Sillu, sillu rreth mullarit - hyzmeqarët prapë po sjellën rreth kryetarit Thaçi

Opinione

Sillu, sillu rreth mullarit - hyzmeqarët prapë po sjellën rreth kryetarit Thaçi

Nga: Luz Tomaj Më: 1 prill 2020 Në ora: 18:42
Luz Tomaj

Kur të humb rruga, nuk është lehtë me e gjetë, bile bile mundet me të zënë edhe kallukangja, ndaj, edhe kur gjindesh në rrugë të gabuar, të duket se je në rrugë të mbarë.

Ditë më parë, Parlamenti e votoi mocionin e mosbesimit të Qeveris aktuale. Tani, vrapohet për levizjet e radhes politike. Një parim insiston se çdo levizje politike duhet të ndodh në formë të duhur dhe të ndërmirret në momentin e duhur. Këtë, parim do ua sygjeroja edhe kosovarve, prandaj edhe zotit Kurti. Shtrohet pyetja se, veprimet e Kryetarit të Kosoves, shiquar në aspektin juridik, a janë në rrugë të duhur, në rrugë të mbarë? Në këtë aspekt, vërejta edhe mendimet e të tjerëve, madje njerzëve të shkences.

Me shkrimet e mija të kohëpaskohëshme, Kushtetuten egzistuese të Kosoves, e mbaj në thum për shkak shum të metave, ndonse, ato të meta, ndoshta nuk reflektohen në pretendimet e tanishme, edhepse shprehen mendime të ndryshme. Në shtetet moderne, në rastet e tilla, zakonisht kërkohet mendimi i Gjykates kushtetuese, e autorizuar për intërpretime të tilla, me gjithse, në të kaluaren, jam përpjek me e përcjell edhe punen e Gjykates kushtetuese dhe, mjesrisht, mbaj bindjen se edhe ajo është në nivel të shtreses politike të Kosoves.

Sidoqoftë, për rastin konkret, flasin dispozitat e Kushtetutes në nenet 95 pika 5 dhe 100 pika 6. Nuk ka dilemë se Qeverija aktuale konsiderohet dhe është në dorheqje. Por, shtrohet pyetja se a duhet të formohet qeverija e re përmes nates. Dispozitat e përmendura janë të qarta. Ato nuk flasin për donjë afat të caktuar edhepse është e definuar mënyra apo proceduara e veprimeve të mëtejme. Me fjalë tjera, mospërcaktimi i afatit krijon sipërfaqe që aplikimi i dispozites kushtetuese apo ligjore, të shiqohet dhe të ndërmirret në konstelacion me rethanat tjera egzistuese, kushtet apo praktiken e mëparshme. Në këtë drejtim do i veqoi ca momente.

Koalicioni

Qeverija në dorëheqje, vjen nga koalicioni i dy subjekteve - LVV dhe LDK. Tëgjith e dijm se procesi i formimit të këti koalicioni ka zgjatë disa muaj. Bile, me një artikull e pata shpreh skepticizmin se, koalicioni, edhe në se arrihet, a do të funkcionoi. Po e shfrytzoi rastin të shprehi se si unë, personalisht e shiqova këtë koalicion. E kam simpazituar LDK-në falë ish shokut tim Ibrahim Rugoves. Por, mjerisht, me kalimin e kohes vdiq edhe simpatizimi. Përpiqem t’i vlersoj veprimet të cilat shkojnë në favor të shtetit, të popullit, pavarsisht se nga cili subjekt apo individ ato vijnë. Thjesht, nuk i besoi kualiteteve moralo-politike dhe profesionale të liderëve të LDK, dhe jo vetëm. Jam shum i sigurt se, gjesti i ish ministrit Veliu, ka qenë i parapërgaditur dhe provokativ prandaj edhe Kurti ra në këtë kurthë, dhe shpresoi se do i shërben, për mësim, në të ardhmen. Edhe pran principeve dhe parimeve personale, nuk preferohet nxitimi.

Qeveria e mëparshme

Zoti Haradinaj, edhe pas dorheqjes nga posti i Kryeministrit, e udhëheqi qeverin, e cila konsiderohej në dorheqje, muaj me radhë. Nuk shof donjë dallim esencial në mes dorëheqjes së Kryeministit, e cila e venë tërë qeverinë në dorëheqje, në largim dhe aprovimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë aktuale. Votimi i mosbesimit është e drejtë dhe në kompetencë të Parlamentit, ndon se, po shkoj në ekstrem, shiquar nga aspekti i demokracisë, dhe po pyetëm, a është edhe parlamenti dinjitoz. Që të dyshoj, më shtyen një deklaratë e Isa Mustafes, mu pas votimit të mociionit, se përfaqsuesit, patjeter, duhet ti rrespektojnë çëndrimet e Kryesisë së LDK. Në parim pajtohem me atë çëndrim, por megjithatë, gjatë jetes, punes dhe funkcionimit të institucioneve, përfaqsuesit ballafaqohen me çështje të ndryshme prandaj nuk duhet përjashtuar edhe bindjet, ndërgjegjet dhe çëndrimet personale. Mu për këtë arsye, ditë më parë, sygjerova ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ai duhet të zhvillohet në njisitë lokale, në komuna, nga se mendoj se vetëm në atë mënyrë, vullneti i popullit, vërtetë, do vij në shprehje.

Situata momentale

Boten prandaj edhe Kosoven,mjerisht, e kaploi kjo epidemi apo virus famkeq. Shpesh mahitem dhe thëm kësaj Kine dynjaja ia ka pa sherrin tana herët. Ndodhë çka ndodhë, vazhdimisht i përcjelli informacionet e ndodhive në tërë boten. Falë informacioneve, në Kosovë, krahasuar me shtetet tjera, fatmirsisht, nuk kanë marrë përmasa të mëdha. Megjithatë, fjala e moqme thot se të keqen duhet me e pritë larg. Madje, më shkon mendja se a janë marrë dhe a po mirren masa të mjaftuara për mbrojtje.

Nuk e kam të qartë agjenden e Kryetarit në drejtim të formimit të Qeverisë. Vërej se betohet në Kushtetutë. Sipas mendimit tim, mundësit kushtetutare janë të përseritet thirrja e fituesit të votave të fundit, për propozim të ri, ose, mundësija e dytë është shkuarja në zgjedhjet e reja. Thirrja eventuale e Parlamentit, për donjë zgjidhje tjeter, sëpari, a kolidon me Kushtetut, dhe e dyta, thirrja në këto kushte, në këto masa të mprojtjes nga virusi, sa është e preferuar. Në këtë kohë, falë zhvillimit teknik, mundësohet edhe komunikimi në rrjetin elektronik, si po e quajnë online. Mirëpo, kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi vitale për shtetin, një formë e till e veprimit është e pamundëshme, e papranueshme.

Kaluan më se 20 vite që kur, liderët egzistues të subjekteve politike, janë të pashmangshëm nga shtresa politike, jo vetëm të subjekteve por edhe ajo e shtetit. Po ma qoni mallin e Fadilit, Aliut, Koles etj dikur. Në anën tjetër, shteti, në aspektin e formimit, apo zhvillimit stagnon mandje ka edhe levizje negative. Kjo është pasoj e mungeses së njohurive, profesionalizmit dhe mungeses ekstreme të dijurisë në sferen diplomatike. A nuk është koha më që t’a kuptoni një gjë të till, një gjë fundamentale për të miren e shtetit apo të popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat