Pushteti është i përhershëm vetëm në mesin e qytetarëve!

Opinione

Pushteti është i përhershëm vetëm në mesin e qytetarëve!

Nga: Ilir Ejupi Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:52
Ilir Ejupi

Pushteti nuk është i përhershëm për asnjë individ, grupacion apo parti politike, por është i përhershëm vetëm për qytetarët e një vendi, sepse partive politike pushteti i ipet në mënyrë të përkohshme nga qytetarët, por ai gjithmonë i kthehet atyre, pastaj, janë qytetarët ata të cilët vendosin se kujt t'ia besojnë pushtetin për një periudhë të caktuar kohore.

Ajo që është shumë e rëndësishme është se qytetarët duhet të luajnë rolin e tyre të mbikëqyrjes ndaj pushtetit, dhe në rast të keqpërdorimit të besimit, janë pikërisht qytetarët ata të cilët duhet t'i ndëshkojnë, duke ia marrë besimin e dhënë.

 Ndërrimi i pushtetit është një element shumë i rëndësishëm i një sistemi demokratik, sepse e ngjallë gatishmërinë e udhëheqësve për të punuar në interes të qytetarëve, gjë e cila konsiderohet si një vetëdije e lartë e qytetarëve karshi pushtetit. Edhepse ndërrimi i pushtetit është i rëndësishëm për një vend, nëse qeverisja e re nuk punon në bazë të premtimeve të bëra por e vazhdon logjiken e njëjtë të qeverisjes është shumë rrezik për vendin. Përpjekja për ta kopjuar qeverisjen e kaluar të keqe, është dështim i madh nga një qeverisje e re, sepse qeverisje të tilla nuk kanë jetëgjatësi, ato ose e sjellin në pushtet qeverisjen e kaluar ose i hapin rrugë një pushteti të ri premtues.

Ajo që do të ishte më e mirë, është sjellja e një qeverisje të re premtuese, e cila sjellë argumente bindëse se do të jetë më e mirë se qeverisja e kaluara. E gjithë kjo, varet nga roli aktiv i qytetarëve karshi pushtetit dhe politikave të tij qeverisëse. Qytetari është elementi kryesor dhe bazamenti i demokracisë, i cili në brendinë e vet duhet që të ketë vullnet, angazhim, kritikë dhe të kërkojë ndryshime në çdo aspekt të funksionimit të mirëfilltë të individit dhe të shoqërisë.

 Prandaj, qytetarët duhet që të krijojnë një kulturë politike, te merren me politikë, t'i njohin proceset politike, në mënyrë që të jenë në gjendje për të përcaktuar se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, për të zgjedhur në mesin e alternativave që ofrohen nga partitë politike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat