Vasfije Krasniqi Goodman, kjo heroinë e gjallë e Kosovës e meriton këtë post nga Qeveria e re

Opinione

Vasfije Krasniqi Goodman, kjo heroinë e gjallë e Kosovës e meriton këtë post nga Qeveria e re

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 27 tetor 2019 Në ora: 10:14
Vasfije Krasniqi Goodman

Vasfije Krasniqi Goodman, u ngrit lartë sedrës së sëmurë,paragjykimeve, stereotipeve dhe si shqiponjë krenare, kreshnike dhe sypatrembr ua ka futur frikën në palcë kriminelëve të Serbisë që gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/1999 kryen tërë ato masakra, vrasje dhe dhunime shtazarake.

Atë që nuk arritën ta bëjnë për 20 vitet e kaluara lidershipet e derisotëm të Kosovës e bëri trimeresha, guximrtarja dhe heroina e gjallë e Kosovës Vasfije Krasniqi Goodman.

Vasfije Krasniqi Goodman, duam apo sduam ta pranojmë, i vuri në hije dhe i turpëroi tërë lidershipet e derisotëm në Kosovë, të cilët vrapuan pas posteve, kryen vllavrasje politike, kryen vrasje të gazetarëve, u bënë milionerë profiterë të pasluftës, por e harruan atë më kryesoren, më thelbësoren, më të domosdoshmen, më sumblimen, më humanen, më njerëzoren,më dinjitozen, më kombëtaren dhe më patriotiken, dhe ajo është vënia para drejtësisë e kriminelëve të Serbisë ushtarë, paramilitarë dhe policë , të cilët në Kosovë kryen krime nga më monstruozet.

Vasfije Krasniqi Goodman me deklaratat e saj të guximshme për opinion njëherë e përgjithmonë e theu akullin e tabusë, e theu heshtjen 20 vjeçare të mbuluar nga lidershipet e derisotëm të Kosovës, dhe u bë promotore dhe shembëlltyrë se si duhet luftuar dhe përpjekur për ta vënë drejtësinë në vend.

Vasfije Krasniqi Goodman, shpërtheu si një vullkan kundër krimeve të Serbisë në Kosovë dhe për dënimin e kriminelëve serbë.

Vasfije Krasniqi Goodman bëri atë që nuk arrijtën ta bëjnë asnjëra nga qeveritë e derisotme të Kosovës dhe asnjëri nga diplomatët e Kosovës.

Vasfije Krasniqi Goodman më mirë se askush tjetër e gjeti rrugën dhe veprimin e vet për tua kthyer shqiptarëve dinjitetin kundrejt krimit.

Ajo meriton të jetë një diplomate që mendon dhe vepron lirshëm e guximshëm , siç ka vepruar gjertani.

Ajo dëshmoi se është modeste, por trimëreshë, fjalë pak e punë shumë.

Vasfije krasniqi Goodman, me siguri do të arrijë të organizojë që të përkthehen në gjuhë të huaja dhe të shpërndahen në OKB, BE, KE dhe te burrshtetasit e tjerë, librat që flasin për krimet e Serbisë në Kosovë, gjë të cilën përkundër apeleve tona të njëpasnjëshme, nuk arrijti ta bëjë asnjë Qeveri e derisotme dhe asnjë ministri e Jashtme e Kosovës.

Përkthimi dhe shpërndarja nëpër botë e këtyre librave që pasqyrojnë krimet e Serbisë në Kosovë, do të jetë arma më e fuqishme e Kosovës ndaj propagandës gënjeshtare agresive që Serbia është duke e kryer nëpër botë.

Vasfije Krasniqi Goodman dhunën serbe e ka pësuar në lekurën e saj, ndaj është duke u dëshmuar se ndjekjen e kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë nuk mund ta kryejë askush më mirë se ajo.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 26 teor 2019 në rubrikën e lajmeve, patëm rastin të lexojmë njoftimin nga Vasfije Krasniqi Goodman, se të marten, më datë 29 tetor 2019, para ambasadës së Serbisë në Nju Jork do të mbahet protestë e organizuar nga Komuniteti shqiptaro-amerikan, Boshnjako-amerikan dhe Kroato-amerikan për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale që Serbia i kreu në fundshekullin e 20- n Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Vasfije Krasniqi Goodman, deklaron se, “ Do tia kujtojmë Serbisë krimet e bëra në Kosovë”.

Vasfije Krasniqi Goodman, shton se, ”Pas kësaj proteste hapi tjetër do të jetë që OKB ta fut në listë Raportin e Kosovës, për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare, që OKB ti bëjë presion Sebisë ta pranojë fajin, ta pranojë krimin e bërë , për ta çuar drejtësinë në vend”.

Vasfije Krasniqi Goodman, me tej deklaron se, “Për meshkujt e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë neve grave , ata bile tash duhet me na përkrahë, se ne ishim ato femrat, ato nënat, dhe ato motrat e vajzat, që i larguam meshkujt prej shpije për të mos me u ndodh diçka prej serbit, kurse na u ballafaquam, fyt për fyt luftuam me shkaun”, ka deklaruar në Bon Bon, Vasfije Krasniqi Goodman.

Kësi angazhimi dhe guximi i nevojiten më shumë se kurë sot Kosovës.

Vasfije Krasniqi Goodman shpërtheu si vullkan në drejtim të sensibilizimit të vetëdijes ndërkombëtare për t'iu qasur me seriozitetin e merituar trajtimit të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Vasfije Krasniqi Goodman qe e para kosovare që solli frymën e re në pranverën politike në Kosovë , solli guximin për ndryshim, gjë që u dëshmua edhe me fitoren e më të merituarve ne zgjedhjet e 6 tetorit, duke i flakur nga postet udhëheqëse horrat, kriminelët e rezilët e Kosovës.

Mendojmë se propozimi ynë që Vasfije Krasniqi Goodman të jetë diplomate nderi e Kosovës për krimet e Serbisë, është më se i qëlluar dhe se duhet të merret seriozisht në konsideratë dhe të mbështetet nga Qeveria e Re e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat