Thaçi me pikën kushtetuese 87, sfidon e eliminon Albinin për mandatar

Opinione

Thaçi me pikën kushtetuese 87, sfidon e eliminon Albinin për mandatar

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:42
Sulejman Mehazi

Kërkesa e Thaçit për të marrë pëgjigje të shpejtë nga Albin Kurti për  mandatar të qeverisë është kërkesë djallëzore, e qëllimshme, është shkak për të eliminuar LVV-në nga bisedat me LDK, këtë mosmarrëveshje të Albinit kundrejt Isa Mustafës ta zevendësonte me PDK-në e Veselit.

Kjo argumentohet me pikën 87 të Gjykatës Kushtetuese. Hashim Thaçi i kërcënohet Albinit, se nëse ai nuk mund të gjente gjuhë të përbashkët me Isa Mustafën, atëherë mandatin për krijimin e Qeverisë do ia jepte LDK-së si parti e dytë. Si duket edhe Isa Mustafa shkon në këtë lojë politike për t'u mos u marrë vesh me Albinin, e pastaj primatin qeverisës dialogues ta merrte LDK-ja e Isa Mustafës me PDK-në.

Si duket Hashim Thaçi rrjedhën e dialogut e çon kah vetëvetja drejt partisë së Veselit. Pra qëllimi i Thaçit është të eliminojë Albin nga marrëveshja për qeverinë e re, e të zëvendësonte Kadri Veselin me Isa Mustafën. Koalicioni i mundshem pa Vetëvendosjen sipas Thaçit  do të ishte: LDK, PDK, AAK, NISMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat