Dy rrugët për Kosovën në dorë të Kurtit e Mustafës

Opinione

Dy rrugët për Kosovën në dorë të Kurtit e Mustafës

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 24 janar 2020 Në ora: 16:52
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kujdes LVV e LDK, PAN-i zgjohet më i fortë se kurrë nëse ju dështoni!

Situata në Kosovë, është si mos më keq! Partitë fituese të zgjedhjeve të gjashtë tetorit 2019, nuk po ia dalin që të formojnë Qeverinë, për të cilën morën vota.

LVV-ja e LDK-ja nga etja për të marrë sa më shumë pushtet po e lëshojnë një hap historik që më nuk do të përsëritet asnjëherë.

Ato kanë mundësi që PAN-in ta “shkatërrojnë”, ose e kundërta, ta forcojnë pas humbjes që ju ndodhi atyre.

“Koalicioni i shpresës” duhet të ndodh patjetër në mënyrë që Kosova, të fillon çlirimin e saj. Ndoshta edhe çlirimin e dytë pasluftës.

Pse po them çlirimin? Për arsye që tashmë dihen dhe janë të qarta për secilin qytetarë të Kosovës, e në veçanti ata votues që votuan kundër PAN-it.

Prej pas luftës është kapur sistemi i drejtësisë dhe përmes kësaj kanë arritur që të mbajnë pushtetin, duke eliminuar problemet e mundshme që iu shkaktoheshin.

Kushto që i ka penguar, këta përmes sistemit të drejtësisë dhe mekanizmave të tjerë që dalin nga këto institucione kanë arritur të mbijetojnë deri në këtë ditë.

Madje kanë shkuar aq larg sa që edhe u kanë bë me dije paraprakisht se çfarë mund të ndodh.

Në këtë rast, pra nga mekanizmat e drejtësisë dhe në dorën e tyre ndërroi jetë edhe një aktivist kundërshtues i tyre. Pra aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kështu që, në këtë mënyrë sistematike të drejtësisë kanë arritur që të shantazhojnë secili që i ka dalë përballë, disa i kanë burgosur e disa të tjerë kanë përfunduar edhe të vdekur.

Kosova pra pas përfundimit të luftës ka filluar të kapet në secilin sektor edhe atë privat.

Po ndalemi paksa te sektori privat, pasi ato publike dihen se si janë kapur, kanë emër e mbiemër edhe kapësit. Institucionet kryesore të shtetit tashmë janë uzurpuar dhe problemi më i madh është që të ç’kapjen prej uzurpuesve.

Megjithatë, edhe sektori privat është i kapur, por edhe këtu kemi të bëjmë me njerëzit e fortë të pushtetit.

Biznesmenët kryesore që kanë bë monopole ose janë politikanë ose kanë lidhje të fortë me politikën, andaj ky sektor është si mos më keq.

Vet kushtet e tyre tregojnë mizorinë në këtë sektorë. Pagat e punëtorëve minimale, pa asnjë kusht të plotësuar është për të ardhur keq.

Monopolet e krijuara prej tyre dhe ofertat e tyre të punës tregojnë qartë se në çfarë niveli janë. Paga minimale duke filluar prej 180 eurove është skandal në shtetin e ri. Për këtë shkak qindra-mijëra shqiptar, qytetarë të Kosovës po largohen çdo ditë nga Kosova për të siguruar një jetë më të mirë në shtetet evropiane.

Andaj, “koalicioni i shpresës” për të cilën dy partitë fituese kanë marrë vota duke u thirrur se do të bashkëqeverisin është nëse i nevojshëm dhe i duhur, edhe pse tepër i vonuar.

Nëse ky koalicion dështon, atëherë Kosova do të pësoj debakël.

Shkuarja në zgjedhje do të thotë një fitore e madhe për PAN-in, pasi këto parti do ta shfrytëzojnë këtë situatë dhe përsëri do të bëhen bashkë për “shtetin” në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota në terën dhe të dalin partia e parë.

Në këtë mënyrë, koalicioni i partive tashmë opozitare, PDK, AAK dhe Nisma kanë shans të fitojnë dhe me Listën Serbe dhe pakicat e tjera të formojnë Qeverinë. Pra si në kohërat e vjetra!

Kështu që, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të përfundonin në opozitë edhe për katër vite. Kjo është minimale pasi që, PAN-i si shumë i interesuar për pushtet nuk do të shpërndahet lehtë.

Andaj, është momenti dhe koha e fundit që LVV-ja dhe LDK-ja të “pajtohen” dhe të formojnë koalicionin për të bashkëqeverisur.

Duhet rikujtuar, pasi e kam thënë edhe më herët, një qeverisë e mirë e këtyre dy partive politike, do të ishte shpërblim me vota në zgjedhjet e radhës, dhe në këtë mënyrë do ta kishin të garantuar edhe një mandat katër vjeçar për të qeverisur së bashku.

Ndryshe, nuk ka kuptim që flasin për “koalicionin e shpresës” as tash por as nëse eventualisht kemi zgjedhje tjera.

Pra, Kosova për momentin gjendet para dy rrugëve; të vazhdoj me koalicionin LVV-LDK, apo me PAN-in!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat