Dialog i sinqertë me udhëheqësit shtetëror

Opinione

Dialog i sinqertë me udhëheqësit shtetëror

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:21
Sulejman Mehazi

Me ju bisedon një qytetar i sinqertë, që s`është i involvuar, i robëruar dhe i varur  nga partitë  politike, prandaj merr guximin të dialogoj me ju, zotërinj udhëheqës shtetëror. Nuk do bisedojmë politikisht me ju, zotërinj pasi nuk jam politikan dhe siç thamë më lartë, nuk i takojmë asnjë partie politike. Le të flasin me ju konkurrentët e juaj politik! Po hallall ju qoftë, si duket edhe me këta po e luani mirë lojën politike, duke nëpërkëmbur sa më rëndë, më i thellë.                                                             

Po e nis dialogun tim të sinqertë me ju. Shumë të fshehtë e të mistershëm jeni dhe atë tepër. Pse, do pyesni? Po sa gjëra të fshehta keni bërë, sa e fshehtë dhe e mistershme ishte lufta e 2001, marrëveshja e Ohrid, Shkupi 2014, enciklopedia, sa të mistershme mbetën vrasjet, regjistimi i popullsisë, anëtarësimi në Nato dhe në Bashkimin Evopian, sa i mistershëm mbeti shteti juaj (jonë) për emrin e Maqedonisë, sa i mistershëm mbeti gjuha maqedonase, por dhe gjuha shqipe, por dhe kisha autoqefale ortodokse,  Ju pyesim zotërinj a e dini çështë politika?

Fjala POLITIKË ka kuptimin; POLI-SHUMË dhe TICKS- RIQ-( INSEKT QË THITHË GJAK ), mos dhashtë Zoti që ju, të bëheni Riqa për të thithur gjakun e popujve tuaj. Po te ne këtu, POLITIKËS i thonë edhe  KURVË, OROSPIJE. Po a e dini se kurvat me vete kanë detin më të thellë në botë. A e dini se shumica e politikanëve janë mbytur në këtë det. Po, a e kuptoni se me çfarë është i mbushur ky det? Me gënjeshtra.

Po, ju zotërinjë, a e kupton fjalën udhëheqës politik? Po si jo, si nuk e kuptoni, të keni pushtet apsolut jo vetëm ndaj popujve tuaj, po ndaj çdo gjëje . T`i duani, ata intelektualë që heshtin për ca poste të imëta, për ca tituj shkencore  të rrejshëm, që të përkulen, të bëni çfarë të doni me ata që ju kundërshtojnë.

Të luani me popullin si maca me miun. Po, prej se jeni gjallëruar kaq shumë, prej kujt e morët këtë forcë? Zotërinj, çdo udhëheqës politik gjallërohet prej votës së popullit. Po populli prej kujt gjallërohet, a nuk gjallërohet prej shtetit tuaj? Jo zotëri, populli gjallërohet prej statuave dhe Idhujve të vendosura në Shkup, të cilët:

”Thjesht kanë trup e shtat,

Kanë kraha, kanë duar,

Kanë kokë-po nuk kanë,

Tru e mënd për të menduar"

(Lasgush Poradeci)

Pse nuk bëheni të mirë, të drejtë, të autoritetshëm, A e dini, zotërinj udhëheqës, se, vetëm arsyeja, është udhëheqëse e autoritetit të mbretërisë suaj, kurse zëvendëse e së mirës është drejtësia ndaj kësaj mbretërie, ndërsa prefektura e kësaj mbretërie duhet të jetë kujdesi i njëllojtë sikurse i maqedonasve ashtu dhe i shqiptarëve.

Udhëheqës partiak sipas jush do të thotë kallje. Origjina e udhëheqësve me mentalitet kalljeje janë ata që luajnë me zjarrin, origjina e tyre rrjedh prej djegies e shkatërimit.

Po, ju pyes, zotërinj, se, a e dini nga e ka origjinën djalli? Nga zjarri. Mos u bëni dhe ju të kësaj origjine, Udhëheqësit e tillë ditë e natë janë të ndezur e të kallur, për të djegur vetveten, partinë dhe popullin e vet. Çdo udhëheqës që e kërkon djegien dhe zjarrin, nesër apo në të ardhmen do të jetë i dënuar prej ndëshkimeve të llojllojshme: politike, shoqërore, sociale, nacionale, popullore e historike shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat