Drejtues që kanë drejtuar, frymëzuar e shëruar Selenicën...

Opinione

Drejtues që kanë drejtuar, frymëzuar e shëruar Selenicën...

Nga: Agim Jazaj Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:51
Agim Jazaj

Gjatë rrugëtimit në jetë, njeriu në çdo vend ku punon e jeton, bën e ruan miqësi, le gjurmë pune, ruan dhe transmeton gjurmë pune dhe gjurmë jete. Por ndodh: Me shumë je në punë, por me pak je shok pune, me shumë pak mbetesh shokë e mik jete… Ndodh që; njërëzit të duan kur je ngjitur lartë dhe të harrojnë kur je ulur poshtë. Ka nga ata sojllinj; që të duan dhe të respektojnë më shumë; kur ke zbritur poshtë. Këta janë sojllinjtë, përballë sojsëzve; që të duan dhe “respektojnë” nga pozita dhe jo nga vlerat!...

Secili mban shënime për vete, dikush mban shënim dhe shënime edhe për të tjerët, për të mbetur, pse jo dhe si pjesëz e kujtesës, memorjes shoqërore…

I frymëzuar përgjatë rrugëtimit, nga njerëzit e zakonshëm dhe të veçantë, me ngjarjet dhe gjurmët, nga aktet e frymëzimit edhe nga Selenica, kemi mbajtur shënim, jemi munduar të lemë gjurmë…

I falnderojmë dhe u jemi mirënjohës njerëzve, që na kanë frymëzuar dhe inkurajuar edhe në këtë inkursion, me të cilët edhe kur të ndajmë punën, do të ruajmë miqësinë, vlerë- madhe, e një shoqërie me vlera! 

Selenica një qytezë e rrallë, me një pasuri të rrallë nënë toksore, me njerëzit e dhimbsurisë, solidaritetit, ndjeshmërisë mes njëri- tjetrit!

Banorët e saj të hershëm, janë me rrënjë të ndryshme, nga prejardhja, me trungun e përbashkët të Selenicarëve.

Miniera e Selenicës nën tokë dhe qyteza e Selenicës mbi tokë kishte edhe njerëzit e saj të ardhur jo vetëm nga brenda hartës së Vlorës nga: Kuçi, Kallarati, Bolena, Gjormi, Smokthina, Sevasteri, Shkoza, Vajza, Brataj, Gorishti, Dushkaraku, Golimbasi, Armeni, Dukati etj, po edhe nga rrethinat e Mallakstrës, Tepelenës etj, të cilët kanë punuar në qytetin e Selenicës, kanë lënë gjurmë dhe kanë nostalgji për qytetin e tyre! Sektorët ku punuan në: Minierën e Bitumit, nën tokë e mbi tokë, në sektorin e Pyjores, Spitalin e qytetit, në ndërmarjen e NFP, në administratën e djeshme dhe të sotmen.

Ata i lidhte dhe i mban lidhur mirësia, ndjeshmëria dhe solidariteti, vyrtyte admiruese.

Ndaj këtye njerëzve të gatuar nga mirësia, dashuria dhe dituria, të mbuluar nga lezeti, ndihemi të vlerësuar e borxhelinj…

Dhe s’ka çmim më të çmueshëm, kur lexuesi jo vetëm të ka lexuar, por dhe të ka shënuar…

HERONJTË E MINIERËS....

Një vit e ca më parë, po nderonim disa nga figurat publike dhe atdhetare nga harta e kësaj bashkie! Teksa po bisedonim me mikun tonë të hershëm: Prof. Bardhosh Gaçe, por së pari Prof.  Dr. Njeri, mëndje artin dhe shpirt ndriturin, në bisedë e sipër na thotë:  “Po, nga Miniera e Selenicën nuk kini zgjedhur disa figura për t’i nderuar”?!

U gjendëm keq, i zënë mat dhe i ngula vështrimin.

Ju përgjigja aty për aty:

Profesor! Po të futeshim në minierë nuk do të dilnim kollaj në sipërfaqe!...

Profesori më nguli sytë, nuk vazhduam më tej.

U kuptuam dhe pa hapur gojën me njeri-tjetrin...

Miniera e Selenicës, ka shumë heronjë, mjaftë heroizma, ndaj të cilëve do tu mbetemi borxhëllij të përjetshëm!...

Heronjtë që nxirrnin thesare nga nënë toka dhe nga ata që frymëzonin, prodhonin art mbi tokë e nën tok, frymëzuan e nuk lënduan njerëzit edhe në sistemin e lëndimit!

Kurrë nuk shlyhen, as shlyhemi me dhënien e ndonjë çmimi të çmuar: “Mirënjohja”, “Qytetar Nderi”, etj, etj!...

Ndërsa mirënjohja është vyrtyti më i çmuar dhe mos mirënjohja vesi më i ndyrë! Njeriu më cipë në faqe- i thonë llafit të moçëm, i ngrihen supet nga njerëzit e mirë të përfaqsimit, si dhe ndihet keq nga abuzuesit me pushtetin.

I lexon shkrimet tona për Selenicën, me dashamirësi të shoqëruar me urimet e largëta, aq të afërta, edhe 90 vjeçari, Guri Naimi nga Kanadaja…  

MODELET E DREJTIMIT DHE FRYMËZIMIT

Selenicarët flasin dhe ruajnë në kujtesë edhe drejtuesit që i kanë drejtuar, frymëzuar, nuk i kanë lënduar...

Ata drejtuan dhe u miqësuan në këtë qytezë, mbeten përjetësisht në kujtësën njerëzore, për të cilët flasin me respek për misonin dhe konrtibutin e dhëne e lënë, si një borxh i pa shlyer! 

Prej atyre e kishin në statut Luftën e Klasave, po nuk e qasën në shpirt luftën e klasave...Ndërsa ka nga këta të sotmit “Rilindistët” e kanë hequar nga stauti, po se kanë hequr nga shpirti, jetojnë me urrjetjen, ngrysen e gdhihen me urrejtjen klasore!...

Selenicën thonë dhe vet selenicarët, pa qesëndi, e kanë qeverisur në vite Sevasteriotët, së bashku me të tjerët nga e gjithë krahina e Labërisë, por edhe me vllehët, të cilët janë maxhoranca e atij komuniteti.

Ata kanë lënë gjurmë edhe kur lufta e klasave ishte në sistem, madje në pikë. Dhëmsuria, ndjeshmëria, ishin edhe në shpirtin e Nazif Nuredinit, Ramadan Maliqit, Hajri Zenelit, Xhafer Sulçes, Seit Aliaj, Maliq Haxhiaj, Boro Nazaj, po edhe te bija, mësuese nga krahina e “Kudhës Grehotit”: Zhaneta (Hoxhaj) Haxhiaj, bëhej copa e çikë për njerëzi e vendlindjes, të krahinës së saj, për njerëzit e rracës shqiptare! Kishte dhëmbsuri. Nuk shihte dot lot, e jo më të shkaktonte lot në syt e të tjerëve... “I ruanin pëllumbat nga sulmet e korbave:” tregojnë edhe Ilirian Caushaj, Minella Mucaj, ish drejtues në qytezën e Selenicës.

Këto vlera të trashëguara, u pasuan e pasuruan edhe më me vlera njerëzore, bashkohore, prej drejtuesit nga e njejta origjinë e krahinë: Përparim Shametaj, si kryetari i parë i bashkisë së madhe, Selenicë ...

LUFTA E KLASAVE NË STATUT, PO JO NË SHPIRT…

I telefonova mikut tim të hershëm, inxhinierit Isuf Bodo, i cili ka një jetë të gjatë, i lidhur me minierën dhe me selenicarët. I kërkova ndihmë t’më thoshtë për ata ish drejtues, dhe ish komunist, veçmas nga krahina e “Kudhës  Grehotit”.

“Një ndër ata ishte; Nazif Nuredini- më thot Isufi...E kish në statut Luftën e klasave, po se kishte në shpirt. Nuk lëndonte as më fjalë, me veprime! Plagën e mbyllte duke e mjekur, e këshilluar, jo si shumë ish komunistë e pjellë e tyre, duke i ndëshkuar, ngulur thikën mbi plagën, hapur edhe më shumë”!

E kam njohur këtë njeri, ish komunist, por ishte atdhetar i kulluar, nuk kishte urrjetje në shpirti! Nuk mbinin e rriteshin “driza” në shpirtin e këtij ish drejtuesi të lartë, ish komunist. S’ka selenicar të jet vënë në “shënjestrën” e urrejtjes të këtij ish drejtuesi në qytezën e Selenicës! “Ai ishte një mburojë e fortë edhe ndaj “korbave” të zinj, që kishin urrejtje në bark, luftën e klasve në gen e nuk mund të jetonin pa e zhvilluar atë, madje duke qënë në “skudrën e pushkatimit”, qëllonin pa i’u dridhur qerpiku e dora edhe mbi atin e tyre”- vijon Isufi. Dhe ky burrë sojlli, shpirt ndritur, kur doli në pension, te baraka me llamarinë e Namik Shehut, në sheshin e “Flamurit”, pinte kafe si zotni, pa pasur mëkatet e djeshme, ta ndiqnin pas, pa i’u lënë pasardhësve të tij mëkate dhe borxhe nga paraardhësi...

Ky njeri ka mbetur në kujtësën e selenicarve dhe u ngre supet lartë edhe bashkërigjinasve të tij, duke i’u lënë amanetin: “Mos urreni. Mos bëni ligësi! Kështu do të ndiheni më mirë”. Kjo frymë dhimbsurie, solidariteti u përkrah, u përhap dhe frymëzoi edhe të tjerët në postet drejtuese”.

DËBIMI I ISH DREJTUESIT-KOMUNIST

Ramadan Maliqin e dëbuan nga Selenica: “Për zbutjen e Luftës së klsave”! E (ndëshkuan) kthyen në vendlindjen e tij, atje në Dushkarak, së bashku me Veli Hysenaj; si dy ish anëtar të PP, të ndëshkuar...Të mos mjaftonte ky ndëshkim, ndaj ish këtij komunistin idealist; Ramadanin e transferojnë, ndëshkojnë mëpastaj në veri të vendit! Ai dhe vëllai i tij Beshiri; ishin njerëz me zemër të madhe. Në shpirtin e tyre kish lindur dashuria, kultivuar dhimbsuria, duke i’ua transmetuar këto veti dhe vyrtyte pasardhësve... Këta sojllinj, politikën edhe at’herë e kuptonin dhe e konceptonin; si shërbim, edukim, frymëzim e jo ndëshkim, lëndim e pushkatim!...

Kurrë nuk luftuan asnjërin, me pabesi e ligësi, e jo më bashkëorigjinasit e tyre; kudhësiot- grehotët: Su shkaktuan dhimbje, lot me pushtetin e urrejtjes, as në diktaturë...

Ata lumturoheshin. Duke lumturuar të tjerët, e jo duke lënduar të tjerët...

Këta ish drejtues komunist të kohës së djeshme, kanë lënë këtë vlerë, gjurmë të pa shlyeshme, modelin e zyrtarit për sot dhe për nesër edhe në qytezën e Selenicës, në vatrat e selenicarve për sistemin “demokratik” të sotëm! Misioni i njerëzorit: Të bënin miqësi dhe harmoni, jo armiqësi e ligësi. Këta ish komunist, idealist kështu e donin shoqërinë dhe jo partinë mbi, Shqipërinë, ndaj dilnin nga “tufa e verbër”, nuk mbetën të balë si ndonjë, balash i sotëm që urrejtjen dhe luftën e klasave, pabesinë dhe ligësinë e ka të kultivuar në gen, të zhvilluar në fis e farë... Pa urrjetjen dhe lëndimin e të tjerëve, nuk mund të lumturohen! Këta janë shpirt hajnitë e sotëm, ndoshta me spaletat e zyrtarit, pa shiritin e qytetarit, të përzgjedhur nga tufa e stalla e zgjebosur, geni i urrejtës, i luftës së klasave, nga pjella komuniste, dhe komunist të betuar për idealin e partisë, jo të Atdheut: Këta modele, pa origjinë, pa din e iman, si korbat pa fole dhe atdhe, varin karamangjoll: “Për idealin; varin atin dhe djalin”- thot këtë setenecë; Laç Nazaj.

Të tillë monstra nuk i zgjedh as i voton mëhalla, i sheh me përçmin shoqëria dhe halla!...

Shoqëritë tradicionale dhe shoqëria komerciale, e para në vendet e zhvilluar dhe e dyta në shoqëritë e prapametura (si e jona) kanë në thelb:  E para ka parësore: Parimet dhe dytësore interesat, ndërsa e dyta ka të parën interesat, madje pa parime!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat