Arsimi shqip në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë të Shkupit
Në muajin shtator 2019 shpërtheu ngjarja që nuk duhej të ndodhte në asnjë mënyrë ndaj 11 nxënësve shqiptarë, filizave që duhet ti rrisim dhe ti edukojmë shemdetshëm. Kjo ngjarje e shëmtuar ndodhi në Shkollën Fillore “Njegosh” në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë, vetëm nga kryeneçësia shoviniste e prindërve maqedonas në trekëndëshin prindër, drejtor shkolle dhe kryetar komune.
Kjo ngjarje e shëmtuar nuk do të lejohej të ndodhte asnjëherë po të kishin qenë këta 11 nxënës maqedonas dhe po qe se drejtori i shkollës, kryetari i komunës dhe prindërit e nxënësve të kishin qenë shqiptare.
Në vjeshtën e vitit 1960 në Dibër u hap Gjimnazi, shkolla e parë e mesme në këtë qytet. Gjenerata e parë e kësaj shkolle të mesme përbehej prej dy klasëve.Klasa me mësim në gjuhën shqipe u kompletua e para me numrin e nxënësve sipas normave të parashikuara arsimore.
Ndërkaq klasa me mësim në gjuhë maqedonase nuk e mbushte numrin e parashikuar sipas normave të parashikuara arsimore.
Unë isha në mesin e nxënësve të gjeneratës së parë të këtij Gjimnazi dhe më kujtohet shumë mirë rasti shembullor kur Muhamed Paçuku, drejtori i parë i kësaj shkolle hyri në klasën tonë dhe na informoi për situatën e krijuar, se klasa me mëim në gjuhën maqedonase nuk mund ta vazhdojë shkollimin sepse nuk e plotësonte numin e neveojshëm të nxënësve.
Edhe pse Ishim të rinj në moshë por kishim shpirt të pastër e zemër të madhe.
Për ta tejkaluar këtë problem pa mëdyshje 5 nxënës shqiptarë u paraqitën vullnetarisht të kalojnë në klasën e nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase, me të vetmin qëllim dhe dëshirë që kjo klasë me mësim në gjuhën maqedonase të kompletohej dhe që edhe bashkëmoshatarët tanë, nxënësit maqedonas të mund ta vazhdonin shkollimin në këtë gjimnaz.
Në Dibër, por edhe në të gjitha familjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut jemi të sigurtë se nuk ekziston fare sindromi i urrejtjes ndaj kombësisë maqedonase.
Përkundër ofendimeve verbale, malltretimeve fizike e nëpërkëmbëzave të vazhdueshme që u janë bërë dhe po u bëhen shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në familjet shqiptare nga prindërit shqiptarë as nuk kemi dëgjuar, as nuk po dëgjojmë dhe as që do të dëgjojmë fjalë urrejtjeje ndaj maqedonasve.
Kjo është fisnikëria dhe kultura e natyrshme për mirësjellje që kultivohet me shekuj në familjet shqiptare.
E bëmë këtë parantezë të nxitur dhe të habitur nga reagimi skandaloz, i turpshëm dhe shovinist i prindërve maqedonas në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë të Shkupit, dhe nga sjelljet e papëgjegjshme të drejtorit të kësaj shkollë dhe të kryetarit të kësaj komune, që nuk po lejojnë që një klasë e vetme prej 11 nënësve shqiptarë ti vazhdojnë mësimet nga klasa e gjashtë gjer në klasën e nëntë në këtë shkolle, njejtë siç po i vazhdojnë nxënësit moshtarë të kombësisë maqedonase.
Të jetosh në shekullin e 21-të dhe të jesh i ngarkuar me kësi sjelljesh e paragjykimesh shoviniste maqedonase është paradoks, turp dhe dëm i madh për shoqërinë multietnike në të cilën jetojmë.
Raste të këtilla ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka patur edhe në të kaluarën, por me ardhjen e Qeverisë Zoran Zaev, i cili në vazhdimësi në fjalimet e tij përmend se “ në Maqedoninë e Veriut do të kemi shoqëri për të gjithë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë” , e dha shpresën se ngjarjet e hidhura ndaj shqiptarëve nga e kaluara nuk do të përsëriten.
Njgjarjet në Shkollën Fillore “Njegosh” në fshatin Idrizove në Komunën Gazi Babë për fat të keq e treguan të kundërtën dhe i vunë njollë të zezë shoqërisë në Maqedoninë e Veriut..
Ky problem çdo ditë e më shumë po problematizohet e po politizohet, në vend që të zgjidhet urgjentisht mbi bazat e dispozitave ligjore në fuqi.
Për zgjidhjen e këtij problemi fliten dhe degjohen variante të ndryshme, qoftë me propozimin që nxënësit të vazhdojnë të mësojnë në shkollën ku kanë mësuar gjertani, qoftë me propozimin se do të ndërtohet një shkollë e re, qoftë me propozimin që këtyre 11 nxënësve shqiptarë tu organizohet dhe paguhet udhëtimi gjer te një shkollë tjetër që është 8 kilometra larg vendbanimit të tyre, ose që sipas propozimit të fundit këtyre nxënësvëe shqiptarë tu rregullohet një ambient për të mësuar në Shtëpinë e Kulturës në këtë komunë, vetëm e vetëm që të mos mësojnë në Shkollën Fillore “NJegosh”.
Siç informojnë TV Alsat dhe TV 21 punonjesit e sigurisë së kësaj shkolle nuk lejojnë që as ekipet televizive të hyjnë brenda në këtë shkollë.
TV Alsat më datë 9 tetor 2019 informoi se prindërit e këtyrre 11 nxënësve shqiptarë të bindur se në shkollën Fillore “NJegosh” ka ambient të zbrazët janë kategorik në këkesën që fëmijët e tyre të mësojnë në këtë shkollë ku kanë mësuar gjertani.
Gjithnjë sipas TV Alsat prindërit e nxënësve shqiptarë i janë drejtuar me shkresë Qeverisë dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me kërkesë që fëmijë e tyre të mësojnë në shkollën Fillore “Njegosh”, ndryshe sëbashku me 11 nxënësit do të hyjnë në grevë urrie derisa të zgjidhet ky problem.
Sipas mendimit tonë për zgjidhjen e këtij problemi hapat e menjëhershëm që duheshin bërë, apo që duhen bërë pa humbur kohë, duhet të ishin, e para, zbatimi i ligjit dhe marrja e të drejtës kryetarit të Komunës Gazi Babë që të menaxhojë me ketë shkollë fillore, e dyta, suspendimi i menjëhershëm i drejtorit aktual të kësaj shkolle fillore për neglizhencën e treguar nga ana e tij, dhe emërimi i një drejtori të ri, dhe e treta, vendimi i prerë dhe i domosdoshem që këta nxënës shqiptarë të vazhdojnë të mësojnë në këtë shkollë ku kanë mësuar gjertani.
Zgjidhjet tjera të propozuara sipas mendimit tonë nuk janë adekuate dhe i ndihmojnë vetëm acarrimit të mëtutjeshëm të situatës dhe të marrëdhënieve ndëretnike. Shkolla e re siç po thuhet le të ndërtohet, por këta 11 nxënës domosdo mësimin duhet ta vazhdojnë në shkollën ku kanë mësuar gjertani.
Duhet tia vëmë gishtin kokës e të mendojmë me mendje të shëndoshë e me zemër, se me këto sjellje të pamatura, nxënësve shqiptarë u janë shkaktuar shqetësime dhe trauma shpirtërore të pariparueshme, që janë duke i përjetuar tashmë gati një muaj e gjysëm duke qëndruar jashtë bangave shkollore.
Te prindërrit e këtyre nënësve shqiptarë gjithashtu do të mbesin të pashlyera nervozizmi dhe shqetësimet shpirtërore nga kjo padrejtësi që është duke u ndodhur fënijëve të tyre.
Këtyre nxënësve shqiptarë po tu ndërtojmë tani edhe një shkolllë të formatit të një pallati nga Dubai, nuk kanë për ti harruar tërë jetën këto sjellje jonjerëzore, këto shqetësime dhe trauma psikike që i pësuan nga inatet e drejtorit të shkollës së tyre, nga kryetari i komunës Gazi Babë dhe nga prindërit e nxënësve maqedonas.
Kjo ngjarje e shëmtuar efekte negative ka shkaktuar edhe te nxënësit maqedonas, të cilët në vend që ti mirëpresin nxënësit shqiptarë për të mësuar në të njejtën shkollë, nga pridërit e tyre, nga drejtori i shkollës dhe nga kryetari i komunës Gazi Babë, u indoktrinuan me ndjenjën e urrejtjes ndaj nxënësve dhe prindërve shqiptarë, sikur këta duan tua marrin shkollën, edhe pse nënësit shqiptarë i kanë të njejtat të drejta për të mësuar në këtë shkollë, sepse shkolla është e përbashkët dhe se edhe prindërit shqiptarë janë taksapagues si edhe prindërit maqedonas. Shkolla është tempulli i dijes, i edukimit dhe i iluminiamit, e jo vend i demonstrimit të shovinizmit.
Fati i këtyre 11 nxënësve shqiptarë asesi nuk duhet të lihet në dorë të prindërve maqedonas, të drejtorit të shkollës Fillore “Njegosh” dhe të kryetarit të Komunës Gazi babë, sepse ata tashmë e treguan fytyrën e tyre të mbrapshtë shoviniste.
Ngjarja e shëmtuar ndaj nxënësve shqiptarë në shkollën Fillore “Njegosh” në fshatin Idrizovë në Komunën Gazi Babë, u përhap menjëherë nëpërmjet mediave te shkruara dhe elektroike, kështu që kjo ngjarje e pahijshme është bërë objekt debatesh nëpër shkollat dhe familjet në tërë Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, duke patur efektin domino të një epidemie shoqërore që shkakton vragë të padëshirueshme .
Fëmijët tanë duhet ti edukojmë dhe mësojmë për bashkëjetesë, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë, e jo ti ngarkojmë me nacionalizëm, shovinizëm dhe mosrrespektim të ndërsjellë. Për këtë arsye duhet të jetë i menjëhershëm angazhimi i Qeverisë, i Prlamentit dhe i të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut, që kjo plagë e sapo hapur të shërohet urgjentisht dhe në mënyrë të drejtë për të mos lëne pasoja afatgjata.
Kjo plagë mund të shërohet me sukses vetëm duke zbatuar ligjin dhe të drejtën e 11 nxënësve shqiptarë që të mësojnë në të njejtën shkollë ku kanë mësuar gjertani, e jo të përkëdhelen e lazdrohen prindërit shovinistë maqedonas duke ua realizuar qëllimet e tyre të dëmshme dhe ogurzeza.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut jetojnë në trojet e veta dhe gjithmonë kanë treguar konstruktivitet, ndryshe Maqedonia e Veriut pa shqiptarët do të ishte pre e rreziqeve nga shtetet përreth.
Zoti kur i jep jetë njeriut i dhuron edhe mundësi për të jetuar. Është egoja e sëmurë e disa njerëzve për tua marë të drejtat legjitime, ose pasurinë njerëzve tjerë, duke krijuar kështu diferencime pasurore e shoqërore.
Këta njerëz dashakeq për mëkatet që i kryejnë Zoti i dënon edhe në këtë jetë me ndonjë sëmundje ose pleqëri të rëndë, por dënimi më i madh është ai pas vdekjes, kur njerëzit vendosen në peshoren e drejtësisë për veprat që i kanë kryer gjatë jetës, dhe sipas meritës fitojnë xhenetin ose xhehenemin.
Mos harrojmë pa përmendur se të gjitha ambasadat dhe organizmat ndërkombëtare me seli në Shkup, me vemendje të madhë janë duke i ndjekur të gjitha dukuritë pozitive dhe negative që ndodhin në Maqedoninë e Veriut.