O popull, a do të gaboni edhe njëherë që ta rizgjedhni këtë klasë sunduese përsëri?

Opinione

O popull, a do të gaboni edhe njëherë që ta rizgjedhni këtë klasë sunduese përsëri?

Nga: Hafiz Shala Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:50
Hafiz Shala

Duhet të jesh larg çdo mendje, larg çdo arsye dhe jashtë të gjitha normave njerëzore që përsëri t’ua japësh rastin këtyre të pafytyrëve, të pandershmëve, gënjeshtarëve dhe atyre që ju dorëzuan këmbë e krye armikut tonë I cili përditë I provokon brenda e jashtë Kosove, përsëri I hyn nën sqetull që mos të përdorë shprehje banale para lexuesve të nderuar, I ka në dorë që të gjithë këtë klasë sunduese e mashtruese, ama që të gjithë, vetëm në mënyra dhe metoda të ndryshme.

Edhe ata që shiten si çlirimtar, edhe ata që ‘’luftuan’’ nga hotelet luksoze, edhe ata që I morën titujt e komandatëve e komisarëve pa pasur asnjë ditë shkollë për artin luftarak, për strategji e taktikë të luftës, përpos asaj kaçake e cila në kohën e saj megjithatë ishte e ndershme kur luftoi kundër Serbisë në emër të nderit, kombit dhe atdhetut, por asesi nuk u shitën apo tradhëtuan por ranë me fytyrë dhe krenari për atdhe. Por populli I njihte se kush ishin ata, ju thurën këngë që ishte kushtrim thirrje dhe alarm për të ju bashkuar të cilët nuk ishin njerëz të përzgjdhur nga klane dhe parti sepse për fat të mirë nuk ju nënshtruan asnjë kriteriumi përpos atij kombëtar.

Këta të sotit që e sollën Kosovën në gjendje tërësisht të disfavorshme karshi Serbisë, që I vunë në pikëpyetje kufijtë e shtetit sovran, I pranuar nga 116 shtete shumicë nga 192 sa janë, ata që po I vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtar, përsëri ngritin kokën pa kurrëfarë paturpësie duke e kërkuar votën e sovranit.

A mund të më thotë dikush se cili qytetar I Kosovës mund t’i besojë dhe t’ua jep votën? Vetëreklamimet dhe patriotizmat folklorik nuk ju mungojnë por populli tani e ka të qartë se kush çka është dhe kujt t’ia besojë votën. Vota është shprehje e lirë dhe e pacenueshme nga askush (ashtu duhet të ishte.)

U zbuluan se çdo gjë që e bënë dhe çdo veprim që e ndërmorën gjatë kësaj periudhe të fundit, na doli fund e krye veprime nën parollën e ‘’mbrojtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, të pengimit gjoja të ndarjes dhe desovranizimit të Kosovës’’, në të vërtetë është angazhim për votën mashtruese në mënyrën më të pandershme që ndonjëherë një bartës I ndonjë funksioni shtetëror do ta bënte.

U dha dorëheqja apo nuk u dha? A është Qeveri në dorëheqje apo Qeveri në detyrë? A ka presidenti kompetenca kushtetuese apo nuk ka? A po taktiziohet, manipulohet, prolongohet, më në fund shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme apo luhen lojëra të ndyta, manipulative duke krijuar konfuzione e paqartësi tek votuesit.

Gjoja se u zunë në befasi?! Por, çka kanë menduar këta të koalicionit se do të ju shkojë kungulli mbi ujë dhe do të sillen si milioner të dehur duke e shpenzuar paranë e taksapaguesve të varfër por të detyruar që vetëm ata ta zbatojnë kushtetutën dhe ligjet.

Ethet e zgjedhjeve të parakohshme, e lanë në harresë shtetin

Falë forcave të NATO-s, respektivisht KFOR-it që ende janë në Kosovë e në rend të parë SHBA-të për t’u rajtuar dhe mbrojtur kufijtë e Kosovës edhe ashtu të vënë në pikëpyetje nga I pari shtetit, përndryshe Serbia do të hynte nëpër varre në Kosovë pa u hamendur fare.

A ka Kosova në këtë moment udhëheqje legjitime sepse nuk po angazhohen për probleme të shtetit dhe ato të përditshme të popullit, po del se në praktikë nuk ka.

Përderisa mjetet moderne ushtarake ruse janë dërguar në drejtim të Serbisë por që u ndaluan, nga autoritetet rumune duke e armatosur dhe siguruar atë se janë pranë saj, udhëheqja formale e pafuqishme hesht sepse është e proekupuar rreth koalicioneve, kurtheve dhe ndërskamcave se si do ta mashtrojnë popullin të lënë anash duke e nënçmuar e abuzuar në maksimum po nga profiterët milioner të pasluftës, që nuk është aspak ‘’jonormale’’ që ‘’gjithëkush mund t’i ketë 2-3 milion sipas Xhavit Halitit nga Shtabi I Përgjithshëm I UQK-së, Rognerit I riemërtuar si ‘’Klani Pronto’’. Sa larg shkojnë këta bastardë!

 

Sipas rrjedhave, përsëri tentohet që gardat e vjetra me mentalitet të hajnisë, korrupsionit, bizneseve të pista dhe të mbajtjes nën kontroll që njerëzit e tyre gjithësesi të vijnë në pushtet me kurdisje dhe marrëveshje për koalicione parazgjedhore e paszgjedhore ashtu si ju konvenon më së miri për të ardhur në pushtet. Pra kjo mbetet alfa dhe omega e këtyre të frustuarve të gjendur në mes të interesit për të marrë pushtetin dhe frikën dhe përgjegjësisë së mundshme që të jua kërkojë dhe shqiptojë Gjykata Speciale e kërkuar dhe e votuar po nga këta që janë nën ethe e shashtrisje.

Këtu, nuk çojnë peshë programet kombëtare ekonomike, politike e diplomatike si prioritare sepse edhe ashtu do të tentojnë t’i punësojnë njerëzit e dëgjueshëm të tyre pa kurrëfarë kualiteti e kualifikimi pa marrë parasysh pasojat.

Shpesh u deklaruan formalisht dhe me qëllim të marrjes sa më shumë të votave me premtime të parealizueshme, thjesht të imagjinuara, u betuan dhe dhanë fjalë të ‘’forta’’ se ‘’kurrë më’’ nuk do të bëjnë koalicion me këtë apo atë parti, në rend të parë me PDK-në si parti të krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës. Më kujtohet romani I Edgar Alan Poes “ Korbi” (kurrë më) në përkthimin fenomenal të Fanolit që në asnjë gjuhë botërore nuk mund ta përkthejnë në mënyrë më autentike se ky në gjuhën shqipe “ Kurrë më”. ( Anglisht never agen dhe gjuhëve të tjera që nuk e shprehin kuptimin e plotë).

Dhe, ky premtim u thye e u shpërfill që nga të gjithë dhe për hirë të pushtetit i cili është prioritet mbi prioritetet dhe, fjala e thënë dhe e dhënë i ngjanë asaje se: e kam thënë, por, nëse i kam ngrënë fjalët, i kam mgrënë fjalët e mia( pafytyrësi dhe pa respekt). Ky është morali i tyre, kjo është futyra e tyre meskine makiaveliste.

Shërbimet konspirative sekrete të agjenturave të huaja do të jenë shumë aktive për të ndërhyrë aty ku mund që të arrihet ndonjë marrëveshje për të dalë nga ky ngërq i vetëkrijuar. SHIK-u i “shuar” edhe ai do të jetë aktiv si përherë anipse tani i ka dalë boja dhe ka humbur “ besimin”, megjithate ende mbajnë shpresë.

Çdo tentativë për të dalë nga kjo situatë në mënyrë të sukseshme, për Serbinë dhe argatët e saj, do të ishte një grusht i fuqishëm ndaj tyre dhe shuarje e shpresave të coptimit të Kosovës sipas skenarëve ku janë të përfshirë fatëkeqësisht përgjegjësit kryesorë të shtetit dhe aleatët e tyre në shërbim të kësaj të keqjeje e tragjike për Kosovën.

Pretendentët aktual të interesuar për poste partiake e qeveritare, nëse ju lejohet, do ta kemi të njejtën politikë dhe të njejtën gjendje në të cilën kemi notuar që pothuajse që nga çlirimi.

LDK- ja së shpejti do të ketë zgjedhjet e përfunduara me udhëheqje të re por jo edhe zgjedhje të udhëheqjes së re me ata të vjetrit. Me shpresë me kandidat të rinjë me numër të shumicës së votave sipas rezultateve nga tereni që do të duhej të ishte kriterium kryesor për të ju besuar posti të cilin e ka merituar dhe aty nuk do të duhej të kishte lëshime dhe keqpërdorime apo manipulime dhe falsifikime deri te vjedhja e votave. Nuk duhet të bijmë pre e manipulimeve me emra të pretendentëve por, numri i votave ta përcaktojë kandidatin. Çdo marrëveshje në të ashtuquajtura rrethe të ngushta, për qëllim e ka eliminimin e të zgjedhurve të popullit.

Pretendeti i parë tani shumë i interesuar për postin e kryetarit që në një mënyrë do të thotë edhe Kryeministrit potencial Lutfi Hazirit, i cili me metoda demogagjike duke harruar pozicionimin e tij të mëhershëm rreth ndryshimit, korigjimit dhe ndarjes së Kosovës, do ta “mashtrojë” opinionin. Kjo do të thotë si një i besueshëm shumë i fortë i PDK-së dhe mik i ngushtë i Hashim Thaqit, do ta shpijë LDK-në në drejtim për sfidat të cilat e presin Kosovën, por pa sukses. Ky, në një moment po harron së LDK dhe Vetëvëndosje janë para përgjegjësisë historike për të udhëheq me Kosovën për ta shpëtuar nga goja e ujkut nën lëkurën shqiptare.

Ky, së fundmi deklarohet se nuk do të hyjë kurrë në koalicion me PDK-në, që eshtë mashtrim i rradhës për çka shumë besojë se populli nuk do të mashtrohet.

Kjo, asesi nuk duhet të lejohet. Diskutimet për postin e Kryeministrit se a do t’i takojë LDK-së apo Vetëvëndosje, është tentavivë e përqarjës në mes të këtyre dy subjekteve politike me shpresën dhe besimin se koalicion PAN në rend të parë ta çojë në opozitë, me shpresë se pushtetin do ta shohin vetëm në ëndërr.

Për LDK-në, një përzgjedhje e këtillë do të ishte fatale sepse LDK do të shndërrohej në patericë të PDK-së për një kohë të gjatë dhe seriozisht të ja humb primatin.

Isa Mustafa hyri në koalicion herën e parë më ndërmjetësimin e SHBA-ve në tentim të zgjedhjes së ngërqit të atëhershëm të krijuar po nga PDK-ja respektivisht Hashim Thaqi me

kupollën e krimit. Ky, pra zoti Mustafa duhet ta kuptojë së dëgjueshmëria e tij dhe moskonsekuenca ndaj përgjegjësisë që e kishte, ja merr të drejtën e rimarrjes së të parit të partisë dhe potencialisht të Kryetarit të Qeverisë.

Le të lehohen ata të cilët nuk ishin në pushtet, ata të cilët nuk janë të korruptuar dhe të pasuruar pa djersë e pa nderë, ata të cilët nuk i kanë 2-3 milion në këtë skamje më të cilën përballet shumica e popullatës dhe, më njëfjalë ata të cilët e ndajnë fatin e njejtë me atë të popullit, ata të cilët nuk kanë nevojë për trupëroje dhe ata të cilët nuk shtyhen se me çfarë kerri zyrtarë do të udhëtojnë në takime me popullin.

Le të jetë vota e sovranit përcaktuese për çdo post partiak apo shtetëror. Garda e vjetër, duhet të jetë modeste dhe të ju japë shansin të rinjëve të cilët u arsimuan në vendet perëndimore në SHBA dhë Evropë të cilët kanë njohuri të praktikave demokratike të cilat janë në gjendje t’i aplikojnë në shtetin e Kosovës. Askush nuk mendon se këta të vjetrit duhen të hedhur dhe lënë pas dore por që, nuk janë në gjendje me u ballafaque me sfidat të cilat i presin. E kanë humbë torruan, ju ka ra autoriteti sepse i zhgënjyen votuesit. Thjesht, janë konsumuar dhe nuk janë më në gjendje që të sjellin gjëra të reja në udhëheqje më partinë apo shtetin. Nuk duhet të mbesim peng të moshës së dikujt, të suksesit nëse e ka treguar për çka duhet shprehur mirënjohje por jo edhe përcaktim për t’i besuar pushtetin.

Të rinjët, janë në gjendje të formojnë koalicione të ndershme, funksionale dhe të zbatueshme në interes të popullit dhe të shtetit.

Këta, në bazë të dijes dhe guximit që e kanë sepse trim është ai që ka dije të cilën shumë nga këta e kanë ndërsa I kanë humbur familjarët e tyre të vrarë e masakruar e të zhdukur të cilët në asnjë mënyrë nuk do të lëshojnë pe ndaj Serbisë agresore e vrastare, e cila nuk I ka nën kontroll as që mund t’i shantazhojë sepse nuk kanë dosje me të cilat shantazhohen këta të sotit, pasi këta kanë qenë të rinjë, shumica prej tyre të cilët nuk I bëhen argat të saj t’i detyrojë e as t’i kërcënojë. Një numër I tyre ka kaluar nëpër burxhet serbe dhe nuk do t’i harrojnë. Thjeshtë, janë të ndershëm dhe nuk I harrojnë plagët e pashërueshme të cilat jua shkaktojë Serbia.

Ata, dijnë se cilat janë kërkesat e popullit, dijnë si të bëjnë marrëveshje dhe nuk do t’i rrezikojnë as kufijtë as shtetin e as sovranitetin. E njohin mirë historinë dhe të kaluarën e kombit dhe tradhëtirat që ju kanë bërë edhe nga superfuqitë duke luajtë dhe coptuar tokat shqiptare. Këta e kanë guximin të jua thonë troq që të gjithëve, miqve dhe armiqve më argumente historike e politike.

Për këtë ranë viktima të pafajshme vetëm pse ishin shqiptar. Ndërsa, martirët dhe heronjtë të cilët nuk janë në mesin tonë, t’i përkujtojnë më pietëtë në shenjë respekti dhe mirënjohje.

Këta me dinjitet dhe faqebardhësi, do të qëndrojnë para lapidarëve dhe varrezave të tyre sepse vërtetë ju janë mirënjohës jo për poena politike por për meritat që I kanë në përjetësi ndaj kombit dhe atdheut.

Vota e lirë e fshehtë dhe e paabuzuar mbetet shpresa e vetme për ndryshime esenciale dhe për dalje nga kriza me pasoja të rënda për Republikën e Kosovës.

Në Amerikë e kanë një thënie të artë ku thonë: ‘’Më mashtrove herën e parë, qofsh I marrë ti, po më mashtrove së dyti, qofsha I marrë unë.’’

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat