Vizita e parë jashtë Kosovës

Opinione

Vizita e parë jashtë Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:15
Milazim Maraj

Kryeministri  i Kosovës dje pati vizitën e parë jashtë Kosovës. Kjo ndodhi në  Kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë. U prit nga Presidenti Ilir Meta, Krye parlamentari Gramoz Ruqi dhe Kryeministri Edvin Rama. Ishte planifikuar të pritet edhe nga Krye bashkiaku Erion Velija por ky takim u anulua. Në takimin më homologun e tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati qëndrim korrekt dhe konkret. Takimi zgjati më shumë që ishte planifikuar dhe të dy kryeministrat shqiptarë që po flisnin në gjuhen e tyre armëtarë shqipe kishin qëndrime të ndryshme për “Minishengenin Ballkanik”.

Kryeministri i Kosovës mendonte të këtë në Makro - Shengen të shqiptarëve por Kryeministri i Shqipërisë nuk mundë të i paramendojë shqiptaret e Gadishullit Ilirik të jetojnë pa kufi ne mes veti pa u bashkuar edhe më Serbinë. Ai deklarohet së: prioritet të prioriteteve e ka Kosovën. Kështu prioritet Kosovën e ka edhe Serbia, për ta penguar dhe përkulur në çdo formë dhe mënyrë, për ta okupuar edhe një herë. Shqipëria dhe Kosova kanë shumë punë më të mençura për të bërë dhe nuk do të kishin kohë fare të merren më rehabilitimin e kriminelëve serb. Kryeministrit të Kosovës i kishin përgatitur edhe një “ëmbëlsirë” për fund takimin më Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ky i fundit kishte përgatitur një dhuratë shumë domethënëse.

Çelësin e Tiranës. Këtë dhuratë i pati dhuruar Edi Rama  Dragan Bregoviqit  për këngën që e këndojë në Tiranë. Kënga Kallashnikov, në të cilën përshkruhej lufta. Sum... Zjarr... Kjo ndodhi pa kaluar ende jehona e Kallshnikovit serb që zbrazën breshëri plumbash, mbi 13.400 shqiptarë të moshave të ndryshme, nën kërcënimin e këtyre kallashnikovëve u dhunuan 20.000 motra e nëna shqiptare madje edhe në prezencë të fëmijëve të tyre. Nën kërcënimin e këtyre Kallashnikovëve u kryen mbi 450 masakra në popullin e pafajshëm shqiptarë të Kosovës. Tani Bregoviqi këtë këngë e këndonte në Tiranë. Publiku shqiptarë i Tiranës ngihej në këmbë nga emocionet e pa kuptimta.

Kjo gjendje të imponon pyetje janë apo nuk janë shqiptarë këta njerëz ose kanë apo nuk kanë fare ndjenjë kombëtare shqiptarët në Shqipëri. Dhurata që tani iu përgatit Kryeminstrit të Kosovës ishte një shprehje  që Tirana kishte respekt për Kryeminstin e Kosovës Albin Kurti hiq ma pak se për Dragan Bregoviqin. Për Bregoviqin Edi Rama kishte nostalgjinë e vjetër, qysh nga koha e Enver Hoxhës, ai kishte përcjell dhe mësuar këngët e këngëtarit serb nga grupi i tij “Bjello Dugme”.  Si do qoftë ëmbëlsirën diplomatikisht të helmuar nuk e pranojë Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti. Nga ky takim doli edhe një marrëveshje për formimin e një komisioni të përbashkët që do të i përcjell realizimin e marrëveshjeve që do të arrihen në mes të dy shteteve tona. Kjo më kujtoj një mahi të Prof. Dr. Fehmi Aganin”  në komunizëm institucionet formonin komisione për të mos kryer punë”. Tani do të mbetët që ky komision të konstatoj problemin e patateve të Kosovës në Shqipëri dhe marrëveshjet tjera që do të arrihen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat