LDK po sillet vetëm rreth mullarit të kryetarit!

Opinione

LDK po sillet vetëm rreth mullarit të kryetarit!

Nga: Dedë Preqi Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 15:02
Dedë Preqi

Pothuaj se sikur të ishin ujdisë në mes vete të bëjnë kualicion VV dhe LDK, sigurisht që kishin pushuar edhe mediat dhe opinionet, ishin kryer edhe fjalët dhe tundimet e ndryshme dhe nuk kishte me pasë nevojë të debatohet më për krijimin e qeverisë, por një gjë e tillë akoma nuk u krye dhe nuk do e merr kahen e vet, të cilën me shumë padurim po e presin edhe qytetarët e vendit.

Dikush do të thoshte se fajtore po konsiderohet LDK, në krye me Mustafën, dhe kësaj çështje po i zgjatët bishti dhe nuk e ka menduar askush se, LDK, si një parti me prevojë në pushtet dhe parti që u krijua dikur në rrethana shumë të vështira, duke i përballuar një rivali dhe pushtuesi të madh, sikur që ishte Serbia, ajo sot në hapësirën e lirë dhe demokratike i mungon energjia dhe elani i moqëm që e kishte dikur.

Dhe zërat e opinioneve shtohen nga një ngecje e tillë, e cila, sikur e shpreh mosbesimin ndaj këtyre dy subjekteve politike dhe kush i beson këtij kualicioni, në këtë mënyrë, si do të dukej qeveria e tyre në të ardhmën, çka do të ndodh me përgjegjësitë dhe formulën e këtij kombinimi, kur pa hyrë në përjetimin pushtetit ka mospajtime dhe përpjekje kontraverse për t’u bërë sëcili përsonalitet i madh në pushtet.

Nëse veprimet tona demokratike do i shfrytëzojmë në pushtet pa ndonjë kriter njerëzor, pa ndonjë kriter politik dhe ligjor, na shpaloset mundësia më e frikshme në menagjimin e shtetit, sepse kjo formë vazhdon të qëndrojë përkohësisht dhe imazhet nuk e ndryshojnë çasjen tonë në mirëqenjen dhe marrëdhëniet shoqërore, dhe efektet mbetën të pakapshme, të cilat sot i quajmë vetëm vegla të një klani shoqërorë, ku të gjitha përllogaritjet përkthehën në dëm të popullit dhe shtetit.

 Isa Mustafa, kryetari i LDK, ka ngulur si bualli në lloç, dhe pa ia dhenë LVV, premtimin e presidentit të vendit, nuk e bënë një hap para, as nuk e krijon qeverinë me Albin Kurtin, çka do të thotë se, këtu ka vetëm një lëvizje rrotull, i cili i ngjanë një inskenimi të veqantë, dhe përpjekjet janë për ta ndrydhur një subjekt tjetër politik, dhe qëllimi i fundit për të penguar një marrëveshje të tillë me LVV.

Nuk është zgjidhje parimore, që ndërton kualitete politike dhe koncepte cilësie, sikur të zbulojmë formulën e këtij koalicioni në momentet e fundit dhe në kohën e kufizuar, dhe në këto rrethana të ekspozohet një marrëveshje e mundshme në mes këtyre dy subjekteve, që në këtë mënyrë të përshpejtuar të mirren vendime serioze, të cilat kishin me realizuar projektet dhe ndryshimet për të cilat janë zotuar subjektet në fjalë.

Po e zëmë se LVV, dhe Albin Kurti, do të lëshojnë pe dhe ia mbarojnë qejfin Isa Mustafës, me mbështetjen e presidentit, por nga ana tjetër, kjo që shprehet përmes teorisë dhe ëndjeve të një subjekti politik, a mendohet edhe në të shtuquajtërën thëmel i kësaj lirie dhe demokracije, profil i sëcilës ishte edhe familja e Adem Jasharit, që ka sot individ të kësaj familje, që bart një profil të tillë edhe në politikë, duke realizuar në këtë mënyrë edhe rrolin e kryetarit të shtetit të Kosovës.

LDK, në krye me Isën, i cili në këtë parti nuk ka treguar fare tiparët e një tradite rugoviane, për faktin se nuk ka kurrfarë shembulli të tillë, që madje nuk mundet të sigurojë zgjidhjen e problemeve, as ekzistuese dhe as në të ardhmën, apo LDK, ta kthejë në një parajsë, për deri sa nuk i ndërron konceptet e vjetra, që jetojnë kaherë në politikën filozofike të tij, e cila po dominon primitivisht në brendinë e kësaj partie.

Gjenerata e re e LDK-së, dallon dhe krijon një mjedis të shëndoshë dhe të fuqishëm të këtij subjekti politik, e cila do ti vinte përshtati qeverisjes së ardhshme të vendit, por lëvizjet e këtij subjekti të ri politik duken sikur janë të kufizuara dhe të kontrolluara brenda ombrellës së tiparit vetiak të Isa Mustafës dhe stafit të tij të vjetëruar.

Do të tregoheshim të pa drejtë përballë kësaj kategorie, po ta trajtonim një çeshtje të tillë vetëm nga këndvështrimi i humbjes së respektit ose nga mungesa e vullnetit të subjektit në fjalë, sigurisht që një gjë e tillë nga emocionet do të ndodhte, por këto mangësi etike dhe politike janë evidente, që paraqiten në këto procese shumë delikate për popullin dhe shtetin e këtij vendi.

Do të gabohemi nëse do ta marrim si një harkore të vështirësi  hapjen e rrugëve të reja, që ti bëhët këtij njerëzimi dhe në favor të këtij vendi, për të shpëtuar atë grimcë lirie që na ka mbetë, falë sëcilës duhet mbajtur dhe zhvilluar te çdo frymor i këtij vendi me besnikëri përmes detyrave themelore që përfaqësojmë ne, për vetëvetën  dhe të ardhmën tonë.

Nëse LDK, sillet vetëm rreth mullarit kryetarit, dhe të njëjtën gjë mund të thëmi edhe për përgjegjësitë që do ti merrte në qeverisjet e ardhshme me cilindo subjekt politik, duke mos hequr dorë nga « parimet » dhe plotësimin e dëshirave përsonale të një njeriu, atëherë duhet të pohojmë se, akoma do të kemi shpresë mbi kriterët e asaj mase, që kriterin e vlerave demokratike nuk do e humbasin nga fondet e veta, posaqërisht gjeneratat e reja të LDK-së, dhe LVV, në krye me VJOSËN DHE ALBININ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat