Gazeta “20 minuta” Gjenevë njofton: “Të gjithë duan të na ndihmojnë”

Opinione

Gazeta “20 minuta” Gjenevë njofton: “Të gjithë duan të na ndihmojnë”

Alfred Papuçiu Nga Alfred Papuçiu Më 28 nëntor 2019 Në ora: 18:28
Tërmeti në Shqipëri

Pas tërmetit vdekjeprurës, të martën, shqiptarët në Zvicër janë mobilizuar për të ofruar mbështetje.

Mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Cadrat janë instaluar për t’i mirëpritur.

Tërmeti Albanie: "Shpresa është gjëja e fundit që vdes"

"Të martën, ne morëm disa telefona për të ditur nëse ka një vend për të mbledhur ndihmat dhe vendosëm të koordinojmë", përsëriti Leonard Ferati, President i CréAction Geneva, që ka projekte sociokulturore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Shoqata e tij, ajo e studentëve shqiptarë nga Gjeneva dhe Lozana, si dhe faqja Albinfo, mbledhin fonde për viktimat e tërmetit, përmes Facebook. Përfshihet edhe Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës.

Mbledhja e ndihmave filloi dje në mbrëmje duke arritur më shumë se 5.000 franga në dhjetë orë. "Gjithçka nisi shpejt, komuniteti shqiptar është shumë mbështetës", tha Leonard Ferati, i cili tha se dhurimet janë realizuar edhe nga të tjerë jashtë të diasporës. Paratë do të shpërndahen në shoqatat në Tiranë dhe Durrës, rajonet më të prekura. Një mbledhje ndihmash  gjithashtu do të organizohet në xhami dhe qendra kulturore shqiptare të Plan-les-Ouates (GE). "Ne shpresojmë të grumbullojmë disa mijëra franga, thotë imami Rijad Aliu. Mesazhi ynë është "Të gjithë së bashku", pavarësisht fesë ". Supermarketi Shala ofron transportin falas për ata që duan të dërgojnë ndihma në Shqipëri.

Rroba dhe batanije

Në Lozanë, shoqatat Dona-Iliret-Teuta dhe Swiss Albania Event u bashkuan. Zëvendës-president i kësaj të fundit, Aina Hoti njoftoi një grumbullim "të veshjeve të ngrohta, veçanërisht për fëmijët, por edhe batanije dhe çarçafë. Në komunitet, të gjithë do të ndihmojnë. "Shoqatat presin një përgjigje nga komuna për të përfituar një lokal ku të mblidhen donacionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat