Reciprocitet, pasi  Serbia t’ia kthejë borxhin 100-vjeçar Kosovës

Opinione

Reciprocitet, pasi  Serbia t’ia kthejë borxhin 100-vjeçar Kosovës

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 17:36
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Së pari, dekolonizimi i Serbisë de fakto dhe de jure sipas së drejtës dërkombëtare,  sepse Kosova si viktimë 100-vjeçare  e sundimit të egër kolonial të saj, ligjërisht, nuk është e detyruar që t’i japë asgjë si obligim reciprociteti. –Serbia u ka borxhe 100-vjeçare Kosovës, Bujanocit, Medevgjës dhe Preshevës, jo Kosova Serbisë. 

Shprehur popullorqe, Reciprocitet, do të thotë “ Më jep, të japë”. Ose shprehur sipas këtij citati në anglisht : “ If you do something nice for me I’ll do something nice for you. I feel obligated to reciprocate.”

Mirëpo, në rastin konkret, ky lloj reciprociteti mes Serbisë dhe Kosovës, është vështirë të vijë në shprehje, sepse Kosova, asnjëherë në historinë e saj nuk  e ka kolonizuar asnjë pëllëmbë territor e as pasuri të Serbisë, por është e kundërta, Serbia ishte  ajo “fuqi” kolonialiste, hegjemoniste, ekspansioniste militariste ballkanike, që me anë  të agresioneve dhe të luftërave gjenocidale dhe koloniale ka ankesuar dhe kolonizuar Kosovën (1912-1999).

Në këtë rast, nuk mund të bëhet fjalë për reciprocitet, sepse Kosova është viktimë e dëmtuar dhe e shfrytëzuar jo më pak se 100 vjet nga Serbia kolonizatore. Pra, thjesht e konkretisht, Serbia duhet të detyrohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga BE-ja, që Kosovës t’ia kompensojë reparacionaet ekonomike dhe të luftërave  agresive pushuese gjenocidale (1912-1999).

-Çfarë reciprociteti, mund të këtë në këtë rast, kur Kosova për me se një shekull ishte plaçkë koloniale e Serbisë?

Në këtë rast, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të ketë kurrfarë reciprociteti, por vetëm detyrim juridik ndërkombëtar dhe sanksione Serbisë, nëse kjo nuk ia kthen borxhin 100-vjeçar Kosovës për grabitjen dhe shfrytëzimin e pasurive  të saj (1912-1999).

Pra, saktë e qartë, sipas së drejtës ndërkombëtare, mes Serbisë dhe Kosovës, nuk mund të ketë reciprocitet derisa Serbia si shtet kolonizues (1912-1999), së pari nuk detyrohet që Kosovës t’ia kthejë dëmshpërblimin për shkak të shfrytëzimit dhe të grabitjes  së pasurive të saj, gjatë sundimit kolonial  100-vjeçar (1912-1999). 

Albini ka të drejtë, por Serbia, së pari, duhet ta paguajë borxhin njëshekullor ndaj Kosovës! 

Kyreministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti  ka të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese që ka parashtruar 3 kushte Serbisë për të vazhduar dialogun e ndërprerë të Brukselit (2011-2018).

Mirëpo,  është vështirë të vendoset parimi i reciprocitetit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo si vend kolonizues 100-vjeçar i Kosovës (1912-1999), së pari, do të duhej të detyrohej nga bashkësia ndërkombëtare, që t’ia paguante dëmshpërblimin Kosovës për shkak të shfrytëzimit të të gjitha pasurive të saj mbitokësore dhe të burimeve  nëntokësore siç janë ari, argjendi, bakri, zinku, ferronikeli, qymyri etj.

Sa më sipër,  Reciprociteti është bazë dhe parim fundamental  për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe për funksionimin e sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar. Ndaj, si kur është fjala për bashkëpunimin, për  normalizimin dhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy a më shumë shteteve, ashtu edhe për zgjidhjen e krizave a konfliketeve ndërkombëtare,  pa zbatimin e parimit të reciprocitetit, është tejet e vështirë  të vijë në shprehje paqja, bashkëpunimi dhe paqja ndërkombëtare.

Së fundi, derisa Serbia nuk jep lloagri për krimet e saj të gjenocidit, të sundimit dhe të shfrytëzimit kolonial të Kosovës (1912-1999), është utopike, që të pritet zbatimi i Parimit të Reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, duke qenë se Beogradi  zyrtar me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, ende Kosovën po e konsiderojnë pjesë të territorit dhe të shtetit të Serbisë, edhe sipas Kushtetutës (2006), edhe sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (10,06.1999).

-Derisa Serbia nuk “shkundet” nga statusi kolonial, kjo  nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavrur dhe sovran.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat