6 Tetori 2019 - dita e fitores së nacionalizmit dhe  demokracisë - Bota Sot
6 Tetori 2019 - dita e fitores së nacionalizmit dhe  demokracisë

Opinione

6 Tetori 2019 - dita e fitores së nacionalizmit dhe  demokracisë

Nga: Skënder Kapiti Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:39
Skënder Kapiti

Po ta shikojmë historinë 100 vjeçare të Shtetit shqiptar të Shqipërisë por edhe atë të këyre 20 viteve  të Kosovës së pas çlirimit , nuk është vështirë për të konstatuar se  si nacionalizmi ashtu edhe demokracia politike kanë qenë dy virtytet që  i kanë munguar politikës  dhe pushtetit si në Shqipëri dhe ashtu edhe në Kosovë.

Me patriotizmin, me demokracinë dhe me shtetin politika dhe politikanët shqiptarë kanë bërë e thënë vetëm retorika; me patriotizmin ,me sakrificat , me mundin dhe me gjakun e shqiptarëve politika dhe politikanët shqiptarë vetëm sa i kanë shfrytëzuar, dhe vetëm sa kanë spekuluar me to për interesa personale dhe pushteti. Kjo ka qenë sëmundje e pashërueshmme për politken dhe për politikanët e Tiranës por që u mor si “model” edhe nga politika e Prishtinës. Si patriotizmin , pra nacionalizmin  dhe interesin kombëtar ashtu edhe demokracinë,pra lirinë dhe drejtësinë , si në Shqipëri  ashtu edhe në Kosovë janë mposhtur dhe sfiduar nga autokracitë, korrupsioni , hajnija, lufta vetëm për pushtet dhe për pasuri  si dhe nga tradhëtia karshi interesave kombetare që kanë bërë politka e politikanët shqiptarë.

Në Shqipëri si monarkia, komunizmi dhe diktatura komuniste por edhe pseudodemokracia e pas komunizmit kanë qenë dhe kanë funksionuar vetëm si beteja e konflikte amorale, korruptive, kriminale dhe antikombëtare për pushtet të cilat i kanë shkaktuar vuajtje, mjerim , varfëri dhe vetëm fatkeqësi shqiptarëve.

Ky fakt dhe realitet nuk ka nevojë që të zgjatesh më tej me llafogji të mëtejshme për ta argumentuar atë se Politika e Tiranës kurrë nuk ka qenë në interes të kombit  dhe as nuk ka pasur as liri, as ligj dhe as program e vizion demokratik e kombetar.

Po kështu edhe politika e derimësotme e Prishtinës.

Rezultati i saj: të dy shtetet shqiptare të fundit në sundimin e ligjit dhe të ndërtimit të shtetit ligjor; të parët në pasiguri juridike dhe ekonomike, te paret ne korrupsion,varfëri , papunësi dhe në eksod. Dhe merita e kësaj gjëndjeje si në Shqipëri dhe në Kosovë   i faturohet asaj se politika në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka pasur as nacionalizëm dhe as demokraci.

Zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, verdikti ppullor i dha goditjen e rëndë kësaj politike dhe ia ka besuar pushtetin VV dhe LDK-së , Albin Kurtit dhe Vjosa Omanit që për herë të parë në pushtet te shqiptaret vijnë dy forca politike me program dhe me vizion nacionalist dhe demokratik, si politike vizionare pozitiviste për të cilat ka nevojë Shqipëria e Kosova dhe të gjithe shqiptarët kudo ndodhen ata. Në Shqipëri ku gjëndja sot ka precipituar shumë keq, pasi Shqipëria realisht sot ndodhet në një krizë shtetërore gjithë institucionale, meqenëse shqiptarët të tradhëtuar nga elita politika jokombëtare dhe antidemokratike e këtij tranzicioni 30 vjecar  nuk mundën që ta skulifikojnë dhe ta ndëshkojnë me vote demokratike elitën e keqe politike të Tiranës , shpresa për ta bërë dekriminalizim e politikës së Tiranës është VETTING-u, ligji i dekriminalizimit të politikës dhe të drejtësisë në Tiranë. Një politikë e kriminalizuar në një shtet dhe me një drejtësi po të kriminalizuar e të korruptuar në atë shtet mungon dhe luftohet e sfidohet si nacionalizmi ashtu edhe demokracias. Në Kosovë VETTING-u popullor i 6 Tetorit e ndëshkoi politikën antipatriotike dhe pseudodemokratike, tani radhën e ka votuesi në Shqipëri të  cilit në ndihmë i ka ardhur edhe VETTING-u që po bëhet në Drejtësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat