Si bleta nëpër lule, me penën dhe duart e arta, Hamit Elshani botoi librin; Dardha ( Sllapushani) në diakroni dhe sinkroni

Opinione

Si bleta nëpër lule, me penën dhe duart e arta, Hamit Elshani botoi librin; Dardha ( Sllapushani) në diakroni dhe sinkroni

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 08:14
Ragip Guraziu

Duke ditur se fshati Dardha, Komuna e Suharekës-tani Theranda, mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfaredolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para bashkëvendasëve te mi e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë, thotë autori I librit në fjalë.

Ndaj është ky shkaku që më dha guximin e duhur, të hulumtoj për një kohë të gjatë, e të mbledh material për një monografi të tillë që po ia përcjellim lexuesit. Vetëm me shpresën se po bëjmë një detyrë për Kosovën, se po shlyejmë një pjesë të borgjit që ia kemi, si çdokush tjetër. Si dhe me shpresën se do të mundemi, në këtë mënyrë, ta artikulojmë nderimin që kemi për burrat e mëdhenj e qëndrestarët e Dardhës, falë të cilëve nuk vdiq kurrë shpresa për liri, falë të cilëve jetojmë sot jo nën pushtue-sin serb. Se ato ditën ta mbajnë gjallë shqiptarinë.

Duke e çmuar si një lloj përmendore për të meritueshmit, si një përmendore që na thërret e na kujton të mos harrojmë, të mos harrojmë se harresa do të jetë gropa jonë e zezë që ka me na përpi, i japim udhë këtij libri, duke kërkuar nga lexuesi mirëkuptim. Mirëkuptim, pasi jo gjithshka është thënë. Se nuk qenka aq e lehtë sa e mendonim në fillim. Por, gjithkush e ka lejen të thotë e të shkruajë. Ne do të falenderonim ato që shohin e flasin për atë që është shkruar. E jo për atë që s'është thënë e shkruar. Veç e ndjejmë se ka vend që të shkruajnë e të flasin për Dardhën tonë të dashur edhe shumë të tjerë pas nesh,shkruan autori I librit.

Sipas autorit të librit, Hamit Elshanit,monigrafinë ua kushtoj bashkëfshatarëve të tij,të fshatit Dardhë(Sllapushan),Kokuna e ish-Suhareka ,tani Theranda,që me shekuj këtu jetuan dhe punuan,të cilët u  qëndruan stuhive të ndryshme prej skamjes e deri te presionet e rrepta të pushtuesve të ndryshëm.Ata me praninë e vet lanë gjurmë të pashlyeshme tek brezat,që më tej do ta bëjnë e mbajnë me sot këtë vend.

-Kam shpresë se asgjë këtu nuk do të thuhet sa për t’ thënë, dhe nuk shkruhetb sa për të zënë hapësirë në letër,por do të paraqitet e vërteta,të cilën e kemi prekur dhe e kemi shijuar, e vërteta që ka  ndodhur nëpër shekuj, e hapësirë nëpër këto troje.

-Në krijimtarinë e driçimin historik,të kaluarës së fshtrave,është në interes të madh të shkruhet dhe atë në mënyrë s më objektive,që të njihtohen  gjeneratat e tashme e të ardhshme për vendin e vet, thotë autori.

Për të shkruar këtë monografi,autorin e ka shtyer motivi dhe deshira që ka për fshati e tij Dardhën

Ju kanë dashur autorit të librit disa  vjet për ti mblrdhur shënmet q të jap një kontribut sado modest për të paraqitur të kaluarën e fhatit Dardhë dhe banorët e tij si dhe regjistrimin e banorve në tri periudhat 1930- 1935,1950-1953 dhe 2012.

Dardha, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që dardhacianët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Dardhës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë dardhacianët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqë e dardhacianëe, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë dardhacianët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Duke ditur se dardhacianët mbartin vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Dardhësë sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Pra, dhuna sistematike, e programuar e serbëve kundër shqiptarëve e shfaqur në të gjitha mënyrat, llojet dhe format më përfide, kultivoi rezistencë dhe qëndresë shqiptare në të gjitha kohërat. Por do të duhej të vinte mesi dhe gjysma e dytë e shekullit të njëzetë që të merrte formë dhe karakter më të organizuar qëndresa shqiptare. Do të duhej të vinte një brez i ri, një gjeneratë e re të rritej pa luftë që të bëhej më e madhe popullsia, që ta merrte vetën popullsia shqiptare pas masakrimeve e shfarosjeve në masë që kishte pësuar sidomos në dy dekadat e para të shekullit të kaluar… Do të duhej që edhe Evropa ta ndryshonte pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët. Do të duhej që edhe iluzionet e shqiptarëve të fashiteshin dalëngadalë dhe të bëheshin më realistë, më të përgjegjshëm, dhe të organizoheshin më mirë për qëndresë kolektive, për reagim e kundërshtim kolektiv përballë një armiku që nuk ishte më i madh por që kishte vetëm avantazhin e organizimit më të mirë se shqiptarët.

Ishte Beteja e lavdishme të UÇK-së të fshatit Dardhë, komuna e Therandës, dhe dëshmorët e martirët

1998 shënon kulmin e fillimit të një reformimi në vetëdijen kombëtare, duke pas qasje më të drejt ndaj vlerësimit të kohës dhe veprimeve të mëtutjeshme.

Dalja në skenë e pjesëtarëve të UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci më 28 nëntor 1997, përfundimisht shembi vlerësimet se gjoja ekziston apo nuk ekziston një ushtri në truallin Kosovar. Pas kësaj kohe shtrirja e luftës merrte përmasa më të mëdha dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës po konsolidohej dhe po merrte formën e një Ushtrie të rregullt që mbronte vlerat kulminante të shtetësisë së Kosovës dhe shkatërrimin e popullatës nga ushtria dhe policia serbe.

Në situatën dramatike që u krijua për Kosovën në fillet e luftës çlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kushtoi vëmendje çështjeve të unifikimit që ekzistonin në mes programit patriotike dhe rrymimeve tjera ekzistuese në Kosovë që ishte interes vital i vetë ekzistencës dhe zhvillimeve të mëtutjeshme.

Viti 1998,viti kur nis të ndryshojë fati i Kosovës dhe viti kur doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Nis historinë e re për shqiptarët. Dhuna dhe terroi serb kish akumulluar një urrejtje shpërthyese tek shqiptarët. Dhe kështu nis kapitulli i ri edhe për luftën e djelmoshave  të Dardhs UÇK-së dhe  dëshmorëve të saj. Të lindur dhe brymos në një fshatë, që quhej Dardhë .

''Kujtojmë se do t'i kishim mbetur borxh një të vërtete sikur mos të theksonim, e kjo është se fshati Dardhë gjatë shekujve ka dhënë burra të urtë,të menqur,,trima,t cilët kanë qenë të njohur dhe jashtë fshatit Dardhë, si fjala vjen;Ujup Met Sylaj, Jakup Metë Sylaj, Murat Ujup Sylaj, Hamit Brahim Feta, Agush Bali Feta, Zeqë Qerim Sylaj, Sejdë Hamzë Mahmutaj, Xheladin Rrahman basha, Jejmin Dervish Bashaj,Behram Bafti Bytyqi, Nezë Rexhep Jahaj,, Hamzë Rexhep jahaj. Edhe më vonë ka psur burra të dvotshëm e të njohur në rrethinë e më gjërë, siç ishin; Rexhë Murat Sylaj,, Avdullah Metë Sylaj,, Brahim Hamit Elshani,, Hxhi Nazifi, SALIH Mahmutaj, Sinan Jemin Basha,,Sejdë Veli hahaj, Durak  Bajram Jahaj,Behlul Zekë XHakmani,, Qerim Zeqir Sylaj, Kasum sylë Mahmutaj,Haxhi Ali Sylaj,, Haxhi SHaqir Elshani, Fazli Behram Bytyqi, Haxhi Selimi dhe  Dinë Sylaj'' etj sipas autorit.

Dhe tash për tash thotë autori i librit, në këtë fshat ka arritje të konsidedrueshme në të gjitha fushat e jetës. Një numër i banorve  kanë pregaditje shkollore me fakultete,disa tjerë me shkolla të larta, ndërsa numri m i madh me shkolla të mesme. Si të tillë ata kanë arritur në një nivel të këndshëm profesional dhe kryen punë të rëndësishme në shoqërinë tonë.

Në këtë kuadër, në këtë periudhë, mund të thuhet se  rezultatet kulmore kanë arritur Ragip Kadri Sylaj tani i ndjerë,, me profesion inxhinier i teknologjisë shkrimtar e gazetar i  njohur,veprimtar që ka ushtruar rreth du dekada në disa medie të Prishtinës,vdekja e zuri  në Ministrinë e Punve të  Jashtme të Republikës së Kosovës.

Biografia e autorit;

Hamit Ramadan Elshani u lind në fshatin Dardhë (Sllapushan) të Komunës së THerandës, më 18.6.1945. Shkollën fillore e kreu në Peqan,Therandë dhe dy vitet e fundit në Duhël.

Shkollën e Mesme Ekonomike e mbaroi në Prishtinë. Fakultetin e SHkencave  Matematikore-Natyrore, dega e Gjeografisë, e kreu n Prishtinë,në vitin 1978.

Për shkak  të gjendjes  së rëndë ekonomike u detyrua të punësohej kryesisht të punojë në Shërbibet e Punëve të Mbrndshme, prej 12 majit të vitit 1969.

Një kohë ushtroi detyrn e komandantit të postës së  milicisë në Deçan,pastaj ushtroi detyrën  inspektorit të lartë në Sekretarjatin e Punëve të Mbrendshme të Kosovës,deri në dhjetor të vitit 1987.

Si pasojë e diferencimeve politike dhe e përndjekjes si kuadër i aftë, u pensionuar para kohe.

Gjatë dhe pas luftës së fundit me vetëmohim u angazhua në organizimin e detyrave të besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat