Kosova i votoi më të mirët, i shporri horrat e rezilët - Bota Sot
Kosova i votoi më të mirët, i shporri horrat e rezilët

Opinione

Kosova i votoi më të mirët, i shporri horrat e rezilët

Nga: Rexhep Torte Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:32
Rexhep Torte

Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 në Kosovë dëshmuan pjekurinë maksimale politike, demokratike dhe kombëtare të shqiptaëve.

Këto zgjedhje I treguan botës ruajtjen dhe respektimin e lirisë së votës, ndërsa armiqve ua dridhën trutë e kokës dhe ua tronditën shpirtërat e ligë.

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë treguan edhe njëherë vitalitetin e shqiptarëve të Kosovës për ta mundur të keqen duke u çliruar sërish, por tani nga armiqtë e brendshëm, nga kuajtë e trojës brenda Kosovës, të cilët 20 ite radhazi, në vend që ti shërojnë plagët e luftës, ia thithën gjakun populkliit të përvuajtur, duke shtresuar për vehten e tyre pasuri mbi pasuri, duke u bërë milionerë profiterë të pasluftës, dhe duke jetuar jetë luksoze.

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë i gëzuan së tepërmi shqiptarët anë e mbarë botës dhe i ringjallën shpresat për një rrugë të re jete e zhvillimi në Kosovë.

Zgjedhjet e 6 tetorit ua futën frikën gjer në palcë tradhëtarëve dhe armiqve të mbrendshëm të Kosovës, të cilët me qeverisjen 20-vjeçare të tyre shkelën pamëshirshëm mbi idealet e luftës. Shkelën pamëshirshëm mbi heronjtë trima të luftës që nuk e kursyen për asnjë moment jetën e tyre për liri e pavarësi.

Shkelën mbi mijëra e mijëra viktima të luftës mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave.

Shkelën mbi mijëra femra shqiptarë të dhunuara në mënyrën më shtazarake nga ushtarët, pramilitarët dhe dhe policët e Serbisë.

Shkelën mbi fatin e 1663 personave të të gjitha moshave e gjinive të rëmbyer nga Serbia , fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.,

Lidershipet e derisotën në Kosovë shkaktuan vravrasje politike, vrasje të gazetarëve, u treguan fare të papërgjegjshëm në dialogun Kosovë-Serbi, duke pranuar kushtet e Serbisë agresore gjenocidale, duke rënë dakord edhe për shkëmbim tërritoresh,vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet.

Lidershipet e derisotëm u treguan fare të papërgjegjshëm kuke ia falur Çakorrin denbabaden shqiptar Malit të Zi.

Zgjedhjet e 6 tetorit e tronditën edhe Serbinë agresore gjenocidale dhe armike shekullore e shqiptarëve, se pas të gjitha krimeve e masakrave të kryera në Kosovë, me Qevrine e Re të Kosovës nuk do të mund të kërkojë bisedime mbi bazën e arritjes së një kompomisi.

Serbia tashmë është e frikësuar dhe e vetëdijshme se nuk mund ta mashtrojë botën me demagogji dhe gënjeshtra se në Kosovë nuk ka bërë asgjë të keqe.

Serbia më nuk mund ta mashtrojë vehten dhe botën duke propaganduar se mundohet për pakicën e serbe që jeton në Kosovë.

Tërë bota tashmë e din se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia nuk mund ta mashtrojë vehten dhe botën se kishat e manastiret në Kosovë janë serbe, kur dihet se ato kisha dhe manastire orthodokse në kosovë janë të Kosovës, janë shqiptare dhe se gjithmonë ka patur, dhe ka edhe sot shqiptarë të besimit orthodoks.

Nuk ka asnjë mbështetje logjike dhe historike që kishat dhe manastiret në Kosovë na qenkan serbe, sepse një pakicë aqë e vogël serbe që jeton në Kosovë në asnjë mënyrë nuk ka mundur ti ndërtojë tërë ato kisha dhe manastire në Kosovë.

Serbia e din mirë se e ka përvetësuar edhe Luftën e Kosovës në Gazimestan në vitin 1389, sepse sipas hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, Serbia duket shtet në miniaturë.

Kjo tregon se një Serbi aqë e vogël në vitin 1817 nuk ka mundur të hyjë në luftë në vitin 1389 me Perandorinë Osmane aqë të fuqishme në atë kohë.

Serbia e din mirë se në të gjitha gërmimet arkeologjike që kryhen në Kosovë gjenden vetëm artifakte dhe relikte Ilire, pasardhës së të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Serbia e din mirë se shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, por serbët i kanë dëbuar shqiptarët vendas me luftëra të përgjakshme duke i okupuar këto trojë shqiptare.

Ne këtë mënyrë sebët e kanë okupuar edhe Kosovën, duke u muduar të përvetësojnë çdo gjë që është shqiptare, duke preenduar ti përvetëojnë edhe kishat dhe manastiret në Kosovë, se gjoja na qenkan objekte serbe. Kjo shtë një lojë nga më të ndyrat që po luan Serbia ndaj Kosovës.

Serbia me propagandën e saj se pakica serbë që jeton në Kosovë e ka shtet Serbinë e jo Kosovën, këtë pakicë serbe në Kosovë po e shfrytëzon gjithnjë për të bërë trazira në Kosovë me qëllim destabilizimi.të Kosovës tashmë shtet i pavarur e sovran.

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dëshmuan se mëkatarët i dënon Zoti dhe se e vërteta vonon po nuk harron.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit patëm rastin të dëgjojmë premtimet gënjeshtare të horrave dhe rezilëve të partive që 20 vite udhëhoqën me Kosovën, por që ia kthyen shpinën Kosovës, por ja që populli u vetëdijësua dhe nuk u mashtrua duke ua dhënë votën më të mirëve, të cilët para së gjithash ia duan të mirën Kosovës dhe popullit të saj.

Të shpresojnë që në Kosovë të konstituohet sa më shpejt Qeveria e Re dhe dinjitoze e Kosovës, me në krye Albin Kurtin kryeministër, me dëshirë, gatishmëri, përgjegjësi dhe vizione të reja për një Kosovë pro Veri-Atlantike, pro NATO-s , SHBA-ve dhe BE-së.

Qeveria e Re e Kosovës pritet ti del zot Kosovës, duke i çuar para proceset zhvillimore ekonomike dhe proceset diplomatike, dhe për të ndërtuar një mur të fortë kundër diplomacisë gënjeshtare të Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe misionin konstruktiv patriotik të Redaksisë të Gazetës Kombëtare “Bota Sot”, e cila në mënyrë të guximshme korrekte dhe objektive demaskoi keqpërdorimet e lidershipeve të derisotëm të Kosovës në 20 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...