Qeveria Kurti ra - por çka tani?!

Opinione

Qeveria Kurti ra - por çka tani?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:13
Ragip Guraziu

Kryeministri,Albin Kurti asnjë herë nuk i ka përfillë,(si opozitar,tani edhe si Kryeministër),vretjet nga të tjerët që thonin,edhe nga politikanë,por edhe nga të tjerët,se Albini gjithmonë po merr vendime në krye në vete,ja që kjo shprehi ju reflektua edhe si Kryeministër,për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, derisa Kryeministri,Kurti tha se i njëjti ka tradhtuar qeverinë dhe policinë ndërkohë që ka mbështetur regjimin e vjetër.

Kjo e shtyri tani Lidhjen Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti

Pasi partneri i koalicionit qeverisës deklaroi se synon ta rrëzojë qeverinë me mocion mosbesimi, shefi i ekzekutivit, në një konferencë për media tha se do të presin çka do të veprojnë të tjetër, e pastaj do të përgjigjen rreth mocionit.

Kjo nuk i pelqeu Kurtit dhe  tha se LDK nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën në mesnatë të njërit ministër, i cili sipas Kurtit nuk mban atë qëndrim në mbledhje të brendshme, por pastaj del kundër kryeministrit.

Albin harroje më këtë ves me marrë vendime vetëm me kokën tënde...

“Nuk mund të kemi në qeverinë e re, ministra që i sinkronizojnë e i harmonizojnë qëndrimet me dikë, jashtë qeverisë së re, me dikë nga regjimi i vjetër. Ajo kohë dhe ai kapitull është mbyllur dhe ka marrë fund, prandaj edhe njerëzit kur janë në këtë qeveri duhet të jenë e bëjnë e flasin sikur janë në këtë qeveri, e jo në ndonjë qeveri të mëhershme ose diku tjetër. As për deklarimin e djeshëm, kryetari i LDK-së, që mbështeti shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk u konsultua me mua. Kjo është shkelje e marrëveshjes sonë të koalicionit. Nuk mund ta mbështesë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të paralajmëruar nga presidenti, pa u konsultuar me partnerin tënd të koalicionit, nuk mundesh, ose edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh, sepse të shkarkojnë”, kështu mendove,por u rrxove, nuk mirren vendime si lider i opozitës,ndryshe kur je në vendin e Kryeministrit.

Populli është ai që vendos me votën e tij,po tani i hutuar për këtë çka ndodhi.

Të parët tanë kanë thënë; '' ata që ndjellin keq, duke filluar nga familjet e deri te shteti, i zë taksirati, dhe ja që thonin këta që ishin në pozitë e ranë në oipozit,nuk mundeshin ta kutojnë humbjen dhe dole me deklaratat e tyre,se ,kjo qeveri Kurtit dhe koalicioni nuk kanë jetë të gjatë,dhe ja që na doli ajo e te parëve tanë me dëshmi.

Ne që pas lufte e deri ne këto momente gjithmonë nuk u bënëm rehat duke ndjellur keq për vetën e tyre dhe  duke krijuar asmëri në mes vete që u bë virus,pak më vonë edhe cancer për kombin shqiptarë, shi siç janë punët edhe në Shqipëri,dhe viset tjera që jetojnë shqiptarët.

Ndërkohë LDK  iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ende nuk e ka të kjart z.Kurti as ti vet se me këtë mocion LDK-ja e gjithë opozitën e kishte pas veti dhe kjo Qeveri bije,në rastse kalon mocioni,atëherë çka do thotë Kryeministri Kurti, veq se do jet me ''gishta në gojë'',siç thotë populli. dhe mbete.

Disa herë kam shkruar kështu; Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë,që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i mungojë lira dhe te rri mbyllur në kafaz. Mijëra vjet Kosovës në kokë i kanë kënduar korbat e zi, tani nuk e duam jetën në robëri, kur e kemi të shtrenjtën liri....

Po kujt me i thënë?!

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë u shpërfaqen me luftën e fundit. Qindra vjet babë e gjysh kaçakë, ardhacakët e Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje, masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90- ta ku Serbisë ju fut frika në palcë. Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, janë se ; Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit. Këto dilema dhe shqetësime barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit, që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe. Në këto bisedime teknike siç u quajtën, kemi qenë në dijeni se ato përfunduan në çështje politike.

Prishja e imazhit

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që u mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet. Qytetarët e Kosovës janë të shqetë- suar dhe ata dita-ditës po e humbin besimin ndaj këtyre politikanëve. Kjo gjendje ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës, për të formuar  një ekip shtetërore, për t'i dalur ballë për ballë Serbisë, Inatet kanë filluar që kaherë, dhe kjo hallakamë në Kosovë po e gëzon Serbinë. Po kush po mundohet të ''prishë'',  po dihet, Serbia me Rusinë, dhe kundërshtarët tanë, por edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe më shumë se kundërshtarët tanë. Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shi serbët e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019.

Këto dilema dhe shqetësime sa u përket formimeve të institucioneve të Republikës së Kosovë, të dala nga këto zgjedhjet të parakohshme parlamentare të 6 tetorit , po barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka mundësi edhe të eskalojë, që këtë e dëshirojnë vetëm kundërshtarët e Republikës së Kosovës, dhe po me duket edhe një pjesë e institucioneve tona shtetërore, që janë të joshur me pushtet e tani ju ka ardhur koha të dorëzohen, dhe të kontribuojnë si opozitar.

Pakoja e Ahtisarit na kishte treguar rrugën e Kosovës?!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohë- sisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë. Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova! Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore.

Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb. Me këto provokime dhe me barrikada nga serbët e veriut të Mitrovicës, të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, janë kryer krime në Kosovë. Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne ndërkombëtarët janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

Kryeministri,Albin Kurti asnjë herë nuk i ka përfillë,(si opozitar,tani edhe si Kryeministër),vretjet nga të tjerët që thonin,edhe nga politikanë,por edhe nga të tjerët,se Albini gjithmonë po merr vendime në krye në vete,ja që kjo shprehi ju reflektua edhe si Kryeministër,për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, derisa Kryeministri,Kurti tha se i njëjti ka tradhtuar qeverinë dhe policinë ndërkohë që ka mbështetur regjimin e vjetër.

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim".[1] Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.

Albin Kurti flet për gruan dhe vajzën e tij, pasi u be buj martesa e tij

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për jetën private dhe rolin e të qenit prind i një vajze dhe bashkëshort i një norvegjezeje.

Kandidati për kryeministër të Kosovës ka treguar se si ishte njohur me gruan, Rita Augestad Kndusen, e cila jeton kohë pas kohe në Prishtinë.

“Shikoni dallgët e jetës nuk di se ku të sjellin. Unë e njoha atë në Prishtinë. Dashuria nuk njeh kufi. Kur kam thënë jepni përparësi produktet vendore, nuk kam menduar në njerëz”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Kurti më tutje ka treguar se si flet me të bijën duke ditur se ajo qëndron më tepër me nënën dhe jeton në Norvegji.

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e dinë edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Ajo e di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”, ka pohuar Albini në RTV Dukagjini.Ai ka folur ndër të tjerash ka treguar edhe për fëmijërinë si dhe jetën prapa grilave të burgjeve të Serbisë.

Kryeministri,Albin Kurti asnjë herë nuk i ka përfillë,(si opozitar,tani edhe si Kryeministër),vretjet nga të tjerët që thonin,edhe nga politikanë,por edhe nga të tjerët,se Albini gjithmonë po merr vendime në krye në vete,ja që kjo shprehi ju reflektua edhe si Kryeministër,për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm, derisa Kryeministri,Kurti tha se i njëjti ka tradhtuar qeverinë dhe policinë ndërkohë që ka mbështetur regjimin e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat