Europa e vogël ballkanike, pa Kosovën!

Opinione

Europa e vogël ballkanike, pa Kosovën!

Ilir Vata Nga Ilir Vata Më 11 nëntor 2019 Në ora: 12:08
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Një faqe e re shpalosët në Ballkan, integrimi Brenda rajoni, lëvizja e lirë, marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike, tregtare. Jemi në një situatë kur BE është skeptike për hapjen e rrugës europiane për Ballkani, kur Kosova vazhdon të mbaj taksën 100% ndaj Serbisë, kur dialogu Serbi-Kosovë ka ngecur, kur qeveria e re e Kosovës po formatohet dhe një zhvillim me senc të mirë për lëvizjen e lirë në Ballkan, por pa Kosovën?!

Lëvizja e lirë, por e vetëkushtëzuar apo e kushtçzuar për shkak të Serbisë.

Ajo që e mban peng Ballkanin është Serbia, sepse i takon asaj, jo vetëm të kërkojë falje si shtet për krimet dhe gjenocidin e ushtruar, por të jap dëmshpërblimin e luftës në Kosovë, dhe ta njoh shtetin më të ri ballkanik për t’i hapur rrugë integrimit të saj në radhë të parë dhe Ballkanit në tërësi, duke i dhënë fund urrejtjes dhe ligjëruar paqen rajonale.

Lëvizje e lirë, por e kushtëzuar..?!

Për ke e kushtëzuar ?Për Kosovën që pret që vendet në botë të vazhdojnë njohjen, bashkë me disa vende të BE-së që vazhdojnë ta mohojnë për shkak të interesave të tyre politike, pra një standard i dyfishtë në kundërshtim me politikën e BE-së, ashtu si dhe vendet e Ballkanit kërkojnë të bëjnë Europën e vogël pa Kosovën, një përjashtim që lidhet më kërkesën e Serbisë, shengeni ballkanik, pa Kosovën.

Pra, Serbia vazhdon ndikimin dominant në Ballkan, duke vënë kushte, veprime përjashtuese, të njëanshme, hakmarrëse dhe që ndjellë dasinë në rajon në fovor të interesave të saj dhe në dëm të interesave shqiptare në ballkan.

Shqiptarët janë populli më i madh në rajon pas Serbisë dhe duhet të unifikojnë qëndrimet në tërësi për të luajtur rolin e tyre përcaktues, pasi nëse vazhdojmë të veprojmë të ndarë, atëherë roli i shqiptarëve do të minimizohet dhe bëhet i papërfillshëm.

Nëse flet Maqedonia, shqiptarët, janë aty dhe kanë rolin e tyre në shtet formim. Nesë flet Mali i Zi, shqiptarët, po e po. Po ashtu, Kosova dhe Shqipëria duhet të flasin me një zë përsa i përket çështjeve rajonale, çështjeve kombëtare, çështjeve të integrimit, të bashkëpunimit ekonomik, sepse mbi të gjitha janë nën ombrellën e vlerave kombëtare, pavarësisht situatës politike ku ndodhen.

Kosova është realitet politikë, gjeografik dhe juridik, për sa i përket shteti, juridiksionit territorial dhe identitetit kombëtarë, që ka të njëjtën shenjë barazimi si Shqipëria dhe çdo shtet tjetër në botë.

Përjashtimi, apo vetëpërjashtimi i Kosovës do ta zhbëjë çdo insiativë politikë, madje dhe politika amerikanë do ta shoh më një këndvështrim tjetër rajonin, duke dyshuar se përjashtimi i Kosovës mbart një tjetër gjë të pathënë, pikërisht për atë që druhen amerikanët, ndikimi i influencave anti-perendi, ati shqiptarëve, që kërkojnë që rajoni i Ballkanit të të ndryshojë kurs politik, ose të rikthehet aty ku ishte, në batakun e vjetër të bolshevizmit.

Problemi qendron në faktin se në cilën anë ashtë ndikimi rus, te përjashtimin apo vetëpërjashtimin, pra qeveria e re e Kosovës po tenton të ndryshojë kurs, apo qeverisja aktuale me ndikimin e qeverisë së vjetër apo presidencës atje.

Nga pikëpamja politike, lëvizje e lirë për Ballkani është nj hap i madh integrues në rajon, pasi i paraprinë integrimit të Ballkanit si një i tërë, por dhe një kundrapeshë që i vihet Europës, pasi nëse do mbetët në këtë situatë, Ballkani mund të zgjedh një rrugë tjerët të kushtëzuar, pra kur të ri politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat