Analfabetizmi shqiptar si e arritur madhore kombëtare - Bota Sot
Analfabetizmi shqiptar si e arritur madhore kombëtare

Opinione

Analfabetizmi shqiptar si e arritur madhore kombëtare

Nga: Ejup Berisha Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:33
Ejup Berisha

Mësuesi. Shkëlqesi Z. Analfabet A mund të thuash se çfarë është Politika. Analfabeti. Më falni Z Mësues por unë nuk e di. Kryetari i Partisë  Shkëlqesi Analfabet ti do të jesh Z.v Kryeministër në Qeveri. 

Mësuesi. Ti njeri ore i ti i ditur Çfarë është Politika.  I Dituri Politika është aktivitet kompleks njerëzor e shoqëror i orientuar ka institucionet. Kryetari i Partisë Hesht ore hesht ti se më lodhe. Bëjani këtij vendin në burg ose përgatiteni për botën tjetër.

Çfarë dua të theme me këtë tregim me të dua të them se u vërtetua thënia ime e paradokohshme se sa më i paditur (lexo) sa më analfabet që je Partitë politike shumë më përpara dhe atë në radhët e para të kierarkisë shtetërore apo dhe shoqërore të pozicionojnë. Kështu nëse je psh 500% përqind analfabet apo nuk di aspak të shkruash,të lexosh apo dhe të mendosh  Partia e Analfabetizmit Demokratik të propozon për Zëvendës Kryeministër dhe në atë post zgjidhesh me automatizëm njëzëri pa kurrfarë kundërshtimi nga askush. Nëse psh je 400% analfabet Partia amë do të të propozoj për Ministër procedura e zgjedhjes do të jetë e njëjta shumë e lehtë por ti duhesh ta shfrytëzosh rastin që sa më shpejtë ta marrësh postin sepse shumë shpejtë mund të mbetesh pa të sepse ka konkurrencë të  madhe dhe do të mund të mbetesh pa angazhim. Z.v Ministër mund të bëhesh shumë lehtë sepse edhe përqindja për tu bërë Z.v ministër është më e vogël dhe atë 300%. Për Sekretar shteti të nevojitet më pak përqindje edhe këtu analfabetët e vërtetë kanë shumë përparësi mjafton të jeshë 200 përqind analfabet dhe stë ikë posti i Sekretarit shtetëror. Për Drejtor duhet të jesh 100 përqind i paditur dhe pa problem e gëzon postin e Drejtorit në këto troje.  Kësaj i thonë institucionalizim i paditurisë në të gjitha nivelet e jetës institucionale. Intelektualët ku janë këta njerëz të gjorë. Këta janë lënë anash dhe anashkalohen sepse janë shumë pak në numër sot. Dikush prej këtyre të shumicës sigurisht mendon tërë kohës se ku tua gjej ndonjë vend intelektualëve sigurisht tani ata thonë zëshëm ti dërgojmë të gjithë në burg apo me mendjen më të keqe ti vrasim sepse edhe janë shumë pak por edhe janë rrezik për realizimin e ambicieve të analfabetëve për tu bërë funksionar të lartë në shtet. Kur ta shohësh dhe analizosh më realisht analfabetët nuk kanë faj kanë të drejtë Njerëzit e ditur janë fajtor që rrinë anash dhe lejojnë që ti udhëheqin analfabetët. Edhe pse psh 40 njerëz të ditur vlejnë sa 40 mijë njerëz të paditur apo analfabetë.

Kali njëherë ishte hidhëruar në Padronin e vet sepse ky I fundit e kishte bërë të parin e kafshëve Gomarin. Padroni i kalit e vërejti se Kali është i zemëruar në të dhe në një qastë e pyeti Pse o Kalë e ke vërejtur fityrën e je hidhëruar me mua. Kali tha o Padroni im a me Gomarin dëshiron të më shantazhesh. Unë të paktën jam më i Zotë se ky para meje. Ja pra kur di të reagoj Kali çfar kanë intelektualët që nuk reagojnë sepse shantazhohen nga Gomarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...