Një shekull nga lindja e Plakut të Urtë dhe Profesorit

Opinione

Një shekull nga lindja e Plakut të Urtë dhe Profesorit

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 6 janar 2020 Në ora: 14:23
Mr.Donika Hoti

Anton Çeta njihet si njëri ndër figurat më intelektuale dhe studius i shquar i folklorit në Kosovë. Kontributin më të madh e dha si profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe si punëtor shkencor i dëvoshëm në Institutin e Albanologjik të Prishtinës.

Me përmbledhjen e krjimtarisë letrare gojore shqiptare filloi të mirret ende pa u rregjistrua në studimet universitare dhe i botoi në disa vëllime e që paraqesin një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë shpirtërore. Materialet e mbledhura dhe të botuara me kritere shkencore të 16 vëllimeve si autor dhe bashkautor të cilat paraqesin bazën solide për themelimin e studimeve të problemeve të letërsisë gojore shqiptare, por edhe studimet e tij janë një dëshmi kontribut i pamohueshëm.

Figura e Anton Çetës njihet si një plak i urtë i odave që i përkiste pleartës më të re të kombit shqiptar, i cili vinte me origjinë nga Halaj e Çetave, ku gjyshi i tij shpërnguljet në Prizren dhe bëhet një ndër udhëheqësit e kryengritjes së Kosovës. Nga familja Çeta në fillim të shekullit XX dolën shumë figura të shquara të cilët kanë nxenë vend në historinë tonë. Në fillim të dekadës së dytë të shekullit XX-të plaku 65 vjeçarë Mark Çeta u flijua së bashku me familjen e tij për t’i sjellë flamurët e parë në Shqipëri dhe bëhet pjesë i kryengritjes së Mirditës së bashku me luftërarin shqiptar Dedë Gjon Lulin. Ndërsa, Lazër Çeta i ati i Antonit e vazhdoi rrugëtimin e babait të tij, i cili arriti të bëhet një diplomat me një biografi shumë të çmuar dhe me poste të larta udhëheqëse dhe me pushimet e tij nga puna për shkaqe të bindjeve të tija politike. Në vitin 1928, Lazër Çeta dekorohet nga presidenti i Francës me medaljen “Oficieri i Akademisë”, ndërsa në vitin 1934 u dekurua me titullin “Kryqi i Kalorësit Legjionit të Nderit”.

ishte Anton Çeta? Anton Lazër Çeta u lind me 3 janar të vitit 1920 në qytetin e Gjakovës. Shkollimin fillor e përfundoi në Gjakovë, ndërsa atë të mesëm e vazhdoi në Tiranë dhe e përfundoi në qytetin e Korçës, ndërsa tri vitet e fundit i përfundoi në drejtimin klasik në linceun e Milanos në Itali. Studimet i universitare i vazhdoi në drejtimin e grupit të romantikës dhe mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane në vitin 1950. Në vitin shkollor 1945/1946, meqënëse e kishte përfunduar arsimin e lartë punoi në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë atij vitit udhëhoqi korin e shkollës, por njëherësh ishte edhe një nder anëtaret e parë të rregullt të shoqërisë kulturore dhe aristike “Agim” të Prizrenit, e më vonë bëhet drejtori i saj.

Karrierën e tij e filloi si asistent në Seminarin e Katedrës së Albanologjisë në Beograd, ndërda me hapjen e degës së Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe në vitet e 60-ta ligjëroi në Fakultetin e Filozofik në lëndët, si: Letërsia e vjetër shqiptare, Historia e letërsisë dhe Gjuhë latine të degës së Universitetit të Prishtinës.

Gjatë demonstratave studentore të vitit 1968, u zgjodh udhëheqës në departamentin e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Pas pensionimit nga Instituti Albanologjik të Prishitnës në vitet e 90-ta, profesor Çeta u zgjodh kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtar për Pajtimin Gjaqeve dhe vazhdoi të jetë kryeredaktor shumëvjeçar i revistës “Gjurmimet Albanologjike – Folklorit dhe Etnologji”. Anton Çeta ka marrë pjesë në tubime shkencore e profesionale dhe është fitues i disa shpërblimeve të rëndësishme. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara në Kosovë në vitin 1992, Anton Çeta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitin 1990 deri më 1995, u vu në ballë aksionit gjithëpopullor për Pajtimin e Gjagjeve në Kosovë dhe jashtë saj, që dha një kontribut jashtëzakonisht të madh, ndërsa vdiq me 3 nëntor të vitit 1995.

Si njihet kontributi i profesor Anton Çetës? Duke qenë hartues i parë i Folklorit në Kosovë dhe vizitave të tij në gjitha viset shqiptare, ai kishte arritur ta fitonte respektin dhe dashurinë, ku te populli e mori epitetin e “Plakut të Urtë”, pasi që arriti t’i pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe luftoi ta eliminonte dukurinë e keqe të gjakmarrjes. Në kohën kur në Kosovë filloi rritja e shtypjes dhe represionit e krijuar nga Sërbia pas viteve të 90-ta mbi popullësinë shqiptare, kontriboi duke udhëtuar në anekënd Kosovës dhe përmes tubimeve popullore e përfundoi armiqësinë shekullore të “Gjakmarrjes” dhe realizoi faljen e gjagjeve. Kjo ishte një ngjarje historike dhe një dëshmi për ngritjen e lartë të vetëdijes dhe u dëshmua se shqiptarët kanë kapacitet për të qeverisur vetën.

Duke i marrë parasysh rrethanat e krijuara në Kosovë në fillimet e vitet të 90-ta, një muaj pas themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si Lëvizje Gjithëkombëtare si përgjigje për Presidentin e Sërbisë Sllobodan Millosheviçit për vetë emërimin si mbret i të gjithë sërbëve gjatë ceremonisë në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave dhe helmimeve të nxënësëve, mbylljen e Universitetit të Prishtinës, gjendjes të jashtëzakonshme në spitalet e Kosovës, mbylljen e gazetave dhe mjeteve të tjera të informimit, si dhe zgjimin e vetëdijës kombëtare ishte e pa evitueshëm.

Kjo lëvizje gjithëpopullore mori inciativën e saj për aksionin atdhetar humanitar të faljes së gjagjeve në Kosovë pa ndonjë hezitim. Timonin e pajtimit e ofroi profesor Anton Çetës, ku së bashku me profesorët të tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbarë trojet etnike. Njerëzit në atë kohë në krye Prof.Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetët, që pajtonin popullin ata që deri dje ishin në armiq për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin për nder të atdheut.

Vlejnë të theksohet se në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojet etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e në Verra Lukës, në Shalë, në Karadak, në Llap, në Drenicë, në Gollak, në Has, në Rekë, në Podrime, në Llaushë, në Rugovë, në Rrafshin e Kosovës dhe kudo në viset e tjera për të treguar se për popullin tonë e atdheun kishte krisur ora më e madhe e historisë sonë.

Kontributi i tij i çmuar vlenë të përmendet në Tubimin e madh (gjithëpopullor) një nga shumë sish, me rastin e pajtimit të gjagjeve “Te Verrat e Llukës”, që vlerësohet si tubimi më madhështore i Faljës së Gjaqeve, ku arriti në praninë e 500 mijë njerëzëve të falen 66 gjaqe. Fushata e nisur për pajtimin e gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.

Cilat ishin veprat e Anton Çetës? Veprimtaria e tij në letërsi filloi në vitin 1953 deri në vitin 1987, profesor Çeta botoi 16 libra me përmbledhje me tematika të folklorit nga viset shqiptare në Kosovë, Mal të Zi, Maqedonisë, si autorë dhe bashkëautor paraqesin bazën sollide për themelimin dhe studimin e problemeve në letërsinë gojore shqiptare, por edhe studimet e vetë Anton Çetës në këtë fushë janë dëshmi e kontributin e tij të pamohueshëm. Krijmtaria e tij në fushën e folkloristikës shqiptare e kanë çmuar lartë studiuesit shqiptarë dhe të huaj.

Me cilat mirënjohje u shpërblyerë figura e Anton Çetës? Figura e Anton Çetës për kontributin e tij atdhetar u dekorua me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, dekoratë shtetërore e cila u ndahet qytetarëve të Kosovës dhe si të huaj si personaliteteve të botës shqiptare që kontribuojnë për mirëkuptimin midis qytetarëve shqiptarë me kombet e tjera dhe për kontributin në gjitha fushat e jetës në frymën e “Lidhjes së Shqiptare të Prizrenit”.

Vlenë të theksohet se një nga medaljet që i dhurojnë Presidenti i Republikës së Kosovës, individëve të caktuar, ka marrë emri i figurës së Anton Çetës, e cila njihet si “Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Çeta”, e cila është dekoratë e Kosovës, që i dhurohet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kanë dhënë kontribut dhe vazhdon të kontribojnë për Paqen e Pajtimin midis njerëzëve, si dhe për të drejtat e njeriut.

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës Prof.Dr.Fatmir Sejdiu me 30 prill të vitit 2010, e dekroi postmortem Profesor Anton Çetën me “Medaljen e Artës për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr.Ibrahim Rugova” me motivacion “Për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane”.

Ndërsa, me datë 12 dhjetor të vitit 2015 në Rrëshen të Mirditës nën pantronazhin e kryetarit të Bashkësisë së Mirditës, z.Ndrec Deda zbulohet busti i figurës së shquar të Anton Çetës, ku u vlerësua si një patriot i shquar në hapësirën shqiptare, i punuar nga skulptori mirditas Berand Lekgegaj, njëherit dhe profesor në Liceut Artisitk të Tiranës. Kjo inciativë erdhi nga drejtuesi i shoqatës “Mirdita e Bashkuar” me kryetar z.Gjon Lleshaj, të cilët gjetën mbështetjen e plotë të Bashkësisë të Mirditës dhe donatorëve, të cilët ishin miq dhe adhurues të veprës së Anton Çetës, ku veçohet drejtori i Unioni të Shqiptarëve në Kroaci z.Tom Kaçinari.

Gjatë ceromonisë nga z.Shefki Hysa u dorëzua për misionarin e shquar të Paqes, Anton Çeta titulli “Misionari i Paqes”, akorduar nga organizimit i Misionit të Paqes me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani kopje e cila mbahet në Muzeun e Mirditës. Ndërsa, në Qendrën Kulturore të Mirditës me një program artistik dhe historik, ku ishte përfshirë shfaqja e dokumentarit kushtuar veprës së Anton Çetës me regjistor z.Llesh Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat