A thua ku mbeti intelektualizmi i mirëfilltë në Kosovë ?! - Bota Sot
A thua ku mbeti intelektualizmi i mirëfilltë në Kosovë ?!

Opinione

A thua ku mbeti intelektualizmi i mirëfilltë në Kosovë ?!

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:21
Mr. Bislim Aliu

Pa mëdyshje, jetojmë në një kohë të pa kohë. Në një kohë me shumë të liga dhe me shumë padrejtësi. Dhe, na u ka bërë jeta lëmsh i pazgjidhur. Sado që një pjesë e mirë e popullit, është i vetëdijshëm, për këtë katrahurë stagnuese, megjithatë, vështirë dhe shumë vështirë e ka, që të dalin nga kjo atmosferë bllokuese.

Sigurisht, këtë gjendje, aspak të favorshme, e kanë sjellur, njerëzit [udhëheqësit] e paaftë,  të padinjitetshëm, pa vision të qartë dhe me një intelektualizëm të mangët. Pra,  po na udhëheqin pushtetarët që nuk janë të interesuar për shtet por vetëm për pushtet! Dhe, ky popull ka mbetur në gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë shpresë për të jetuar edhe më tej në Kosovën tonë të dashur.

Në Kosovën tone të dashur, që nga paslufta e këndej, sikur po na mungon intelektualizmi  i mirëfilltë. Jo që nuk e kemi, por që ja ata anashkalohen , nënçmohen dhe fare nuk jemi të interesuar që t’ju japim mundësinë e ofrimit për t’i vendosur në vendet udhëheqëse. Dhe, në përgjithësi, në udhëheqjen shtetërore, sikur na mungon intelektualizmi. Ndaj, pa intelektualizëm nuk kemi shtet të fortë, nuk kemi zhvillim ekonomik, nuk kem ligjëshmëri as drejtësi, por besa as përparim në çdo lëmi. Atëherë pra, kujt po i pengon intelektualizmi dhe a thua, pse ende hezitojmë, se pa intelektualizëm, asnjëherë nuk mund të përparojmë, as sot dhe as kurrë?!  . . .

Gjithsesi, populli e do intelektualizmin, pra njerëzit e aftë, përparimtar, të vendosur, që e dojnë shtetin dhe jo pushtetin dhe që e kanë vizionin e qartë për të ecur shteti përpara. “Në këtë lëmsh, dikush prej nesh e gjen kuptimin e dikush tjetër rrënohet në dëshprim. Nuk është mirë që këta të fundit t’i gjykojmë si të dobët. Sot, bota jonë, e kthyer për së mbrapshti, ka fuqi që një të lig të na e shesë për të shenjtë, ndërsa një njeri të mirë, pa mëshirë, ta çojë në dyert e çmendinës” [A. Rexhaj].

Fatmirësisht, në Kosovë, kemi njerëz të talentuar, të aftë, përparimtar, të vetëdijshëm, njerëz me një intelekt të shtuar e me një vizion shumë të qartë për t’i ndihmuar shtetit, zhvillimit të tij ekonomik dhe për të ecur përpara. Mirëpo, ata, nuk po duken në horizont. Sikur atyre ua kemi mbyllur dyert.!!! Dhe, nuk po u ipet rasti, që këtë aftësi dhe këtë intelektualizëm ta shpërfaqin konkretisht. Ata sikur anashkalohen, nënçmohen dhe sikur nuk jemi të interesuar fare për ta! O zot çfarë padrejtësie po bëhet ndaj tyre?! Dhe a thua, deri kur ata t’i nënçmojmë kështu vazhdimisht?!

Këta njerëz, sikur nuk janë të dëshirueshëm dhe sikur me dijen e vizionin e qartë që kanë, nuk i duhen këtij vendi! Dhe, kështu vijimisht, kanë mbetur anash, pa dëshirën dhe pa vullnetin e tyre. Ndaj, deri kur ata duhet të presin që t’i ndihmojnë shtetit dhe vendit  me sinqeritetin e tyre shpirtëror që e kanë?!

Kështu pra, ata kanë mbetur soditës të ngjarjeve dhe të rrjedhave jocivilizuese aspak të mira. Kjo paligjshmëri dhe ky korrupsion i lartë, e përditë po bëhet edhe më i lartësuar, është një barometer i dhembshëm dhe një dukuri e pafalshme, që gjithnjë po e stagnon shtetin dhe duke ia humbur përspektivën për të ecur përpara. Me njerëzit e paaftë dhe të padijshëm , nuk mund të ecët përpara. Fatkeqësisht, në këtë kohë të pakohë dhe me plot dallavere, më tepër, po çmohen njerëzit e dëgjueshëm, se sa njerëzit e aftë dhe intelektualët e vërtetë!

Intelelektualizmi, fatkeqësisht, në Kosovë, po çmohet fare pak. Dhe, kjo, sigurisht, po i hakmerret shtetit, zhvillimit të tij, përdit e më shumë. E, shoqëria e jonë, sikur pak i kushton rëndësi, këtij fenomeni të intelektualizmit. Ndaj, njerëzit intelektualist, të aftë dhe të dijshëm, sikur nuk i duhen këtij vendi, të këtij populli dhe, besa, ndonjëherë, në masë të madhe, sikur edhe po degradohen edhe skajshmërisht! Andaj, me veprimet tona, në njëfar mënyre vetë po ua qelim udhën që të largohen nga Kosova!!!

Tani, shoqëria e jonë, në masë të madhe, sikur nuk janë të interesuar për këtë intelektualizëm, meqë, ata, me të madhe, po ua prishin qerdhen dhe mosdijen e njerëzve të padijshëm. Kjo më së miri shihet në përmbajtjen dhe në strukturën e partive tona. Një pjesë e madhe e tyre, janë kyqur në parti, njerëzit që kanë dështuar në profesione. Pra, ai që ka dështuar në profesion, ai, nuk ka aftësi dhe as sinqeritet që të mirret me politikë. Ata njerëz nuk i duhen politikës, as sot dhe as kurrë. Politikës i duhen njerëzit me diapason të lartë mendësie. Njerëzit përparimtar, të devotshëm, kombëtar  dhe që e duan me sinqeritet vendin dhe popullin. Ata i duhen këtij vendi, sot e gjithmonë . . .

Deshtakët  këtë dështim, mundohen ta mbulojnë me paaftësi dhe me aktivizimin e tyre në politikë! Megjithatë, ata, në njëfar mënyre i  janë përshtat atmosferës politike në parti dhe me aktivizimin e tyre, janë bërë “shërbëtor” të vërtetë, të lidershipit dhe ata, më së shumti i duhen partisë, kur janë zgjedhjet, për të vrapuar nëpër mëhalla e oda të ndryshme për të kërkuar votat  nga populli i varfër ?!

Ndaj, këta njerëz të dëgjueshëm, po çmohen e po lavdrohen, nga udhëheqësit partiak. Pra, të dëgjueshmit po ofrohen, e të aftit, disi i injorojnë, meqë ata, nuk mund t’i lakojnë sipas dëshirës së tyre. Ndaj,  me njerëz të paaftë nuk ka përparim dhe as zhvillim as sot dhe as kurrë… Vetëm te ne në Kosovë bëhet kjo padrejtësi ndaj intelektualizmit të mirëfilltë?!

Ghithsesi, fuqia mendore dhe intelektualizmi i vërtetë i duhet Kosovës. Sa më shpejt, aq më mirë. Mjerisht, ata tani, janë të anashkaluar dhe disi, si të “leqitur” sodisin vazhdimisht parregullsitë dhe paligjshmëritë e njëpasnjëshme. Ndaj, pa këtë, fuqi mendore, dhe pa njerëz me intelektualizëm të vërtetë, asnjëherë, nuk mund të ecët përpara. Këta, gjithsesi i duhen Kosovës dhe këtij vendi. E, tani, rastin më të mirë e ka populli që në votimet e radhës, t’i votojmë njerzit e aftë dhe me vizion të qartë. Ju lutem votone intelektualizmin. Votone o popull intelektualizmin.  Vetëm ata i duhen Kosovës. Mos i votoni të paaftit, të korruptuarit. Dhe njerëzit që ndeshen me ligjin. Pra ata që vazhdimisht  luftojnë për pushtet e jo për shtet, mos i votoni asnjëherë as sot dhe as kurrë . . .

Pra, të votohen vetëm njerëzit me intelektualizëm të mirëfilltë dhe që angazhohen për të mirën e këtij vendi. Mendoj se shumëçka në Kosovë duhet ndryshuar. Gjithsesi, tani, Kosovës i duhet gjak i ri dhe një mendësi e re dhe me mentalitet e vizion të qartë. Ata i duhen vendit dhe vetëm ata duhet votuar. Pa ta, zatën, nuk mund të shkohet përpara.

Populli është i lodhur dhe tejet i zhgënjyer me këtë udhëheqje dhe me këtë papërgjegjësi dhe parregullsi. Ndaj, duhet të vijnë njerëz të rinj, përparimtarë, vizionarë, me mentalitet të formuar, i shkolluar dhe që e dojnë  këtë vend me sinqeritet njerëzor, moral e atdhetarë. Dhe, vetëm ata i duhen këtij populli dhe këtij vendi. Popull mos harroni, amon mos harroni, ta votoni intelektualizmin. Vetëm ata do ta shpien përpara këtë vend. Në dorën tënde është ky vend. Ju jeni hisedarët dhe sovranët më të mëdhenj dhe më të sinqert të këtij vendi. Andaj, zgjohuni nga gjumi i thellë e votoni intelektualizmin. Vetëm me ta do të ecë përpara Kosova jonë e dashur . . .

Andaj, ky vend dhe ky popull, po vuan për intelektualizëm të vërtetë dhe të mirëfilltë. Atë e kemi dhe para dere po na pret.  Ne duhet tua qelim udhën për të ardhur dhe për ta udhëhequr këtë vend dhe këtë popull. Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm për ndryshime, por për ndryshime rrënjësore, në të gjitha poret e jetës në përgjithësi. Ndaj, ndryshime dhe ecje përpara. Këte e do populli dhe Kosova e jonë e dashur.

Pra intelektualizmin e kemi, por që duhet votuar, për të na udhëhequr me dinjitet dhe me prosperitet. Sot e gjithmonë na duhet intelektualizmi. Dhe vetëm me ta do të ecim përpara. E, votoni intelektualizmin për të mirën e vendit dhe të popullit. Ata dhe vetëm ata na duhen. Sot e gjithmonë, ata na duhen. Vetëm ata na duhen...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...