BesëLidhja që bashkon qytetarët

Opinione

BesëLidhja që bashkon qytetarët

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 3 tetor 2019 Në ora: 14:27
Vjosa Osmani

Besimi për Kosovën është rruga jonë, siç ka qenë edhe në të kaluarën, vazhdon të jetë e ndërlikuar, e përballur me sfida të shumta, madje edhe me gracka të ndryshme gjatë rrugëtimit të saj. Po tani, duke sintetizuar përvojën e të parëve tanë, në të cilën Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Ymer Prizrenit përbënte vërtetë kthesën vendimtare, themeltare të vetëdijes kombëtare, që vazhdon me LDK-ën e traditës, të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, LDK-ën e besimit dhe të shpresës për qytetarët e Kosovës , që vazhdon të rrezatojë dhe të frymëzojë brezat me përvojën e mjaftueshme që të ecin përpara, për të shërbyer pa u ndalur qytetarëve të Kosovës.

Kosova do të ketë Kryeministren e parë më të ditur, më me përvojë, më të zonjën dhe më të nderuarën. Mbi të gjitha do të ketë një njeri të ndershëm që përfaqëson shqiptaren e fortë të Dardanisë me karakter të cilën pushteti dhe politika nuk e kanë prishur, nuk e kanë korruptuar por përkundrazi e kanë rritur si një figurë publike të aftë dhe të gatshëm për t’i sherbyer qytetarëve.

Qytetarët e Kosovës besojnë fuqishëm te Z. Vjosa Osmani, sepse duke votuar kësaj here LDK, do ta votojnë dhe t'ia besojnë postin e Kreministrës së Kosovës , të bindur se, Z. Vjosa Osmani dhe ekipi i fitorës së madhe, i dijes që jep shpresë për të gjithë ata që mendojnë për të mirën e Kosovës tash do të angazhohet edhe për sanimin e brengave të shumta ekonomike, shendetësore, kulturore e mbi të gjitha ideologjike, sepse për të politikëbërja është të jetë argat i qytetarëve të vet dhe bashkë me ta të punojë që Kosovës t'i kthehet krenaria dhe dinjiteti i qytetarëve. Lidhja jonë është fuqi për ndryshimin, është Lidhje e përjetshme, e fitorës.

Besimi në LDK është bashkimi i qytetarëve të Kosovës për ta votuar z. Vjosa Osmani dhe ekipin e fitorës, jo për z. Vjosa , por për vetvetën e tyre, sepse, vota jepet për vetvetën dhe është urata më e mirë që njeriu duhet t'ia bejë Zotit për vetvetën e tij, familjën, lagjen, qytetin si dhe për dashnin tonë ndaj shtetit të Kosovës.

Me Vjosën kryeministre të Kosovës dhe fitorës së LDK-së, sigurisht se do t’i gëzohen qytetarët e Kosovës dhe faktori ndërkombëtarë.
Andaj, Beso dhe voto të vërtetën për Fitore të sigurtë të LDK NR. 134 ✌️ ✅

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat