Me shkas, për institucionet që nuk flasin mes vete

Opinione

Me shkas, për institucionet që nuk flasin mes vete

Nga: Fadil Kajtazi Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:29
Fadil Kajtazi

1. Fakti që populli i Kosovës u homogjenizua në rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit, i takon Pajtimit te Gjaqeve, që si simbolikë prijatare ka Anton Qetës, të cilit për shkak të inatit primitiv të Rexhep Qosjës, nuk i lejohet që t’i vendoset shtatorja para Institutit Albanologjik;

2. Fakti se ndodhi institucionalizimi i jetës shoqërore kosovare në funksion të rezistencës kundër regjimit serb, i takon LDK dhe simbolikës prijatare të Ibrahim Rugovës;

3. Fakti që gjatë vitit 1998-99, pati vullnet të shumtë për t’u paraqitur dhe rreshtuar në rresht si luftëtar kundër regjimit serb, i takon pajtimit dhe institucionalizimit të jetës shoqërore kosovare në funksion të rezistencës kundër regjimit serb;

4. Fakti se ne patëm shumë luftëtar dhe nuk çliruam as një kilometër katror të Kosovës, i takon këtij që sot është President dhe këtij që sot është Kryeministër e që nuk komunikojnë në mes veti;

5. Fakti se Ushtri Çlirimtare e Kosovës ishte NATO e prirë nga SHBA e cila e çliroj Kosovën, i takon Ibrahim Rugovës, i cili nuk ishte primitiv si ky që kemi President dhe ky Kryeministër që në ditët më të vështira nuk komunikojnë mes veti.

Imagjinoni vendin në kohë lufte me një President dhe Kryeministër të këtij formati?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat