Kamarani komunë apo ishte gënjeshtër

Opinione

Kamarani komunë apo ishte gënjeshtër

Nga: Sabit Istogu Më: 19 gusht 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

  -Uroj që elektorati ynë të jetë vetëdijesuar e të mos u vej më votë gënjeshtarëve.

                                          ----------------------------

Ndoshta rreth dhjetë vjet më parë,kur po zhvilloheshin zgjedhjet nacionale në Kosovë,po zhvillohej fushatë e fuqishme për të fituar vota nga të gjitha partitë që garonin,por me e zëshmja ishte partia që atë kohë ishte në pushtet. PDK-ja.

Organizohej  një fushatë e tillë atëkohë në Kamaran,dhe mediumi për të cilën unë punoja RTK-Radio,më obligon ta përcjell këtë fushatë elektorale,sepse aty do të ishte i pranishëm edhe kryetari i atëhershëm i këtij subjekti politik,e ne të njëjtën kohë edhe kryeministër i vendit.

Më herët,para se të organizohej fushata në Kamaran,kisha mësuar se kjo Qendër e madhe Lokale në qendër të Kosovës,do të shpallej edhe zyrtarisht nga ish kryeministri  statusi e komunës,dhe se shumë shpejt,në mandatin e tij,posa të përfundonin proceduar, do të behëj komunë në vete. Ç’ është e vërteta edhe e meritonte  këtë,sepse është rrugëkryqi i Kosovë,ka shumë intelektual të ngritur,(fatkeqësisht  një numër sish qe u besojnë  gënjeshtrave për interesat e tyre karrieriste),por edhe me resurse të pasura natyrore e ekonomike.

  Shkova pak më herët se sa që duhej të fillonte tubimi elektoral,por e dija se edhe do të ketë vonesa,sepse kryetari i partisë e kishte bërë shprehinë të vonohej ne të paktën gjysme ore e me shumë,dhe po rrija me një aktivist te fortë te kësaj partie,pasi kishim një lloj muhabeti edhe më herët me të,dhe po e pyes.

  Vërtet Kamarani do të behët komunë?

Nuk ka asgjë të saktë e konkrete në këtë punë,por na u deshtë t’ iu premtojmë elektortit të këtushëm,ndryshe nuk do të na e jepnin votën,sepse sipas tij,kjo kërkese e tyre ishte kusht për të dalë në zgjedhje,dhe për t’ ia vënë votën PDK-së.

Shpesh gjatë këtyre dhjetë vjetësh me kujtohej ky premtim i gënjeshtërt.Të gënjente ndonjë aktivist apo militant partiak,nuk do t’ ia shihja për të madhe asnjëherë,por këtë mashtrim ta bënte një kryeministër ,nuk di çka të thëm,por atë që e di është se ata gënjeshtarët  e atëhershëm,që i gënjenin qytetarët nepër fushata,ii shoh sot të  janë pranë dhe në kabinetin e presidentit të sotëm.

Tash,kur zgjedhjet janë afër, jam shumë kureshtar ta di se çfarë gënjeshtre do t’ iu servohët banorëve të Kamaranit,dhe jo vetë të tijpër të ua grabitur votën.

E përmenda vetëm këtë raste qe me mbeti në kujtesë,po edhe sa si kjo u janë bërë votuesve,e mund t’iu bëhen edhe tash,vetëm për të ua grabitur votën.

Uroj qe elektorati ynë të jetë vetëdijesuar dhe nuk do ë u jap me votë genjeshtarëve e premtuesve të rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat