Ai dhe ata - Bota Sot
Ai dhe ata

Opinione

Ai dhe ata

Zymer Mehani Nga Zymer Mehani Më 25 mars 2020 Në ora: 09:52
Mustafa, Kurti, Haradinaj dhe Veseli

I

Askush nuk udhëhiqet më mirë se ai nga opinioni i shumicës dhe, nga ana tjetër, nuk ka njeri që të mbështetet më shumë se ai në gjykimin e shëndoshë....

Ai nuk rrënon asnjëherë, aq më pak në kohë pandemie.

Karakteri i tij është tërësisht i lirë nga çdo lloj grykësie....Ndërkohë, tek ai nuk gjen asnjë shenjë fodullëku apo ndjenjë superioriteti....Në mesin e punëve më të mëdha ai mendon për miqtë e tij të varfër dhe, nga koha në kohë, u kthehet studimeve të tij, të cilat i do kaq shumë....Çfarëdo autoriteti që i jep atij rangu dhe çfarëdo influence që ai gëzon për shkak të favoreve të një sovrani të fuqishëm, ai i vë ato në shërbim të publikut, ose të miqve të tij.

Ka qenë gjithmonë tipar i karakterit të tij që të ndjehet i detyruar ndaj të tjerëve dhe, mrekullisht, gjithmonë i gatshëm për ta....Askush nuk është i gatshëm si ai të bëjë një të mirë pa pritur asgjë si shpërblim. Ai prore u është mirënjohës Familjeve të Dëshmorëve që për interesa madhore të atdheut i falën bijtë dhe bijat më të denja.

Kurrënjëherë s'i tradhëton idealet e Adem Jasharit, të Zahir Pajazitit e të SANDOKANIT. Ai është besnik ndaj kombit e atdheut. Ai është atdhedashës, prandaj mendon shqiptarisht.

II

Ata mendojnë se janë më të mençurit, madje të vetmit. Fakti që ata asnjëherë nuk e shpjegojnë dot pse vazhdimisht e kundërshtojnë njëri-tjetrin, mjafton për të kuptuar se ata nuk e dinë të vërtetën për asgjë. Ata, madje, nuk kuptojnë as veten e tyre.

Mendimi që ata kanë për veten e tyre është kaq i lartë, saqë sillen sikur të ishin vërtet në Parajsë. Ata i shohin me nënçmim dhe keqardhje të tjerët sikur të ishin krimba.

Ata kanë vetëm fjalë të mëdha dhe terma që i shpikin vetë. Ata janë kaq të papëlqyer nga njerëzit, saqë konsiderohet fat i keq nëse dikush i ndesh ata rrugës dhe, megjithatë, ata janë shumë të kënaqur me veten e tyre.

Ngaqë ata vetë nuk dinë të lexojnë, e konsiderojnë gjënë më të mirë faktin që s’kanë asnjë kontakt me librat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat