Rritja e nacional-socializmit dhe rreziku global

Opinione

Rritja e nacional-socializmit dhe rreziku global

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 18 mars 2020 Në ora: 20:48
Mr. Sc Shpend Salihu

Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, duke u bazuar, në informacionet që i mora nga rrjetet e ndryshme të sigurisë globale erdha në përfundim se rrymat neo-naciste kishin përgjegjësi për sulmet e 11 shtatorit në SHBA. Ngjarjet e para disa viteve në SHBA, si dhe vrasja e një të riu zezak në Chikago si dhe rebelimet e White Supremacist konfirmuan, që tendenca e këtyre rrymave ideologjike është përhapja e kaosit, frikës dhe pasigurisë si dhe anarhisë në rrafsh global me qëllim të ndryshimit të rendit botëror.

Ideologjia nacional-socialiste e Adolf Hitlerit bazohej në konceptin e ideologjisë së Lebensraum dhe zgjerohej në librin e tij Mainkamf, ku ai parashihte se duhet çrrënjosur Hebrenjtë, Rusët, Zezakët dhe Romët dhe se duhet që me Muhamedanët të cilët i konsideronte si racë inferiore, por me të cilët supozonte të pushtonte botën pasiqë theksonte se Gjermania ata mund ti mbajë nën kontroll dhe të arrijë rezultate në pushtimin e botës. Me ndihmën e Grand Mufti al Huseinit, muftiut të Jerusalemit, pasiqë pushtoi Ballkanin, Turqia dhe Lindja e Mesme pa rezistencë e lanë të depërtonte deri në Afrikë. Politika hegjemoniste dhe ekspanzioniste e Angela Merkelit, e cila në emër të demokracisë futi në Europë mbi 2 milionë Sirianë, me çfarë filloi islamizimi gradual i Europës i cili konsiston në këtë koncept ideologjik të Hitlerit, recesioni ekonomik-global i cili pati një shkallë të lartë të hiperinflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës euro, e solli Europën para falimentimit, Greqia, Spanja, Italia, Portugalia dhe shumë shtete ranë nën ndikimin ekonomik të Gjermanëve dhe shumë ishuj të tyre u blenë nga kompanitë Gjermane dhe përmes kësaj arritën ti kontrollojnë këto shtete. Ideologjia e nacional-socializmit nënkupton një gërshëtim, të krahut të djathtë dhe të majtë sepse nacionalistat trajtohen si krah i djathtë ndërsa socialistat si krah i majtë, kjo ideologji bazohet në teori e seleksionimit natyror të supremacisë së individit dhe ndarjen e specieve, të cilën më pas e zhvilloi Nitçe në teorinë e tij të Wolkut të liderit superior dhe të nënshtrimit të vullnetit të të tjerëve ndaj tij, kjo teori arriti të fuqizohet në Austri, në Gjermani e anembanë Europës dhe arriti të krijojë kaos dhe anarki në rrafsh global. Sipas teorive të ndryshme plani George Marshall pas Luftës së Dytë Botërore për rindërtimin e Gjermanisë dhe revitalizimin ekonomik të Gjermanisë u përmbush me mjete financiare të nacistëve që ishin anembanë Amerikës Latine. Edhe pse Gjermania i acaroi marrëdhëniet me Turqinë e Rexhep Taip Erdoganit, kompanitë Gjermane janë investitorët më të mëdhenj të ekonomisë Turke dhe ekonomisë së Lindjes së Mesme. Shtrohet pyetja nëse Gjermania e Angela Merkelit e kundërshton Erdoganin dhe lëvizjet islamike, përse ajo rregullisht insiston në krijimin e shtetit Palestinez dhe pse nuk vendos sanksione ekonomike ndaj Turqisë për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut ndaj Kurdëve dhe Armenëve në Turqi, si dhe për arrestimin e Gylenistëve dhe të gjithë rivalëve politikë të cilët janë në kundërshtim me politikat e Erdoganit. Nevojitet një kampanjë mediale që opinioni global të distancohet nga vlerat e nacional-socializmit në rrafsh global, dhe që këto grupe të humbin potencën dhe ndikimin në nivel global. A mund të ndodhë? që këto grupe nacional-socialiste të jenë përgjegjëse edhe për armën e rrezikshme biologjike COVID? duhet hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat