Përballë botës së krimit dhe keqbërjes

Opinione

Përballë botës së krimit dhe keqbërjes

Nga: Diadema Stil Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:37
Diadema Stil

Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shumë po përballet me pjesën e vet më të keqe, me keqbërësit, botën e krimit dhe grupet e bandat kriminale. Sot, të jeshë hallexhi, i varfër, pa mbështetje në Shqipëri nuk është thjeshtë një hall dhe barrë e rëndë, por dhe një udhëkryq, ku ndodhesh dhe askush nuk të jepë të drejtën që të takon. Jo vetëm kaq, por “peshqit e mëdhenj” dhe oligrakët me mbështetje nga politika e madhe e Tiranës dhe “bosët”lokalë, mund të të dhunojnë, shantazhojnë, mos të të paguajnë për punën e bërë dhe të ta nxijnë jetën, duke ta bërë atë të pamundur. Shoqëria shqiptare ndodhet në kulmin e veprimit të pushtetit të “të fortëve”, nën presionin e krimit të rrugës, atij oridner dhe mafioz, të bandave dhe grupeve kriminale, që po tentojnë çdo ditë e më shumë të fitojnë terren. Përmasat e krimit dhe keqbërjes, me dhunën dhe aktet kriminale po vjen duke e zgjeruar rrethin dhe sot krimi në përgjithësi është bërë një pengesë e  madhe për të drejtat dhe liritë njerëzore në këtë vend. Krimi dhe bandat në Shqipëri, duke gjetur terren veprimi në një realitet tranzitiv me një problematikë të ngjeshur sociale e politike, vazhdojnë të fitojnë terren gjithnjë e më shumë, duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe stabilitetin qytetar.

Avdi Gjoka, lindur në Kukës më 29  maj 1981, banues në Rrushkull Durrës, fshat turistik, i martuar, me dy fëmijë, ka punuar për tre vjet tek firma “Lura”, por largohet se jo vetëm nuk iu paguan paratë e punës, por përndiqet e dhunohet nga bota e krimit, e lidhur me punëdhënësit dhe oligarkët. Pronari i tij, P. D. kishte lidhje me kryebashkiakun e Durrësit V. Dako, me cilin A. Gjoka kishte pasur kontradikta të thella personale dhe politike. Duke qenë simpatizant i flaktë i PD-s, ai krijoi konflikte me punëdhënësit, të nxitur nga ish kryebashkiaku, që sot është një person non grada, i refuzuar nga SHBA-të dhe nën hetim, i kompromentuar në agjenda kriminale, sipas përgjimeve të Prokurorisë. Ata e mbanin peng A. Gjokën, duke punuar, se gjoja do t’ia paguanin të gjitha bashkë, por jo vetëm nuk u pagua, por më e keqja është se nëpërmjet një polici të korruptuar, e ndiqnin që ta kapnin dhe me kurthe ta fusnin në burg. Konkretisht me 10 korik  2017, duke u kthyer nga puna në rrugën “Delikracia” nr 45, rreth orës 19 e 30, i ndalon para këmbëve  një benz pa targa, me xhama të zinj, nga ku zbresin 4 persona të maskuar, të cilët e qëllojnë barabarisht, duke ushtruar terror e dhunë, ndërkohë  që i thoshin: “Mos kërko para te pronari, por tek Vangjush Dako”. Pasi e goditën me sende të forta, e lanë pa ndjenja, duke u përmendur në spital. Më vonë, kanë vazhduar dhunën psiqike e terrorin, me letra anonime e telefonata, duke e kërcënuar të mos kërkonte paratë, se ndryshe do ta zhduknin fizikisht. Kulmi i dhunës arriti me datën 8 prill 2019 ku persona të panjohur i shkojnë  në shtëpi, duke ushtruar dhunë e shantazh kriminal, duke i shkatëruar gjithçka në shtëpi dhe duke tentuar të merrnin peng gruan e fëmijët. Atë kohë A. Gjoka ndodhej te komshiu S. Murati dhe sapo dëgjon britmat e gruas dhe të fëmijëve të tij, gjuan me armë gjuetie që të largoheshin dhunuesit nga familja. Edhe pse menjëherë denoncon në polici, askush nuk e merr në mbrojteje, sepse keqbërësit ishin kriminelë me lidhje të forta, me ish krebashkiakun.

Depërtimi i “të fortëve” në majat e pushtetit qëndror e vendor, ka sjellë si pasojë kriminalizimin e shoqërisë dhe rrethimin e saj nga këta “të fortë”. Shoqëria jonë ndihet e pambrojtur nga ky presion kriminal, viktimat janë njerëzit e thjeshtë, të varfërit, të pamundurit, ata që të zhytur në borxhe, varfëri e dëshpërim kthehen në viktima të shumëfishta të krimit dhe hakmarrjes. Kjo tablo e trishtë, tregon se shteti, me strukturat e tij lokale e qendrore, kanë falimentuar përballë krimit dhe hakmarrjes, shteti është gjunjëzuar përballë akteve makabre dhe të paprecedentë të krimit ordiner, me mbrojtje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat