janë majisur plagë që rrezikojnë rikthimin e saj në sinoret e normalitetit.

Kurrënjëherë më shumë se tani, gjatë këtij tranzicioni të gjatë dhe të vështirë, shoqëria shqiptare nuk është gjendur më e zbuluar dhe më e pambrojtur nga bota e krimit dhe keqbërjes. Varfëria, rrënimi ekonomik, pamundësia e një jete tëçliruar e dinjitoze ka mundësuar që kriminaliteti të rritet në shifra të frikshme, alarmante.

Shoqëria shqiptare, e lodhur, e varfëruar, e stresuar, është mbërthyer në darët e një krize të rëndë dhe pa alibi, krizën e të drejtës së jetës dhe pronës, të dhunuara në mënyrën më flagrante të mundshme nga bota e krimit dhe oligarkia politike e lidhur me krimin.

Më e goditur është familja dhe krimi brenda familjes po kthehet në një dimension të frikshëm social.

Krimet në lidhje me pronën, defektet e shtetit të së drejtës dhe vakumi ligjor janë pjesë e një realiteti të trishtë ku vërtitet sot familja shqiptare.

Keqbërja dhe krimit në familje, si pasojë e devijimeve dhe çrregullimeve të personalitetit, kushtëzohet nga shumë faktorë, qofshin socialë, kulturorë, ekonomikë, gjenetikë e të tjerë, qofshin të lindura në rrethana të kushtëzuara në faza të caktuara të jetës së njeriut. Por vrulli skizofrenik për të përfituar në kurriz të tjetrit, qoftë dhe të vëllait, babait, kushërit etj janë produkt i një shoqërie të “sëmurë”, në shok social.

Starti i lirisë në Shqipëri u projektua dhe funksionoi si start i më të "fortëve", jashtë të gjitha skemave, formulimeve dhe rregullave institucionale, kodeve morale dhe atyre shpirtërore, që kanë në themel demokracinë e brendshme të individit dhe të shoqërisë, të vetëdijshëm për atë se çfarë kërkojnë të bëjnë në një stad të caktuar të mbijetesës së tyre.

“Të fortët” po godasin dhe në familje, në lidhjet e gjakut, për përfitime të paligjshme dhe zaptim të pronës së tjetrit.

Kështu ka ndodhur në familjen e a Filip Mbriqe, në Lushnje, ku pas vdekes së Filipit, më me 12.5.2015, bashkëshortja dhe dy fëmijët i janë nënshtruar dhunës më të egër të familjarëve të tyre. Shkak janë bërë çështje pronësore, pasi kunetërit kanë synuar të përvetësojnë pronën e të vesë dhe të fëmijëve të saj. Bashkëshortja e Filipit te ndjerë, e datëlindjes 1969, Rudina, është përballur me kunetërit e saj, Nitin dhe Sotirin, që kanë ushtruar dhunë të egër psikike e fizike, që kanë kulmuar me datën 16 maj 2019 kur Rudina, në pamundësi për të mbrojtur jetën e saj dhe të fëmiëjve, detyrohet të ikë nga Greqia për të siguruar jetën e saj dhe mbas ca ditësh e ka nisur vajzën e saj, Anduela, lindur 24.5.1988, në Lyon të Francës, ku kishte mbërritur më parë djali i vetëm i saj Ronaldi, lindur më 28.8.1992. Kjo grua e ve, kjo nënë e  traumatizuar nga dhuna, ka synuar të bëjë gjithçka mundej, në sigurim të jetës së dy engjejve të vet, të kërcënuar nga përpalasjet e forta fizike me Xhaxhallarët e tyre. Para se të braktisnin vendin e tyre, Rudina dhe dy fëmijët e saj ndeshën në shumë përplasje të tjera: ku me 20 tetor 2018, Miti e Sotiri, me sëpatë në dorë i kanë shkuar Ronaldit në prani të nënës dhe të njerëzve të tjerë, duke e goditur me sëpatë dhe ashtu, gjysëm të vdekur, e kanë çuar Ronaldin ne spital të Lushnjes. Me 28 nëntor 2018, duke qenë Ronaldi në spital, ende me plagë të rënda, Sotiri ka vajtur në shtëpi të së ëmës së Ronaldit, kunatës së tij, Rudinës, duke i bërë presion psikologjik dhe e ka goditur, ku  dëshmitar kanë qenë komshinjtë e saj.

Sot kur oferta e dyerve të Brukselit për Shqipërinë është më afër se kurrë, duket paradoksale dhe anakronike që në familjen shqiptare kryhet një dhunë e pamotivuar, e cila jo rrallë ka kulmuar në vrasje, qoftë në emër të pronës por dhe për shkak të “alibive” të tjera nga më të ndryshmet. Shoqëria ndihet e pambrojtur nga ky presion kriminal, viktimat janë njerëzit e thjeshtë, të varfërit, të pamundurit, ata që të zhytur në borxhe, varfëri e dëshpërim kthehen në viktima të shumëfishta të krimit dhe hakmarrjes. Kjo tablo e trishtë, tregon se shteti, me strukturat e tij lokale e qendrore, kanë falimentuar përballë krimit dhe gjakmarrjes, shteti është gjunjëzuar përballë akteve makabre dhe të paprecedentë të krimit ordiner të përzier me “afera” gjakmarrje dhe hakmarrje,. Ku krimi në familje vazhdo të fitojë përditë terren në një mënyrë vërtet të frikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat