Populizmi infantil në qeverisje!

Opinione

Populizmi infantil në qeverisje!

Nga: Hisen Berisha Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 00:44
Hisen Berisha

Kjo frymë e populizmit e përcjellë me gjuhen demagogjike të tipit bolshevik çegevarist, po e dëmton shtetin në shumë aspekte edhe atë të sigurisë dhe raporteve me institucionin më të lartë të sigurisë për Kosovën me mandat ndërkombëtar NATO.
Publikimi i dokumenteve shtetërore që kanë klasifikim konfidencial që i kodifikon si dokumente jo publike, tregon papjekurin edhe veprimin në dem të interesave të sigurisë së shtetit.

Ky veprim me atë që po e quajnë marrëveshje është një cenim i raporteve të drejtpërdrejta me NATO-n dhe përzierje në kompetencat e NATO në rajon. Për dijeninë e infantilëve që po qeverisin me vendin duke anashkaluar Kushtetutën e vendit ua bëj me dije se NATO në Kosovës është me mandat të KS/OKB dhe e ka të rregulluar raportin me të drejtën pozitive të Kosovës dhe vet institucionet e shteti. Mandati i NATO është dhënë nga KS/OKB. Marrëveshja në fjalë lidhet me situatën e shtrirjes së pushteti ligjor, të rendit dhe atij doganor të Republikës së Kosovës në koordinimi edhe me kryeadministratorin e atëhershëm z. Pitter Feith. Shkresa me të cilën pas përmbushjes së detyrës ligjore e të urdhëruar, të njësive për operacione speciale të PK, kryeministri i vendit është pajtuar se më tej është NATO ajo që do të vazhdoj me rolin e saj të dhënë nga KS/OKB, për çështjet e sigurisë nga kërcënime e rreziqe që vijnë nga jashtë kufijve dhe nga brenda si dhe sigurimin e një ambientit të sigurtë për të gjithë.

Prandaj publikimi i këtij dokumenti te klasifikuar përbën shkelje të kushtetutës dhe si situatë e tillë do të duhej të qonte në mocion mosbesimi dhe shkarkimi të Kryeministrit të vendit.
Po ashtu, për sqarim të opinioni të shqetësuar dhe heqje të konfuziteti dua të sqaroj se, nisur nga parimi ligjor “lex posterior derogat legi apriori” Ligjet e miratuar në vitin 2019, për mandatimin e FSK me detyra shtesë në mision si Mbrojtja e Integritetit Territorial(MIT); Mbështetja Ushtarake Autoriteteve Civile (MUAC); Operacionet Ndërkombëtare (IO) dhe Mbështetja Qendrore (MQ), nga parlamenti i Kosovës me aklamacion apo me votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshi këtu edhe vet lëvizjen vetëvendosje dhe z. Kurti, e tejkalon të gjitha ligjet apo çfarëdo marrëveshjesh të më hershme.

E fundit, ajo që e vlerësoj se duhet sqaruar për qytetarët dhe mediat e Kosovës që po përpiqen të bëjnë lajm për asgjë dhe në dëm të Kosovës e stabiliteti të saj politik e institucional është dhe fakti se marrëveshje e karakterit shtetëror është vetëm ajo e cila sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës është ratifikuar nga parlamenti. Pra një akt i nënshkruar nga Republika e Kosovës – përfaqësuesi shtetëror dhe që miratohet në parlament. Dokumenti në fjalë ka të bëj me një dakordim deklarativ për ndarje dhe marrje të përgjegjësive si institucione të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes brenda shtetit të Kosovës në mes PUN/KFOR dhe FSK/QRK

Debati në mes qeverise së Republikës së Kosovës, shteteve në të cilat kemi lobuar për përkrahjen në Asamblenë e NATO, pro miratimit të mandatit të ri të FSK dhe vetë Asamblenë e NATO përkatësisht sekretarin e përgjithshëm edhe në takim të drejtë për drejtë në Ministrinë e mbrojtjes së ReK, është shteruar. Për Kosovën, Praninë Ushtarake Ndërkombëtare - PUN, dhe NATO është më se e qartë ndarja e detyrave dhe përgjegjësive tani dhe në procesin 10 vjeçare, sa kohë Kosovës do t’i duhet të krijoj kapacitete e veta mbrojtëse. Ndërkohë çdo lëvizje forcash më mision që bie në domenin e PUN duhet të bëhet në koordinim me KOMKFOR.

Përndryshe FSK bazuar në ligje dhe kushtetutë ka mandat në tërë territorin e Republikës së Kosovës, konform misionit të vet ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat