Nëse Gjykata Speciale nuk e thërret Hashim Thaçin, atëherë kush duhet ta thërret?!

Opinione

Nëse Gjykata Speciale nuk e thërret Hashim Thaçin, atëherë kush duhet ta thërret?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 22 korrik 2019 Në ora: 09:24
Hashim Thaçi

Më të hapur kompjuterin dhe gazetën kombëtare “ Bota sot” u trondita për atentatin e kryer ndaj patriotit, veprimtarit të çështjes kombëtare dhë Kryetarit në egzil të Çamërisë zotit Festim Lato.

Ishte dikund dhjetori i vitit të kaluar kur më cingërroi celulari dhe mu paraqit emri i zotit Festim Lato.

Pas një përshëndetje vëllazërore me respektin reciprok si gjithmonë filluam me bisedat për çka tjetër përpos atyre se: çka po ndodhë me neve, mu drejtue zoti Shala si komb. A kemi gjasa për të dalë nga kjo gjendje në të cilën erdhëm me një udhëheqje të pandershme, të papërgjegjshme, të korruptuar, të shantazhuar nga Greqia dhe Serbia, dhe në fund, pse jo edhe tradhtare.

Tani i ndjeri, më tregoi se kishte biseduar me zotin DioGuardi dhe ai i kishte preferuar që të bisedonte me mua dhe unë do t’i tregojë zotit DioGuardi se si ne e mendonim vazhdimin e çështjes për të cilën ai ishte jetësisht i interesuar, çështjen e “ heshtur” të Çamerisë e cila si ultimatum udhëheqjes shqiptare, respektivisht Edi Ramës i kishte ardhur nga Qeveria greke se kjo është çështje e mbyllur.

Zotit Lato i shpjegova se Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobi Shqiptar në SHBA, e ka aktualizuar këtë çështje të rëndësishme si varrë e pashëruar në trupin e kombit dhe nga mosvazhdimi i veprimtarisë si plogështi dhe mentaliteti i bajraktarizmit seë kush duhet të jetë në krye të këtij aktiviteti pranë Kongresit dhe Senatit, filluan të lajmërohen njerëz që janë “më të dijëshëm, më influent dhe më të përkushtuar” që do të jenë në gjendje që këtë çështje ta shtyjnë përpara pasi, edhe këtu në diasporë, por edhe në vendlindje paskemi njerëz të aftë”. Do të ishim fatlum, megjithatë mbeti disi në harresë.

Është e kuptueshme që në Uashington për veprime të këtilla nevojiten mjete financiare dhe duhet që në mënyrë të organizuar të ftohen bashkëatdhetarët këtu në SHBA, por edhe në Evropë që në mënyrë të suksesshme të lobohet për çështjën e Çamerisë, por gjithnjë duke e pasur parasysh se Lobi grek gjithnjë ka qenë i organizuar dhe financiarisht shumë i fuqishëm.

Pra, në një mënyrë, ia kanë arrit qëllimit që ta heshtin çështjën çame deri të lënia anash si problem i “përfunduar” dhe i “padrejtë” dhe politikisht i “rrezikshëm” të inicohet për mos t’i komplikuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Pra, dikush nga udhëheqja shqiptare është pajtuar dhe po të inicohet kjo çështje, gjërat do të “komplikohen edhe më shumë”.

Zotit Lato i dhashë edhe disa emra nga këtu se ishin po ata që këtë çështje siç thuhet e vuan në “adakta” dhe mbeti aty ku e lamë.

Pastaj, ai filloi të më pyeste për shumë atdhetarë nga Kosova që ai personalisht i njihte dhe i dhashë njohuri të mjaftueshme që ta vazhdojmë bisedën dhë të provojmë edhe një herë riaktualizimin e çështjes së Çamërisë pranë Administratës amerikane përmes Kongresit dhe Senatit. Gatishmëria e jonë nuk mungoi mendoi si Lob, por ishte në pyetje vetëm çështja e grumbullit të mjeteve financiare.

I ndjeri tha se une kam biznes të suksesshëm dhe jam i gatshëm për të ndihmuar, por që nuk mjaftonte pa angazhimin e diasporës qoftë në Amerikë apo Evropë.

Ishte një bisedë e sinqertë dhe shprehje brengash për gjendjen në trojet tona, me theks të veçantë në udhëheqjen e padenjë të pandershme dhë të shitur shqiptare në të dy anët e kufirit.

Kjo gjendje lëre që nuk është përmirësuar por ka marrë edhe përmasa shqetësuese, sepse që të gjithë e kanë frikën, mosguximin për t’u prononcuar për këto çështje gjoja se bashkësia ndërkombëtare do të na shikojë me sy të tjerë dhe do ta humbë besimin tek ne (të individët në pushtet). Dhe kjo filozofi shkatërruese po mbretëron edhe tani si pasojë e heshtjes, mosguximit dhe mos vendosmërisë për shumë çështje të pazgjedhura ose ato për të cilat duhët të bisedohet e që janë shumë të rëndësishme për shtet dhe kombin.

Familjes Lato nga Vlora e ku do që janë, ju shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke ju thënë se duhet të jenë krenar për një bir patrioti dhe luftëtar të çështjës kombëtare dhe të varrës të pashëruar Çamërisë për të cilën e dha edhe më të shtrenjtën- jetën.

Zoti Fitim Lato, kombi do të mburret me ty përjetësisht, sepse Ti i vure themelin e Republikës së Çamërisë në egzil kur grekët dhe grekofilët shqiptarë deshën të vëjnë “ kapakun” si çështje e “mbyllyr”.

Duke të dëshiruar prehje të qetë në vendlindjën tënde Vlorën heroike të Ismail Qemailit dhe Isa Boletinit, të falënderoj që çështjen e Çamërisë e aktualizove dhe e rihape përsëri. Vdekja e jote nuk mund e as që guxon të heshtet për hir të vëllëzërve came, të cilëve pasi ju konfiskuan pasuritë legjitime, u përzuen meë dhunë, iu ndaluan bile edhe që ti vizitojnë tokat dhe varrezat e familjarëve të likuiduar në mënyrë mizore nga Napoleon Zervos , i cili kur ngordhi tha se :“misionin tim e kreva me nder pasi e bëra atë që e kisha në gjak e mendje”. Kush mund të heshtë këtë?!

Kombi shqiptar në katër anët e botës do të duhej të ngritet në demonstrata në shenjë respekti për këtë martir të kombit, i cili çështjen çame përsëri e vuri në agjendën prioritare si e pazgjedhur dhë e papërfunduar. Kjo qeështje, kurrë nuk do të heshtet. Kjo e mori dhenë dhe nuk do të ndalet.

Grekofilët në krye të shtetit shqiptar duhet ta dijnë se janë përgjegjës për vrasjen e zoti Fitim Lato dhe do tu mbetët obligim që këtë çështje ta rivëjnë në rend të ditës pranë bashkësisë ndërkombëtare posaçërisht pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse këta nuk do ta bëjnë, gjenerata e ardhshme me siguri se po. Është amanet i zotit Fitim Lato.

Gjykata Speciale ende nuk i çoi ftesë Hashim Thaçit?!

Populli e ka një thënie: kur të pritën tërat drutë, atëherë i vije rendi të prehët cungu (zakonisht në fshatra para turrës së druve është cungu për t’i prerë ato).

Njeriu në krye të shtetit të Kosovës, ditën për diell siç thotë populli, po punon kundër shtetit të Kosovës duke u angazhuar për ndarje, copëtim, falje, korrigjim apo si të doni mund t’i quani, por gjithsesi në dëm të popullit dhe interes të Serbisë.

Pra, nuk ka asgjë për t’u habitur se pse ky njeri është aq i zëllshëm

dhe i përkushtuar” për t’i zbatuar politikat hegjemoniste dheë gllabëruese shekullore serbe në dëm të tokave shqiptare, i cili interesin e tij e ka vu mbi atë të Kosovës për të shpëtuar nga Gjykata Speciale për krime, e cila sipas akuzave të ngritura ndaj tij qoftë edhe me falje pjesë të Kosovës. Ky, është desht i pari që të ftohet dhe në bazë të argumenteve të ngritën edhe aktakuza të bazuara në fakte ose, të lirohet “si i pafajshëm” dhe të “të lihët i qetë” për të sunduar me vendin.

Ky është fajtori kryesor për këtë gjendje të krijuar me ndihmën dhe angazhimin e tij, për gjendjën në të cilën do të gjendet Kosova po qe se populli hesht ose atij nuk ia dërgon ftesën për t’u larguar pasi nuk vetlargohet në mungesë të moralit, përgjegjësitë dhe më në fund të shpetimit të Kosovës.

Ky, nuk është i vetëm, por është përgjegjësi kryesor si udhëheqës politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, si urdhëdhënës dhe si ideator i vrasjeve të ushtarëve të UÇK-së që nuk ishin në grupimin e tij politik dhe atdhetarëve dhe intelektualëve ngadoqofshin ata, por që ia zunë rrugën e çlirimit të Kosovës, rrugën e ardhjes në pushtet dhe rrugën e tradhtisë, të cilës sot e kësaj dite nuk i largohët përderisa ta kryejë misionin e mercenarit, kolaboracionistit dhe të copëtimit të Kosovës.

Dhe kjo është “arsyeja” pse kjo gjykatë në rastin e Kosovës, raciste, politike dhe dyfytyrëshe me standarde nëse mund të quhen standarde të dyfishta në krahasim me Serbinë kriminele, e cila në vend se ti dënojë kriminelëet për krimet dhe gjenocid në Kosovë ndaj popullatës shqiptare për çka u desht NATO të intervenojë, ajo i avanson, i fsheh dhe i përkrah si heronjë.

Naiviteti, frika, shantazhi, pasiguria dhe labiliteti i kësaj klase sunduese, e vetvotoi këtë gjykatë (më përjashtim të Vetëvendosjes), me sugjerimin dhe presionin nga i pari i vendit me bashkëpartiakët e vetë që të duket i pafajshëm, bashkëpunues me ndërkombëtaret dhe për t’i fshehur të bëmat e tij kriminalo-tradhetare që po i dalin cullak si qëllim për vetëvrasje politike të popullit dhe të denigrimit të shtetit të krijuar me gjak e sakrifica.

Kur ta vrasësh vetin, askujt nuk mund ti kërkosh hak, do të thoshte populli.

Une ende mendoj se mendimet e disa individëve për deklaratat e Presidentit të Francës gjatë vizitës dyditore në Serbi rreth asaj se gjoja Serbia dhe Kosova si dy shtete duhet të shkojnë në Evropë, por asnjëherë nuk e ceku Kosovën si sovrane me kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Kosova, mund të shkojë në Evropë edhe si shtet i cunguar dhe nuk do të jetë problem për të, por për popullin e Kosovës do të jetë e papranueshme.

Une mëndoj seë Franca, nuk është mike e Kosovës dhe dashamirëse sikur është ndaj Serbisë me një miqësi shekullore.

Ky dyshim i imi lind dhe mbetët ende nga periudha kur përfundoi lufta, por kur Franca përmes politikave të saj ndikoi në ndarjen e veriut përmes spiunit të tyre si anëtar të DGSE-së të shërbimit sekret francez Hashim Thaçit, i cili bashkë me Kadri Veselin e ndalën turmën e njerëzve për t’u kthyer në veri e që në një mënyrë e caktuan dhe “vulosën” kufijtë të teritorit të Kosovës në lumin Ibër.

Tani, Hashim Thaçi sa duket e ka shpinën e fortë pasi Franca është në mbrojtje të tij bashkë me Serbinë dhe Edi Ramën me përkrahjen e Rusisë dhe Turqisë, bashkëiedeolog dhe angazhues për copëtimin e Kosovës nën këshillat dhe sugjerimet e Baton Haxhiut Stanishiqit, të cilit iu ngritën puplat sikur gjeli kokotik që qëndron mbi grumbullin e plehut.

Hashim Thaçi, nëse i lejohet do të tentojë të përdorë të gjitha makinacionet për ta zgjatur thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme pas rënies së Qeverisë me dorëheqjen shumë diskutabile të Kryeministrit dhe ndoshta do ta kishte për qejf që bisedimet me Serbinë ti merr në dorë dhe t’i realizojë qëllimet i tij meskine për copëtimin e Kosovës.

Partitë politike të opozitës janë përgjegjëse për ta ndaluar një qëllim të tillë dhe po që së është nevoja, i tërë populli të ngritët anipse këtë është deshtë ta bëjë më herët që mos të lejohet të krijohet një gjendje e këtillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat