Prishtina nuk është teksas filmash - Bota Sot
Prishtina nuk është teksas filmash

Opinione

Prishtina nuk është teksas filmash

Gëzim MUÇOLLI  Nga Gëzim MUÇOLLI Më 6 shtator 2019 Në ora: 20:28
Ilustrim

Akti i  vetë gjyqësisë sot shkaktoi viktima të reja në Prishtinë kur rafaletë kalashnikovit plagosën rëndë 4 viktima.
Njerëzit mund të çmenden por Prishtina nuk duhet të tranohet e as të lejojë që çmendia të jetë stil jete dhe i të vepruarit.
Kosova e premtuar si shtet i lirive dhe i garancive të pronës private, sot u trondit nga akti kriminal i vetëgjyqësisë. Sikur ishte sfidë e asaj ëndërre që po përsëritet qe 20 vite se ne kemi shtet, ligj dhe siguri.
Prona private është e garantuar me ligj dhe duhet që gjyqet të kryejnë zbërthimin e çështjeve ngatrrestare të pronës, për të mënjanuar viktima si këto të sotshmet.
Ndoshtra pasojat do të ishin më të mëdhja sikur mos të kishte intervenuiar një polic i Kosovës i cili kishte arrestuar njërin nga vrasësit.
Dhe si per çudi gazetat dhe portalet e Kosovës duke e përmendur rastin , po e nënvizojnë faktin se polici paska qenë jashtë orarit zyrtar të punës.Gati-gati sikur nuk duhej të vepronte!
Nuk e di se si e parasheh ligji në Kosovë punën dhe detyrimin e policit jashtë orarit të punës.
Në Itali, polici dhe karabinieri janë gjithmonë në shërbim të shtetit dhe të qytetarëve edhe kur e kanë kryer punën.
Mjafton të përmendet neni 383 i Kodit të procedurës penale të Italisë parasheh që në rast të gjetjes duke kryer faje per të cilat është i paraparë arresti i detyrueshëm, bile në raste të tilla të flagrancëse dhe një qytetar i thjeshtë mund ta arrestojë fajtorin.
Pranë Republikën e Italisë, polici është polic jo vetëm 8 orë pune por 24 orë si dhe mund ta përdorë armën e tij zyrtare.
Në fund pa dashur të merrem me atë se kush ishte fajtor për tragjedinë e lagjes Mati 1, duhet të jemi të vendosur që mos të lejohen të përsëriten rastet e vetëgjyqësisë.
Dënimet duhet të jenë ekzemplare dhe mos të lejojnë ti shkojë tjetër kujt mendja per ta përsëritur ndonjë krim të ngjajshëm.
Politikanët dhe partitë duhet ta ndiejnë provën e koshiencës sepse po mbyllin një fazë të gjallimit demokratik 20 vjeçar, ku per faje të njerëzve të caktuar jo gjithëhere ligji u tregua i drejtë dhe i barabartë ndaj të gjithë qytetarëve. Duhet futur në  fushatën zgjedhore edhe propozimin per reformimin e të drejtës së pronës dhe qasjen më kritike dhe efikase në praktikë të gjyqeve .
Per policin trim e syqelë që duke arrestuar njërin nga vrasësit, pengoi shtimin e numrit të viktimave, propozoj avancim në gradë dhe medaljen e trimërisë.
Nuk është rast i parë por shpresojmë : qoftë i fundit ky rast, e duhet thirrur deri në qiell:
Mos lejoni teksasizimin e Prishtinës dhe Kosovës, për çështje që po të kishim gjykatës të aftë e të ndershëm mund të ndreqen në Gjyq.

5 shtator 2019

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...