Nuk po akuzohet UÇK-ja, por individët, mos tentoni të fshiheni pas saj

Opinione

Nuk po akuzohet UÇK-ja, por individët, mos tentoni të fshiheni pas saj

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 8 nëntor 2019 Në ora: 06:28
Kadri Veseli

Nese krimët kanë ndodhur, e ne rastin e Serbisë gjatë okupimit ushtarak të Kosovës, më siguri së po, në këtë rast edhe nese ndonjë kriminel serb që nuk është i gjallë, duhet t’i shqiptohët denimi për vrasjet e civilve, femijve, pleqve, grave dhë të gjitha ato krime të bëra Kosovë.

Pra, pse nuk u akuzue ( mësa di une ), asnji komadant apo ushtar i UÇK-së i cili nuk është gjallë për ndonji vepër që mundë të konsiderohët nga Gjykata Speciale si vepër kriminale.

Nese ka deshmi, ai mundë të shpallët fajtor edhe në mungesë edhe për së vdekuri për ta sjellë drejtësinë në vëndë për hirë të viktimës.

Njerzit janë vra para, gjatë dhë pas lufte( jo në front), qoftë siq u kualifikuen si spiun të Serbisë ( ama askush nuk e ka të drejtën më ja marrë jetën askuajtë pa gjykim ) dhë ky ishte arësyetimi i disa komadantve që tani u shëndërruan në milioner anipse sipas Xhavit Halitit, qdokush në Kosovë mundet më ipas 2-3 milion. Qfar cinizmi.

Qfar hipokrizie dhë poshtërsie të nji “ peshku “ madhë që una do ta quaja peshk i ngordhur sepse sipas të gjitha gjasave ashtu do t’i vijë dita.

Lereni Ushtrinë Çlirimtare të qetë e posaqërishtë heroit e vërtetë që e dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhë shtetësinë e Kosovës.

HashimThaqi ishte ai icili idetyrojë deputetët e PDK-së për ta vitue Gjykatën Speciale. Kur ta vrashë vetën, ske kuajtë me i lypë gjak, thojnë të vjetrit.

Kadri Veseli, si Kryeparlamentar, pse nuk u distancue por ishte në nji vijë  më shefin  e tijë, sa po dukët sipas teorisë së tyre, e ndoshta kanë patur ndonjë premtim nga kushedi së, nese e votoni Gjykatën Speciale, mundë të ju këqyrin përmes gishtave. Domëthënë, ma mirë më ju këqyrë përmes gishtave së përmes reshetkave ?!

Ai që është fajtor, atijë i duhët nji rrugëdalje pa marrë parasyshë koston e përgjithshme. Lë të themi kushtimishtë por pse jo edhe më deshirë që të gjithë të shpallën të pafajshëm, anipse, përseri po e thëmë së më këtë, nuk akuzohët e tërë UÇK – jae as nuk akuzohët lufta si luftë për ta mbrojtur pragun e shtepisë, familjën dhë pasurinë.

Me mos reagimet tona më kohë dhë në mënyrë të argumentuar duke u bazuar në faktët dhë deshmit që jo vetem që i kemi patur si individ sepse e kemi humbur familiarët dhë të dashurit tanë por,gazetar të ndryshëm megjithate kanë sjellë deshmi edhe përmes mjeteve të tyra të informimit qoftë të shkruara apo vizuele.

Ato informata kanë shkue edhe Kongresin apo Senatin Amerikan, në organët shtetërore amerikane, në Evropë apo institucionet tjera nderkombëtare për të drejtat e njeriut dhë irganizatave tjera humanitare.

Por, fatëkeqësishtë, jo në mënyrë institucionale. Pse?.

Pse pushtetarët e deritanishëm që ishin në pushtet gjatë gjithë kësajë kohe, nuk u angazhuan që e vërteta të delë në shesh për qka nuk kishte pasë nevojë për nji gjykatë nderkombëtare.

Në fakt, pse nuk nisëm asnji procedurë për dyshimët që janë shprehur publikishtë për vrasje më motive politike e që nuk u zbardhën deri në ditën e sotit.

Dikush në mënyrë naïve ka mendue së, pasi Serbia nuk po ndërmerr hapa në ketë drejtim, edhe nuk duhët.

Serbia ka qenë agresore dhë kur ajo heshti, megjithate gjykata ndérkombëtare i denojë disa nga kriminelët kryesor anipse numerikishtë si kriminel dhë për krimet e bëra në Kosovë, janë minimale dhë nji ditë nese ne nuk heshtim, ajo duhët ti denojë kriminelet e vetë siq ishte rasti i vrasjës së tre  vëllazërve Bytyqi për qka edhe u organizue degjim( hiring) në Komitetin për marrëdhënie më jashtë të Kongresit amerikan por, ata si shtetas amerikan.

Të njejtën gjë mundë ta bëjmë edhe ne duke I pregatitur faktet që i kemi, por, duhët përkushtim, punë dhë vëndosmeri.

Intelektual dhë veprimtar të qeshtjës kombëtare, më vetëiniciativat e tyre kanë ndërmarrë veprime në mbledhjen e fakteve dhë deshmive duke botuar libra më emra e mbiemra edhe të viktimave por edhe të kriminelve për krimët që kanë ndodhur në kosovë nga ushtria, policia dhë paramilitarët serb. Pse nuk shfrytëzohën ato dhë pse organët e drejtësisë heshtin ?

As Presidenti, as Kryeparlamentari e fatëkeqësishtë, as Parlamenti nuk qenë në gjendje t’i vëjnë në levizje gjykatat e prokurorët për të ngritur padi nda Serbisë për krimet e bëra në Kosovë.

Është turp dhë tragjedi së si sillën organët shtetërore ndaj të pagjeturve më të cilët Serbia tallët dhë nuk qanë kokën për to. Ne, nuk i përfillëm thirtjet e nënave.

A e kemi ndonjë Rezolutë Parlamentare për këtë? A i ka dhanë dikush detyrë Presidentit, Kryeministrit apo Prokurorit shtetëror për të ndermarrë masa të duhura ligjore?.

A është inicue kjo qeshtje si primare e në rëndë të parë humane e njerzore. Pse heshten instirucionet ma të larta shtetërore dhë a pati dikush guximin të ngrisë kërkesë për përgjegjësi institucionale?.

Tërë kohën trumbëtohej për kapjën e shtetit. Tërë kohën flitej e përflitej së Presidenti që  udhëhiqte më dialogun më Serbinë anipse jashtë kushtetutës, thuhej së është i shantazhuar. I vuri kusht Serbisë për të pagjeturit ?

Pse, as Presidenti e as Kryeparlamentari njiherit udhëheqës i SHIK – t gjatë luftës, asnjihere nuk e panë të arësyeshme ta informojnë Parlamentin për veprimtarinë e tijë dhë, dhë pas të gjitha atyre akuzave për vrasjet në Kosovë posaqerishtë kur Serbia u largue, asnjihere nuk dhanë spjegime, nuk u distancuen por, gjithnji në heshtje sikur ato akuza ti bëhëshin ndonji individi jashtë Kosove, ndonji përsoni i cili asnjiherit nuk është marrë më keto qeshtje e “as që është në dijeni “.

Thuhët së afro 1800 përsona janë vra, por jo nga dora e shkjaut sepse ata u dëbuan nga Kosova. Kuajt ti drejtohët gishti për këto vrasje.

Vrasje të rënda të udhëheqësve ushtarak, politik, biznismen e veprimtar të dalluar, deri të bashkëluftetartë tyre në luftë nga frika së do t’ua marrin pushtetin për të cilin këta të gjallët paskan luftue.

Të ftuarit nga Gjykata Speciale, nuk mundë dhë nuk kanë të drejtë ta fajsojnë askënd në Kosovë. Nese jeni të pafajshem, ju deshorojë që të mos keni kurfar problemi por, kush i vrau ata që nuk janë ma në mesin tonë siq siq thotë populli, ditën për diell.

Gishti drejtohët kah ju zotëri pushtetar e komdant. A jeni të pastër për këto akuza që jau thanë publikishtë qoftë edhe në Parlament.

Ju duhët të shfajsoheni ose, duhët ta pranoni krimin. Nuk ka mundësi që peshku më u pjekë e helli mos më u djeg. Populli e ka nji thënje : nuk ka gjak të humbur.

Në këtë thënje, shpresojnë të dëmtuarit. Drejtësia duhët të vijë në vëndë.

Përderisa të udhtini për Hag, për nji moment, a ju shkonë mendja të ata që I kanë humbur të afermit, jo në luftë por, pas lufte.

Lëshohuni në lekurën e tyre që ti kuptoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat