Dialogu Kosovë-Serbi

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:31
Mr. Sc Shpend Salihu

Është analizë e dështuar, nëse theksojmë se kemi fituar garën e rradhës ndaj delegacionit Serb për çështje të Kosovës, pasiqë në dialog ka koncensus dhe palët dialogojnë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët që do të relaksonte situatën ndër-shtetërore dhe do stabilizonte rajonin e gjerë.

Ajo që është primare në dialog është se nuk ka kushte dhe nuk ka shantazhe nga asnjëra palë, sepse atëher nuk kemi të bëjm me dialog por me diktat të imponuar.

Sa i përket njohjes ndërshtetërore duhet të dijmë se nuk mund të realizohet pa ndryshimin e Rezolutës 1244, e pos saj duhet plebishiti parlamentar në Serbi me shumicë të kualifikuar me 2/3 për ndryshimet territoriale, pra për ndryshimin e preambulës për çështje të juridikcionit ndaj Kosovës, e më pas referendumi gjithëpopullor për heqjen e Kosovës, nga Kushtetuta e Serbisë dhe njohjen e realitetit juridik-politik të ri. Vështirësimin e dialogut e bëri edhe më tepër vendosja e taksave me të cilën erdhëm deri tek mjerimi social si dhe bojkotimi i mallrave dhe produkteve Serbe, në tregun Kosovar, aq më tepër klithmat tona për marrjen e mollës së kuqe, refuzimi i gjetjes një zgjidhje të përbashkët për revitalizimin e minierave në Mitrovicë, si dhe mos respektimi i marrëveshjes së CEFTA mbi qarkullimin e lirë të mallrave dhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor, si dhe mos respektimi i marrëveshjes për asociacionin e Komunave Serbe që dy herë u firmos e asnjëher nuk u jetësua e vështirëson edhe më tepër relaksimin e negociatave dhe acaron marrëdhëniet ndërshtetërore, e krejt kjo e rrit në Serbi edhe më tepër sentimentin e nacionalizmit Serb dhe e vështirëson dialogun dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët e cila do ishte stabile dhe koherente dhe do i kënaqte të dy palët në dialog.

Që të aplikosh masat e reciprocitetit duhet të jesh palë e barabartë në dialog, e ne nuk jemi sepse ende kemi pavarësin e kushtëzuar e cila e mohon parimin e reciprocitetit në relatat Kosovë-Serbi, gjersa çështje tjetër që edhe më tepër i acaron relatat është ndjenja e hegjemonisë dhe deklaratat publike për hapjen e kufijve me Shqipërin, sepse Serbia atëher aspiron gjithashtu hapjen e kufijve me Republika Srpskenç çfarë edhe më tepër e bie në vështirësi komunitetin Europian, që të mund të relaksoi negociatat dhe përmbyll kaptinën mes Kosovës dhe Serbisë. Ndjenjat nacionaliste që të huajt po I vërejn që edhe nëpër shkolla po përhapet urrejtja ndaj Serbëve, ku po thuhet se duhet të bashkohemi musliman e katolik ndaj armikut të përbashkët edhe më tepër i acaron marrëdhëniet ndërshtetërore, ashtu që komuniteti ndërkombëtar është deklaruar se ai që ka argumentet do jetë prevalent në rrafsh ndërkombëtar, por se komuniteti Europian, do jetë në cilësin e intermediatorit e jo imponuesit të çfarëdo zgjidhjeje.

Në fund të themi se analisti i mirë është ai që bën perceptim logjik dhe objektiv të gjendjes faktike e jo që shërben për interesa të klasës politike ose grupeve të caktuara në diasporë, analisti duhet të paraqes realitetin dhe vetëdijëson opinionin e jo siç bëjm ne qejf se gjendja është në rregull dhe se do na njefë Serbia kur e dimë se ajo nuk do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat