Kuriozitet ekskluziv, nga një mendje “unike”!

Opinione

Kuriozitet ekskluziv, nga një mendje “unike”!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 8 mars 2020 Në ora: 17:18
Agim Zogaj

Ndaj me ju një kuriozitet ekskluziv të dhuruar nga profesor, Agim Zogaj në një shkrim ekskluziv për familjën Jashari në 22 vjetorin e përjetësimit të asaj familje n'krye me Shaban Jasharin dhe t'bijtë ; Hamez e Adem Jashari, ky i fundit, i njohur edhe si Komandant Legjendar i UÇK-së, por pas rënjës.

Rrefimi i profesorit Agim Zogaj, i referohet takimit të tij të parë dhe të fundit me këtë familje lapidare dhe legjendare të Drenicës dhe gjithë Kosovës, takim ky i realizuar atëbotë, n'cilësinë e gazetarit të "Zërit", pikërisht me 24 janar të vitit 1998 në kullën e qendreses heroike-kombëtare, në kullën e Shaban Jasharit në Prekazin heroik, pas sulmit të forcave ushtarake dhe policore serbe mbi këtë familje emblematike .

Shkrimi i profesorit Agim Zogaj, është publikuar në pamfletin "Epoka e Re", të dates së sotme, 08.03. 2020, dhe arsyeja e komentit tim është me sa vijon :

Agim Zogaj :

"Posa u ula, Hamëz Jashari e hoqi pallton ngjyrë të gjelbër dhe, para syve të mi u shfaqën emblemat e UÇK-së. Ai,e vërejti se po e shikoja me plot emocion lumturie" !

Ekskluziviteti !

Profesori i nderuar, Agim Zogaj, ishte i pari, i fundit dhe i vetmi njeri ; nga të gjallë e të vdekur, i cili arriti t'lexoj në uniformën e Hamëz e Adem Jasharit, emblemat e UÇK-së, arriti "t'sheh" atë që se kishin pa as Hamza e Ademi !

Shtrohet pytja :
Kemi t'bëjmë me situatë paranormale apo me marrëzi njerëzore që tejkalon kufijtë Ajnshtajnian të universit ?

Apo, profesori Zogaj, e ka t'zhvilluar shqisën e pestë dhe deshifron dhe artikulon ato që shqisat reale të njerzve të rëndomtë nuk i kapin dot !

Kurreshtja ime :

A thua, i shkoj ndërmend Agimit, t'ua komunikoj Hamzes dhe Ademit, faktin se ; Po lexon në uniformën e tyre, pra emblemën e UÇK-së, dicka çfarë ata nuk e dinin dhe shihnin fare, dhe a mos tani dalin edhe shumë Agima tjerë me shqisa ekskluzive dhe i marrin ekskluzivitetin Agimit, dhe këtij të fundit i shkon huq mundi ?

T'presim e shohim, rrefime "patriotike",t'pafundme, fatkeqsisht !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat