Albini dhe Vjosa humbën një betejë të vogël, por do të triumfojnë me fitore të madhe - Bota Sot
Albini dhe Vjosa humbën një betejë të vogël, por do të triumfojnë me fitore të madhe

Opinione

Albini dhe Vjosa humbën një betejë të vogël, por do të triumfojnë me fitore të madhe

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 26 mars 2020 Në ora: 16:00
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

“Leksioni” që dhe mocioni puçist i LDK-së.

Albini dhe Vjosa humbën një betejë të vogël , pasi ata që fituan këtë betejë janë të vegjël dhe një pakicë që do të ndëshkohet ashpër nga populli i madh dhe i pasfidueshëm. Në demokraci i madh dhe fitorja i përket atij që ka popullin, mbështetjen dhe besimin e tij.Ky puç mocionist vertetoi dhe dha leksionin ne   ate se ne çfarë derexheje është katandisur elita politike e vjetër dhe e konsumuar  në Kosovë.

Rrëzimi i qeverisë Kurti tregoi se tjetër gjë është demokracia dhe tjetër gjë është parlamrenti i Kosovës. Demokracia gjëndet në popull por ajo nuk gjëndet te politika kosovare. Pra në Kosovë tjetër gjë është sot politika, dhe krejtësisht gjë tjetër është demokracia, madje janë antiteza dhe kundërshti me njëra tjetrën përderisa politika, pjesa më e madhe e saj , ajo që ka mbetur dhe  e klasifikuar si politika e vjetër  në Kosovë punon tradhtisht, korruptivisht dhe pandershmërisht kundër demokracisë, siç e vertetoi edhe votimi për rrëzimin e qeverisë legjitime të Albin Kurtit.

Me 6 Tetor populli i Kosovës votoi për ndryshimin, votoi për të renë, votoi  Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Por politika e vjetër dhe e kalbur nga egoizmi, korrupsioni, tradhtia e papërgjegjshmëria, si dhe e trashur e dhjamosur  nga zullumi, e  madje edhe në kulmin e një pandemie globale e cila ka gjunjëzuar edhe supershtetet  botës, LDK-ja e zhyti Kosovën në kaos.

Kjo krizë politike në kohë pandemie globale  që erdhi nga LDK-ja i jep shansin e justifikimin Serbisë për ta thelluar më tej orvajtjen dhe qëllimin e saj për ndarjen e Kosovës, duke iu ofruar mbrojtje e kujdes shëndetsor pakicës serbe në Kosovë, e sidomos në ato zona të cilat ajo kërkon që t’ia rrëmbejë Kosovës.Serbia si mjeshtre e manipulimit dhe e shfrytëzimit të dobësive politike të Prishtinës tani para botës do ta shfrytëzjë rrëzimin e qeverisë Kurti duke thëne se ja shqiptaret grinden ndervete kur bota kercenohet nga pandemia e koronavirusit.

Pra, a jeni te ndergjeghshem se çfare dëmi i keni bërë Kosovës ju puçistët LDK-ist te mocionit?!

Me të vërtetë Albini dhe Vjosa humbën një betejë të vogël , por me siguri që me popullin ata do të ngadhnjejnë në një triumf të madh,  sepse ata nuk e tradhëtuan popullin, dhe populli do t’ua shërblejë atyre me një besim shumë më të madh e më të fortë. E reja e vërtetë dhe e drejtë do të fitojë pasi   nuk ka fitore të madhe pa humbje të vogla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat