Nëse viteve të 90-ta njerëzit kanë ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa…

Opinione

Nëse viteve të 90-ta njerëzit kanë ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa…

Nga: Skënder Mulliqi Më: 21 gusht 2019 Në ora: 07:14
Skënder Mulliqi

Sikur e kaluara  po kthehet në hapësirat ballkanike.Popujt e rajonit nuk kan nxjerrë mësime të duhura nga ngjarjet tragjike, më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë.E ardhmja nuk ndërtohet nese nuk kemi mësuar nga e kaluara jonë e vështirë, së ishim për 90 vite nën okupim.Çka është edhe me keq, po kthehemi në vitet e 90-ta, kur na ishin mbyllur shumë  rrugët e prosperitetit për të ardhmën.

Dihet së etnonacionalizmi i tërbuar serb, dërgoi më mijëra njerëz në vdekje, shumë mbeten të gjymtuar, me mijëra ose më shumë u ndan nga më të dashurit e vet, duke I lënë përjetë të palumtur. Kjo u harrua shpejt !Nese  armiqë i kemi pasur dhe i kemi serbët, gjithnjë e më shumë po armiqësohemi edhe  më njeri -tjetrin që është tragjike. Po theksohen ndarjet mbi baza partiake, ndarjët në tradhëtar dhe patriotë, po kemi ndarje mbi baza  krahinore  e regjionale, e që nuk ish dashur të na ndodhin në asnjë mënyrë. Këtyre mbrapshtive shumë i kan kontribuar ata që erdhën në pushtete, së kështu edhe sunduan më lehtë më masën ?!

Ndarja më e keqe e mundshme e cila është duke na demtuar , është ndarja në “ Krahun e Luftës’, dhe  në “ Krahun Pacifist”, e të cilat   teori sipas meje, nuk  qendrojnë. Nuk janë të qëndrushme së mbi 90 përqind të popullatës I kan kontribuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .Nese dikush ka bërë më shumë së tjetri këtë duhet përshendetur , e jo  kjo të shëndrrohet në armiqësi të hapur.Si duket logjika e fiseve ende nuk është flakur. Hapja e plagëve të vjetra të armiqësive  nuk na duhen , së shumë ua kemi pa sherrin .Këto plagë ishin dhe kan mbetur kunder interesit nacional të shqiptareve në Ballkan. Kthimi në logjikën e kaluar ,  po na  pamundëson  zhvillim të ekonomisë , po na pengon  në zgjidhjën e problemeve sociale , dhe as që mund të flasim këtu për avansimin e procese demokratike .Sot,  paralelisht   po ballafaqohemi më urrejtje të armiqëve tanë , po ballafaqohemi edhe më urrejtën tanë?! Po na shkelën madje edhe liritë elementare njerëzore. Po e durojmë mjerimin social dhe nënqmimet nga oligarkia politiko-financiare.Na ka kapluar korrupcioni dhe nepotizmi etj.Si duket të gjitha këto po i vijnë këtij populli  si “ dënim” për mos vetëdijësim  nga mashtrimet e vazhdueshme ,të  atyre që po I zgjedhim në krye të  shtetit.

Po përballemi më një gjendje gadi kaotike …E kështu vështirë që do ta kapim  trenin e fundit evropian.Shihet së votuam ashiqare nga mos dija jonë së vota është e shejtë, e disa votuan për të realizuar interesa përsonale.Dhe, kështu pas secilës palë të zgjedhjeve rishtazi u mashtruam dhe u manipuluam.

Kjo nuk e amniston askend në pikëpamje  politike dhe morale ,për gjendjën e përgjithshme jo të mirë në Kosovë .Një të ardhme të tillë pak kush e ka paramenduar.Edhe pas 20 vitesh në vend të prosperimit , po na shtohen vuajtjët , po groposët gjithnjë e më shumë  ajo që jetën e bën të mirë. Këta politikanë sikur kan hequr dorë nga katarza pozitive , nuk kan nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e shqiptarëve .Nese viteve të 90-ta njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës,  tash po ikin nga pa shpresa…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat