Pse ju Enverista, LPK-ista po i quani shqiptarët shpiuna të UDB-së - Bota Sot
Pse ju Enverista, LPK-ista po i quani shqiptarët shpiuna të UDB-së

Opinione

Pse ju Enverista, LPK-ista po i quani shqiptarët shpiuna të UDB-së

Nga: Bardh Nengurra Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:44
Bardh Nengurra

Asnji komb ma shumë se neve shqiptarët nuk i ka pas dy fatkeqësi të tmerrshme damet e të cilave si duket kurr nuk do i riparon.

Fatkeqësia e parë ishte pushtimi turk-osman dhe e dyta ishte krijimi i celulave të para të PARTISË KOMUNISTE në Shqipni celula këto që per nji kohë të shkurt u ban Parti dhe u perhapen në të gjitha trojet shqiptare. 

Nuk do mirrem tash me histori të Partisë Komuniste në Shqipni , por vetem do e ceku faktin që e dimë të gjithë se fillet e sajë i solli Ali Kelmendi pasi ai kur u këthye nga Rusia e Leninit nuk gjetë perkrahje askund mes shqiptarve në Dardani dhe trojet tjera që ishin të okupueme nga Jugosllavija e parë Mbretnia Serbo-Kroato-Sllovene. 

Por Partia Komuniste në Shqipni u formue nga Enver Hoxha nene direktivat e Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes që të dy malazez jugosllav.

Ashtu si pushtimi osman 600 vjet ma parë që gjeti mercenar shqiptar per ta pushtue e sundue Arbërinë edhe komunistat e formuem nga direktivat e Kominternes ruse në Shqipni në krye me Enver Hoxhen i shpallen luftë rrymave Nacionaliste Shqiptare dhe me dhunë e moren pushtetin. Nga kjo kohë , pra viti 1945 që shenojë fundin e Luftës së Dytë Botnore ,Shqipnia u pushtue nga bastard shqipfolës të qujtun komunsit që vepronin me ideologji sllavo ruse të Leninit , ma vonë Stalinit.   

Shqiptarët e Dardanisë dhe të trojeve tjera shqiptare mbeten të pushtueme nga jugosllavet jo pse e dëshruen pushtimin, por pse u tradhtuen nga PKSH dhe Enver Hoxha. Mjerishtë per dashninë që paten gjithmonë per Shqipnine dhe Tiranën Dardania dhe pjesët tjera të okupueme e besojshin propaganden komuniste që ndëgjohej permes valve të dobta të Radio Kukësit dhe Radio Tiranës dhe e adhurojshin Enver Hoxhen pa pas iden se në çfar gjendje ai e ka sjellë Shqipninë dhe popullin e sajë. Kjo dashni nga ana e shqiptarve të Dardanisë ishte e sinqertë dhe per këtë shkak u krijuen edhe organizata të ndryshme Revolucionare Komuniste gjithmone me direktiva të Tiranës. 

Rrymat atdhetare të shqiptarve në Dardani filluen të sulmohen si shpiuna , si sherbëtor të sistemit dhe u qujten TITIST. Ky avaz mjerisht vazhdon edhe sot e kësaj dite, kësaj mbrapshtije ja pau sherrin Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Dardanisë ( Kosovës ) në Tiranë e cila u pengue dhe u luftue pameshirshem sepse Tirana zyrtare vazhdonte të mbetet me ideologji stalinisto-enveriste dhe grupet e dikurshme ilegale të ideologjisë komuniste tash u organizuen në LPK ( Levizja Popullore e Kosovës ) dhe formuen bandat e veta kaçake të cilat banda i shpallen luftë Levizjes Popullore gjithëshqiptare LDK-së që u organizue me referendum dhe udhëhiqej nga Akademik e Profesor ma eminent që kishte Dardania. Kjo organizatë u formue me 23 dhjetor 1989 dhe lider i sajë ishte Dr. Ibrahim Rugova. Envero-stalinistet e Dardanisë dhe trojeve tjera shqiptare edhe ma heret si LPK filluen me i shpif e pergojue disa intelektual e gazetar të të vetmes ditore në gjuhen shqipe në ish Jugosllavinë Federative , gazetar të RILINDJËS. Në fokus ma së shumti u vun Korespondent shqiptar të RILINDJËS që punonin në shtetet Europrendimore. Disa enverostalinista paten fillue me perfolë Ramiz Kelmendin e ndjer, pastaj Jusuf Ferzin e ndjerë, Jusuf Buxhovin etj, etj. Në fokus të pergojimeve të kesaj shtrese bastarde te ideologjisë enveriste u vun edhe Akademik dhe të gjitha këto poshtersi i bajshin per faktin se edhe populli ynë ma në fund arriti me pas gazetar që mund të maten dhe të ngadhnjejn me gazetar serb dhe të popujve tjerë jugoslalv. Që ma në fund edhe shqiptaret kishin Akademiket e vet që jua kalonin me të gjitha Akademikve serb dhe të tjerve jugosllav. Klyshet e Enver-Popoviqit në vend se me u gëzue që kishim njerëz të aftë ata filluen me i shpif. I quenin shpiuna, i quenin titista e udbasha. Per mendësinë e ketyne bastardve ma mirë te mbetet populli ynë si dikur kur kualiteti i vetem që neve dergojshim në Beograd ishin SHARRAGJINJET dhe HAMALLAT.

Meqense po shof se kjo temë asht e gjanë po e shkurtojë dhe po dal te subjekti që me shtyni me e shkrue këtë shkrim. 

Disa vagabond bjerrakohës të mergatës tonë si Ibrahim Kelmendi , Fahrudin Tafallari, Sheradin Berisha etj, etj askund nuk e kan permend emnin e Korrespondenti të RILINDJËs , Prof . Jusuf Buxhovi ma heret, por ata filluen ta shpifin e pergojojnë tek pasi në Dardani u formue LDK-ja. Bandat e kmerve të kuq enverostalinista të LPK-së të shperndam neper Europë, kryesishtë në Gjermani e Zvicër, nga dikah ( per mendimin tim nga Ministria e Mbrendshme Jugosllave të ciles i kan sherbye ata vetë ) moren vesh se LDK-në per ta formue i pari u autorizue nga emisar shtetnor Amerikan në Gjermani, u angazhue Gazetari i RILINDJËS Prof. Jusuf Buxhovi. Për këte që e them unë ju ftojë ta lexoni librin " KTHESA HISTORIKE - VITET E GJERMANISË DHE EPOKA E LDK-SË "  e autorit Jusuf Buxhovi. Posa u fomue LDK-ja dhe u deturue me u zhduk UJDI në Dardani që u provue të formohet nga Veton Surroj, pastaj aty u futen Bajram Kosumi , Adem Demaqi dhe edhe e nderroj emnin nga UJDI ne Paria Parlamentare e Kosovës, por në themelimin e saj UJDI i Kosovës ishte  simoter apo patericë në Dardani e UJDIT jugosllav të Mira Markoviqit ( bashkëshortjae Sllobodan Millosheviqit ). Prof. Jusuf Buxhovit nga dita që u themelue LDK-ja ju lëshuen në shpinë kopilat enverista dhe qe 30 vjet rradhazi nuk kan lanë gja pa shpif e pa e akuzue. Kan shkue aq larg këto banda shqipfolëse sa e kan shpif se ai gjoja ka marr në intervista ndonji LPK-ist që asht arrestue nga policia serbe. Pra e akuzojne dhe thojnë se ka lujt rrolin e prokurorve të UDB-së Prof. Jusuf Buxhovi.  

( Nji sqarim per lexuesin: ju betohem në femije e familje se në jeten time vetem kur ka qen promovimi i librit " SHTËPIA NË RRUGË " e Avdyl Gërvalles në sallen e Bibliotekes Kombëtare në Prishtinë mu dha rasti dhe  jam pershendet dorë per dore me profesorin Jusuf Buxhovi, pra nuk kam asnji interes me i dalë në mbrojtje , ate e njof si themeluesin e LDK-së, si shkrimtar, si gazetar, si studjues e historian dhe e kam lexue dhe e lexojë me andje dhe i kam pothuej të gjitha librat e Prof. Buxhovi në mesin e librave të Bibliotekes time në shtëpi ).

Per faktin se ish LPK-istet tash të vetshpallun Komandanta e Gjeneral dhe Luftëtar të UÇK-së të shperndam në PDK, AAK , AKR, e parti tjera në Dardani jan kryesishtë analfabet , janë injoranta e mjerana ata as nuk kuptojnë kur dikush flet e as vetë nuk dijnë çka flasin.

Në pranverën e këti viti në nji TV ishte musafir Prof. Jusuf Buxhovi dhe ai aty pasi u pyet nga moderatori Leonard Kerquku , Prof. Jusuf Buxhovi tha, citat ; as lufta e UÇK-së nuk ka qenë krejt e pastër, nuk ka qenë e pastër sepse në luftë jan vra edhe ushtar të UÇK-së e per disa prej tyne perflitet se nuk i ka vra plumbi i anmikut serb. Edhe pas luftës pjestar të UÇK-së apo njerez me uniforma të UÇK-së kan vra veprimtar te LDK-së. Fund i citatit. Hajt kush mund ta mohon realitetin qe e tregojë me guxim intelektuali Prof J. Buxhovi. Kush e vrau gazetarin e parë të UÇK-së Ali Ukën?. Kush i vrau Ilir Konushecin dhe at mjekun shqiptar ( nuk po me kujtohet emni ), kush e vrau Ardian Krasniqin? Vrasjen e Ardiait z. Ramush haradinaj ne librin intervistë mete nga Bardh Hamzaj e Blerim Shala deklaron se dyshon ta ken vra policia serbe në Kliqinë Ardianin, Ramushi sipas asaj që i ka tregue Mujë Krasniqi ka gjasë se asht vra nga bashkluftëtari i ti qe ishte me te.Pra këte e thotë ramush Haradinaj dhe asht kjo në librin " PAQJA E GJENERALIT ".  A nuk i vrau nji dorë mizor e msheftë por qe edhe lopet në grazhd e dinë se cilet ishin ata. A nuk i vrau PO KJO DORË MIZORE E SHQIPTARVE mbi 1200 veprimtar  të LDK-së, gazetar, intelektual , truproje të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, , Deputet të Parlamentit, Kryetar komunash etj, etj ?! Pra Prof. Jusuf Buxhovi nuk zbulojë Ameriken , ai vetem e tha atë që do duhej ta themi të gjihë populli bashk. Dhe menjihere me kerrcnime e ofendime Prof. J. Buxhovi ju leshuen enveritat Nasim Haradinaj dhe Gani Koci. Nasimi me at fjalorin e ti tipik shau e shfryu flliqësi , ndersa Gani Koci e kerrcnojë direkt me jetë Prof. Jusuf Buxhovi. Po ky Gani Koci e kerrcnojë edhe tash para tri -katër ditve dhe fjalori kerrcnues asht po ai i pranveres, citat; kemi faj na , ka faj Hashim Thaçi që ty e atyne si ti me kohë nuk jua hjeken flamen e sot nuk kishit folë . Fund i citatit.

Une të dyja heret kam reague me shkrim per këto deklarata , por heren e fundit reagova ashper dhe me fjalor ofendues sespe e humba kontrollin kur lexova se si nji pijanec ( Gani Koci ) e kerrcnon nji Profesor që asht autor i mbi 60 veprave letrare, asht autor i tetë librave me nga 400-500 faqe ku spjegon historinë tonë Dardane dhe ku e shemb teorinë serbe per Dardaninë djep serb, asht autor i Historisë së Maqedonisë poashtu me tre kater libra me nga 400-500 faqe ku deshomë me fakte shkencore se Maqedonija asht dhe ishte gjithmonë shqiptare dhe të gjitha keto libra me vlera kombëtare janë dhe të perkthyeme ne gjuhen angleze e ate gjermane.

Shkrimin tim të fundit të botuem në BOTA SOT me titullin " MJAFT MA MOS HA M...O GANI KOCI "  e kishte pas lexue edhe nji ish Profesor i Shkollës së Mesme të Policisë në Vushtrrih. Dje me thirri ne telefon dhe me tregojë se numrin tim e ka marr nga nji mik i imi me te cilin rastësishtë qenkan fqinjë në nji qytet në Gjermani. Ky Profesor i nderuem ma tregojë nji ngjarje por me luti që mos ta publikojë emnin e ti. 

Ja ngjarja per të cilen me foli Profesori X.Y. 

"Ishte koha kur pushteti serb ofronte letra ku deklaroheshe se e pranon pushtetin serb dhe do punosh tue e respektue at pushtet. Neve në Shkollen e Policisë kishim Sindikaten tonë. Mendojshim se po e refuzuem nenshkrimin gjithçka bjen ne doren e serbve dhe të bashkpuntorve të tyne. Por meqense sapo ishte formue LDK-ja neve u organizuem 40 burra dhe shkuem në seli të LDK-së ku na priti Presidenti Dr. Ibrahim Rugova , Prof . Jusuf Buxhovi dhe edhe disa tjerë. Presidenti Rugova na pershendeti, dhe tha se per punën që jeni ardhë bisedoni me Jusufin ( Buxhovin ). Neve i treguem situaten tonë  pasi mbetem vetem na 40 , Porofesor e punonjës të Shkollës së Policise ne Vushtrrih dhe Jusuf Buxhovi . Une personalisht ja shtrova këtë pyetje; a na perkrahni juve nese neve disa nenshkruejm ato dokumente serbe dhe nuk largohemi nga puna, por neve aty do punojmë gjithmone per LDK dhe per popullin me aq sa mundemi? Prof. Jusufi na tha; nese juve zotoheni per atë punë do e keni perkrahjen tonë të LDK-së. Unë i shtrova pytjen tjetër; .. a tja fillojmë luftës sepse neve aty në shkollë kemi bukur nji arsenal armesh dhe po na thatë ju jemi të gatshem? Prof. Jusuf Buxhovi qeshi dhe tha. Jo asnjihere neve nuk jemi të zotët per luftë tash per tash. Po e filluem luftën per pak kohë Serbia do na zhduk neve bashk me Shqipninë . Lufta do shperndahet dhe do luftojne sllavet mes veti derisa lodhen e pastaj na vie radha neve por neve deri atëhere duhet me u pregaditë dhe gjithsesi me perfitue perkrahje të Amerikes dhe shteteve tjera prendimore " Fundi i tregimit që ma tha X.Y. dje permes telefonit. Juve klyshet e envero-popoviqet e ish LPK-së nuk keni tru me kuptue sa vizionar ka qenë atë kohë Prof. Jusuf Buxhovi andaj juve e sulmoni.  Bisedova  me X.Y. edhe pak dhe ishte shumë interesant biseda me te sespe shifej se ai njeri asht intelektual dhe burr Atdhetar. Gjatë bisedes me te ai ma tha edhe këtë. O z. Bardh, këta idiot që po e shpifin Prof. Jusuf Buxhovi per UDBASH e shpiun munden me hanger çka nuk hahet , por po të kishte qenë Jusuf Buxhovi i tillë ai do na dergonte neve 40 vetave në burg pasi neve i treguem se kemi armë dhe se çka mendojmë me ba , por vetem permes sinjalit të institucioneve që ishte LDK-ja në atë kohë. Shumë mendim me pjekuni i X.Y. dhe ai ishte shqetsue se si nji grup rrugaqësh të ideologjise enveriste-popoviqjane  në kontinuitet shpifin dhe kerrcnojnë nji intelektual, nji shkenctar dhe nji Atdhetar çfar asht Prof. Jusuf Buxhovi. Edhe une jam shumë i indinjuem dhe i shqetsuem. Atyne që po e shajnë dhe po e kerrcnojne Jusuf Buxhovin une ua them këtu publikishtë se po e gjetë diçka Profesorin ashtu si pat ndodhë me Bardhyl Ajetin, Bekim Kastratin, Besim Dajakun, Gani Gecin, Fetah Rudin, Shaban Manaj, Ismet Rracin, Smajl Hajdaraj, Xhemajl Mustafen, Enver Malokun, Kosovë Zeqiraj, Haki Imerin etj, etj, i tanë populli e di se nga kush i ndodhi dhe patjeter do pergjigjeni dhe do delni para drejtësisë. Juve vetë veç jeni vetdeklarue se me deshirë e kishit vra Profesorin Jusuf Buxhovi . Unë lus Zotin qe ju e ata si ju e vrafshit vetveten dhe femijet tuej që njihere e pergjithmonë ta zhdukni vetë faren tuej te ideologjisë komuniste sllave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat