Sot kemi Qeveri e “taksë”, nesër pa njërën prej tyre!

Opinione

Sot kemi Qeveri e “taksë”, nesër pa njërën prej tyre!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 15 mars 2020 Në ora: 17:07
Fatmir Bajraj

Urojmë dhe besojmë që LVV-ja dhe Kryemnistri Kurti, t’i thërrasin mendjës dhe t’lirohemi nga “taksa” dhe t’ruajmë Qeverinë dhe të ardhmën e rrezikuar të vendit prej saj (taksës) !

Taksën siq e quan PAN-i vendimin e vet për tarifat doganore 100% për produktet serbe dhe boshnjake, apo taksirat me zhargonin popullor për tarifat, sot po i vije fundi, por vetëm nëse Kryemnistri Kurti dhe Levizja e Tij, parapelqejnë të ruajnë Qeverinë Kurti, pra Qeverinë e Republikës së Kosovës, stabilitetin ekonomik, stabilitetin politik dhe atë të sigurisë kombëtare.

Në të kundërtën;

Bie Qeveria Kurti, ruhet taksirati dhe vendi hynë një një fazë dhe spirale pasigurie totale, për të sotmën dhe të ardhmën euro-perendimore dhe veriatlantike.

Tarifat, i vuri Kadria, i mbrojti Ramushi dhe i ruan Albini

Sot, mbajtja n’fuqi e tarifave nuk ka mbeshtejën e shumicës në kabinetin Kurti, ngase kundër saj, janë LDK-ja dhe gjithë tjerët n’kabinetin Kurti, përjashto LVV-në dhe liderin e saj n’krye të Qeverisë së Kosovës, përndryshe Kryemnistri Kurti do shtynte tutje logjiken e veprimit makiavellist në Qeveri, duke majorizuar me vendim shumice, por ky i fundit nuk i pi ujë më, dhe ky është makthi i tij.

“Taksirati”, siq i quan tarifat populli i Kosovës në shumicë absolute, nuk i mbeshtetë më për dy arsye :

– E para : Tarifa ka konsumuar efektet dhe tani është kthye në një mekanizëm që prodhon efektet e kunderta me ato fillestare dhe përdoret si instrument populist nga ata të cilët u dorëzuan përballë presionit për të, duke dorëzuar pushtetin dhe lënë shtetin në duarë të Hashimit dhe Kadrisë dhe s’fundmi edhe instrument populist i z.Kurti për të fsheh jo-gadishmerinë dhe pa-afatësinë për t’u përballë me procesin e dialogut me Serbinë nën Lidershipin Amerikan, dhe ;

E dyta : Kundër mbajtjës në fuqi të këtij instrumenti populist, abuzues dhe sabotues për Kosovën, rajonin dhe proceset integruese, janë jo vetëm qytetaret e Kosovës në shumicë dhe shumicës së kabinetit Kurti, por edhe Shtepia e Bardhë, Administrata e Presidentit Amerikan, z.Donald Trump dhe Stejtdepartamenti i Shtetit !

Dy shalqinjë s’mbahën në një pëllëmbë dore !

Republika e Kosovës, tani e tutje duhet të zgjedhë në mes të mbajtjës së tarifave dhe Qeverisë së koalicionit LVV & LDK në krye me Kurtin Kryemninstër, ngase koekzistenca e të dyjave është e pamundur dhe e rrezikshme për fatin e vendit.

Republika e Kosovës, dhe shumica absolute e qytetarëve të saj, shprehimisht, edhe shumica absolute edhe në Institucioneve të vendit, janë për heqjën pakushte të tarifave dhe ruajtjën në qeverisje të vendit të Qeverisë së shpresës, Qverisë së koalicionit LVV & LDK me Kryemnister Albin Kurti, e cila e nxori nga keq-qeverisja, PAN-in kriminal, të dëmshëm dhe të rrezikshëm për fatin e atdheut.

– LDK-ja, si gjithmonë ; në vend të pushtetit për vete dhe partnerit të koalicionit, ka zgjedhë shtetin dhe fatin e kombit, duke u ngritë mbi vetëvetën dhe marrë përsipër përgjegjësi të cilat e dëmtojnë si subjekt politik elektoral, por ndihmojnë atdheun tonë të larë në gjak e n’sakrifica në staza të gjata dhe n’partneritet permanent me ata të cilët i dolen zot këtij populli dhe këtyre trojeve tona stërgjyshore historikisht.

– LVV-ja dhe lideri i saj, Kryemnistri Kurti, duhet të ndjekë rrugën dhe filozofinë liribërëse, shtetbërëse dhe shtetndertuese të LDK-së, filozofi kjo e kultivuar dhe promovuar nga Presdienti historik Rugova, dhe e artikuluar n’kontinuitet nga lidershipi i LDK-së, sot e gjithë ditën.

Partneriteti ynë me SHBA-të, është jo vetëm obligim dhe detyrim i yni nacional-shtetëror, por është edhe i vetmi shans dhe mundësi mbijetese në rajonin e trazuar të Ballkanit, për çfarë do duhej t’mësonim nga përvoja e hidhur historike në më shumë se një shekull.

Humbja e një partneri strategjik, siq janë SHBA-të, për Kosovën dhe shqiptarët, është e barabartë më përplasje të kokes për muri, një përplasje fataliteti për një komb të bërë e të ruajtur pikërisht nga Amerika.

Këtu pushojnë justifikimet e politikese bizare të akëcilit, përballë arsyeshmerisë jetike dhe qenësore të rujatjës së substancës nacionale dhe shtetërore të koprojektit shqiptaro-amerikan : Kosova shtet sovran dhe demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat