Ndikimi i kishës ortodokse Serbe (Kos) në ballkanin perendimor - a është “jokeri” i fundit i politikës hegjeministe Ruse apo po afrohet fundi i garës: Rusi - Perendim - për Ballkanin Perendimor

Opinione

Ndikimi i kishës ortodokse Serbe (Kos) në ballkanin perendimor - a është “jokeri” i fundit i politikës hegjeministe Ruse apo po afrohet fundi i garës: Rusi - Perendim - për Ballkanin Perendimor

Nga: Rexhep Gashi Më: 6 janar 2020 Në ora: 23:32
Rexhep Gashi

Të gjitha vendet e asaj që sot quhet “Ballkani Perendimor” si: Serbia, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova - edhe pse janë deklaruar si shtete sekulare, vlojn prej elementeve religjioze. 

Edhe atë janë mjaft të zëshme të tri religjionet e mëdha dhe shumë sekte fetare.

Bijen në sy religjionet : ortodokse, myslimane dhe më pak katolike në këtë rajon.

Natyrisht në këtë rast prijn për të keq - kisha ortodokse Serbe (Kos) e cila është dorë e zgjatur e asaj Ruse dhe ishte udhëheqëse shpirtnore e gjithë tragjedis që shteti Serb i shkaktoi këti regjioni dhe vazhdon të ndjek politik armiqësore ndaj fqinjëve të saj.

Kur e themi këtë kemi parasysh veprimin e saj në kohë të gjatë sidomos në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekulli ndaj vendeve fqinje si: Kosova, Bosnja Hercegovina etj.

Për derisa gjërat kanë evoluar dhe vendet si: Mali i Zi, Bosnja  Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut tashmë janë vende të pavarura. Njëra prej tyre - është antare e NATO-së dhe më afër në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Ndërsa Maqedonia e Veriut është në prag të antarsimit në NATO dhe pas reformave të dhimbshme me të drejt pret t’i hapet rruga drejt antarsimit në BE.

Gjithashtu edhe Bosnja Hercegovina dhe Kosova janë në përpjekjet e tyre për antarsim në NATO dhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së - ku gjendet e ardhmja e krejt regjionit (sipas samitit të Selanikut 2003). 

Bile në këtë rrugë duhej të ishte edhe Serbia e cila për fatë të keq ende ka rolë destruktiv dhe përmes saj Rusia tenton të bllokoj rrugën pro- Perendimore të vendeve tjera të Ballkanit Perendimor drejt NATO-së dhe BE-së , bile është momenti i fundit por edhe vendimtar që të provoj ta bëj këtë.

-A ështe ky “jokeri” i fundit që këtë ta bëj përmes kishës ortodokse Serbe që është dorë e zgjatur e asaj Ruse?

Kisha ortodokse Serbe (Kos) e konsideron si pjes të saj -  kishën ortodokse të Malit të Zi (së paku deri në miratimin e tashëm të ligjit për lirit fetare në këtë vend).

Në Bosnje dhe Hercegovin - pala Serbe asnjëher nuk mer vendime pa “bekimin” e kishës ortodokse Serbe, diqka e ngjajshme është edhe me kishën ortodokse në Maqedonin e Veriut. 

Në Kosovë është gjendja edhe më e komplikuar (plani i Ahtisarit). Në Kosovë objekteve fetare ortodokse ju është dhënë ekstra teritor (shtet në shtet), si dhe gjoja “rrezikimi” i tyre nga qytetarët shumic të Kosovës ishin “argumenti” kryesorë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO (pak vite më parë).

Që për mua shënon një kthes negative për konsilodimin ndërkombëtar të shtetësis së Kosovës .

Funksionimi i këtyre skenarëve të prirë nga kisha ortodokse Serbe (Kos) e dirigjuar nga qendra e saj në Rusi nuk është e panjohur edhe në të kaluarën. Mjafton të kthehemi mbrapa në vitet e 90-ta, siq ishte - ngritja e ish-diktatorit Millosheviq në Gazimestan e inspiruar dhe e mbajtur nga kjo e fundit me mitizimin e një ngjarje të largët në histori - Beteja e Kosovës (1389). E kjo siq e dimë i solli shumë tragjedi këti regjioni (veqmas Bosnje Hercegovin dhe Kosovë).

Në kohët e sotme kemi shenja të destabilizimit në shtetin e pavarur fqinjë - Mali i Zi për shkak se ai nxorri ligjin për lirit fetare dhe ndarjen e kishës së këti vendi (Malit të Zi) nga kisha ortodokse Serbe (Kos). Pra ndërprerja e ndikimit të saj.

 Besoj që ky është një test që mund të zgjerohet në regjion (sidomos Kosovë dhe  Bosnje Hercegovin) për destabilizimin e tyre në emer të mbrojtjes së objekteve fetare dhe religjionit të tyre. Në këtë kurth kanë rënë dhe nuk janë imunë edhe një pjes e mirë e bashkësis ndërkombëtare.

Njëherit ky është i vetmi adut për thirrje nga kisha ortodokse Serbe (Kos) për frustrim dhe destabilizim në regjionin edhe ashtu me paqe të brishtë.

-A është ky fundi i garës Rusi - Perendim për Ballkanin Perendimor dhe si do të jetë e ardhmja e këti regjioni mbetet të shihet në vitet dhe dekaden në vazhdim…

Autori: Rexhep Gashi - Politolog

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat