PD është gadi për zgjedhje!

Opinione

PD është gadi për zgjedhje!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 24 tetor 2019 Në ora: 08:26
Qamil Gjyrezi

Lulzim Basha u shpreh në një intervistë për Vizion Plus se: “P.D. është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës”.

P.D. dhe e Kryetarit Lulzim Basha kërkojnë publikisht që:

1.”Edi Rama t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas kushteve të Bundestagut”!

2.”Vendit i duhet një qeveri kujdestare për zgjedhjet, sic e ka në Kushtetutë edhe Maqedonia e Veriut”!

P.D. është parti e ndryshimeve të mëdha. P.D. ndryshoi sistemin politik ish- diktatorial në vitin 1992.  P.D. mbrojti Shqipërinë nga revolucioni komunist në vitin 1997. P.D. rrëzoi Fatos Nanon, një kryeministër të korruptuar në 2005. P.D. antarësoi Shqipërinë në N.A.T.O dhe i dha shqiptarëve lëvizjen e lirë në Europë.

P.D. do të rrëzojë autokratin e fundit në Ballkan Edi Ramën dhe do të vendosi demokracinë në vend! P.D. ka mbështetjen dhe asistencën politike të Partive Popullore Europiane dhe të C.D.U-së gjermane!

Kur e pyetën para disa ditësh këshilltarin ekonomik të Angela Merkelit, Martin Henze se, a është opozita shqiptare dhe Lulzim Basha të përgatitur për të luftuar krimin, korrupsionin dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës, ai u përgjigj: “Opozita e zgjedhur, ka potencialin, vullnetin, konceptet dhe mbështetjen evropiane, për të sjellë ndryshime të plota politike, ekonomike, ligjore dhe sociale në Shqipëri dhe kështu të organizojë një të ardhme për kombin shqiptar dhe pranimin në B.E. Shqipëria ka gra dhe burra fantastikë të rinj dhe me përvojë në Shqipëri dhe në mbarë botën”.

P.D. nuk e ka ndërprerë veprimin politik. Mbështetja e grevave lokale dhe kombëtare, tregon se P.D. e ka shumë të qartë dhe të detajuar “protestën” kundër qeverisë së Edi Ramës!

P.D. pavarësisht se  është në opozitë, ka përgjegjësinë dhe vetëdijen politike për fatin e integtrimit në B.E. dhe rivendosjen e demokracisë në vend.

P.D. do të organizojë padiskutim edhe protesta për rrëzimin e Edi Ramës.  Anëtarja e Kryesisë së P.D.-së zonja Grida Duma shkruan së fundi duke bërë thirrje për protestë: “Europa foli, asnjë hap më me Edi Ramën”!

Prandaj për të sjellë ndryshimin e vërtetë, duhet veprim politik i ideuar dhe projektuar me përgjegjesi dhe vetëdije për këtë ndryshim të domosdoshëm historik!

P.D., në këto muaj ka zhvilluar një aktivitet në të gjitha nivelet dhe strukturat politike në bazë!

Strukturat politike janë të gatshme për protesta kundër Edi Ramës dhe po punojnë për të organizuar zgjedhjet e parakohëshme, që janë e vetmja zgjidhje për të krijuar stabilitet në Shqipëri dhe rajon.

P.D. duhet të vazhdojë komunikimin me mbështetësit e saj dhe me njerëzit!

Në këtë kontekst zgjedhjet e lira dhe të ndershme sipas kushteve të Bundestagut” dhe një qeveri kujdestare për zgjedhjet, sic e ka në Kushtetutë edhe Maqedonia e Veriut, janë zgjidhja e vetme për situatën politike dhe sociale të rënduar që po kalon Shqipëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat