Bisedimet Kosovë-Serbi duhen kushtëzuar me fatin e Kosovës Lindore

Opinione

Bisedimet Kosovë-Serbi duhen kushtëzuar me fatin e Kosovës Lindore

Nga: Dashamir Uruçi Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 08:17
Dashamir Uruçi

Leter e hapur derguar zotit ALBIN KURTI.!

I dashur ALBIN KURTI.

I nderuar Kryeminister i Republikes se KOSOVES.

Ju uroj suksese ne detyren e veshtire qe keni marre persiper.

Me mundime te medha sigurisht, me vullnet e durim jo te zakonshem keni arritur ta prekni suksesin.
Dhe ky eshte vetem fillimi i shume puneve e projekteve qe ju presin.

E problemi i pare me te cilin do te ndesheni eshte administrata shtetrore e cila eshte e mbushur me militante te Atyre qe e paten pushtetin, keto vite te pasçlirimit ne Kosove.

Problemi tjeter po aq i rende eshte detyrimi qe ju keni te bashkepunoni me nje force politike, pergjegjese per gjendjen e Kosoves ne keto 20 vjet,detyrimi qe ju do te keni ne te ardhmen, te merni vendime bashke me lideret e saj politike, te kontestuar para e pas lirise se Kosoves.

Dhe vetem keto dy probleme me te cilat do te haseni perdite e komplikojne dhe e veshtirsojne projektin tuaj per nje Kosove tjeter e cila qysh ne lindje te saj do te perleshet me Kosoven e kapur,me Kosoven e atyre qe ne emer te lirise bene çfare kane dashur per xhepat e tyre te cilet ju duhet tu a zbrazni e ti çoni perpara drejtesise.

Babezia e tyre dhe vjedhja e pasurive private e publike ka qene e hapur dhe ata duhet patjeter te japin llogari ndryshe shpresa ne Kosove nuk mund te kthehet kurre.

Ne te gjitha keto probleme qe kerkojne zgjidhje e angazhime superiore nuk duhet te harroni vellezerit tuaj ne Kosoven Lindore,ne Presheve,Bujanoc e Medvegje.

Ne e dime se ju si politikan karriere si njeri qe keni arritur çdo gje me lufte e me sakrifica e keni shqetsim gjendjen e shqiptarve qe jetojne nen Serbi por ajo qe dua t’ju paraqes ne kete leter te hapur eshte menyra se si po sillen politikanet shqiptare ne Serbi me njeri tjetrin, nenshtrimi i tyre ndaj deshirave e kerkesave te politikes serbe.

Shembulli me i hapur i diteve te fundit eshte braktisja e MEDVEGJES,ne vend qe te luftohet per mbrojtjen e saj,per mbrojtjen e cdo gjeje shqiptare qe ka mbetur ne kete komune dikur me maxhorance shqiptare.

Nuk duhet lejuar te shkohet ne zgjedhjet e pergjithshme, parlamentare ne Serbi pa i bashkuar faktoret politike shqiptare,pa nje bashkim te tyre thelbesor dhe jo deklarativ,pa konsideruar perfaqsuesit shqiptar te Medvegjes se sotme te cilet po luftojne te vetmuar me makinerine e rende te Serbise.
Ne punet e pafund qe ju presin kerkojeni bashkimin e tyre,beni perpjekjet tuaja shterruese per Kosoven Lindore, tani qe populli shqiptar ne Serbi,veçmas tre komunat me shqiptare autoktone jane ne pragun e zgjedhjeve parlamentare.

Dhe me mire se ju askush nuk e njeh faktin se serbet nuk leshojne pe me bisedime.

Qendrimi i tyre, sjellja e tyre kriminale e brutale ndaj shqiptarve ne Kosoven Lindore duhet kushtezuar,duhet kushtezuar tani ne pragun e zgjedhjeve parlamentare.

Ata duhet ta dine mire çfare i pret, duhet ta dine mire se parimi i reciprocitetit do te prevaloje ne mardheniet Kosove Serbi,ne qendrimet qe keto shtete te pavarura do te mbajne ndaj minoriteteve.

Vetem kushtezimi i mardhenieve bilaterale jo vetem per interesat e Serbise por edhe te shqiptareve do ta detyroje politiken serbe te heqe dore nga largimi i shqiptarve nga trojet e te parve, do ti detyroje ata te heqin dore nga mjetet e te gjitha llojeve per te spastruar MEDVEGJEN nga shqiptaret e neser edhe BUJANOCIN e PRESHEVEN.

Dhe serbet ne keto rrethana duhen ndalur.

Dje ata u ndalen me forcen e armeve e sot duhen ndalur me kushtezimin e mardhenieve te se ardhmes.
Te presesh miratimin e Europes per keto probleme, do te thote te pranojme deshtimin,do te thote te pranojme zbrazjen kriminale te trojeve te cilen Serbia,ne Kosoven Lindore po e ben diten per diell.

Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk bene gje per te qene ne keto 20 vjet,beni ju Albin Kurti dhe ju ka hije te beni.
Me kete shembull dinjiteti ju do ta frenoni te keqen e do ti thoni botes se qytetruar se shqiptaret kane burrat e tyre te shquar qe do ti dalin zot te drejtave te tyre,kombetare e njerzore.

Uroj ta beni kete hap te madh e te shumepritur.

Fati i Kosoves lindore duhet ti kushtezoje maredheniet KOSOVE- SERBI qe te ecin ne rrugen e rreciprocitetit e te respektimit te minoriteteve ne te njejten menyre,zgjidhje tjeter nuk ka...!

Dashamir URUÇI
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE-USHC,
Tirane,3 Shkurt 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat