Populli sovran i pakënaqur me mungesat e funksionimit të shtetit të së drejtës e sidomos të Kushtetutës

Opinione

Populli sovran i pakënaqur me mungesat e funksionimit të shtetit të së drejtës e sidomos të Kushtetutës

Nga: Ali Kelmendi Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:49
Ali Kelmendi

Kjo gjendje e shtetit dhe ekonomisë së varfër, po na detyron të bejmë një jetë anarkiste dhe anarkia jonë e brendshme, po na pengon zhvillimin dhe zbatimin e rendit kushtetues. Shifen vetëm interesat vehtjake; andaj nuk është askush i kënaqur!

I takojmë të afërmit tanë dhe nuk janë më për një bashkëjetesë natyrore; ku makineria shtetërore dhe ekonomia i shtynë njerëzit andej-kendej në një humbje të vëmendjes dhe të lirisë personale. Kontaktet e njerëzve mes veti janë takime rasti pa obligime, pa farë konsiderate, respekti, gati si më qenë viktima!

Njeriu jeton, për të jetuar ashtu si mundet; ai vegjeton dhe nuk veneron më – qe jeta e tij varët nga ky shtet, por kurrsesi nga kjo politikë e mbrapshtë dhe kjo ekonomi e varfër; qe përmes kësaj apatie jetojmë disi të vetëm, me dyshim të një ideje të madhe lidhëse – te kemi humbur nga syri çdo afërsi, fqinjësore, miqësore dhe njerëzore.

Siç, varët ekonomia nga resurset e tokës, ashtu edhe politika dhe elitat e saj në krye me Hashim Thaçin, Kadriun, Isën, Fatmirin e kanë ringjallur të kaluaren mbi idenë e resurseve kapitale të tokës sonë të Trepçës, të cilat pasuri këta nuk po i vlerësojnë ose nuk po duan t’i vleresojnë, andaj i kanë qitur në pazar për t’ia shitur Sërbisë e të mbështetur nga disa biznesmenë të administratës së Presidentit Trump.

Zgjedhjet e 06 tetorit 2019 në emër të një ndryshimi sollen në pushtet një gjeneratë të re revolucionare, me një entuziazëm të madh atdhetar, për të bërë ndryshime kapitale në qeverisje, ekonomi, mirëqenie dhe marrëdheniet ndërkombëtare në mes të Kosovës me BE-në dhe Amerikën.

Ishte vullneti i popullit që kjo Qeveri e zgjedhur të përballet me korrupsionin megalloman, më hajnitë e liderëve që na qeverisën qe 20 vite por pa nxjerrë asgjë të mirë në sipërfaqe, por vetëm hajni e korrupsion e sidomos me tendera në punët kapitale si ato në ndërtimin e autostradave e autorrugëve rajonale, mbi të cilat nuk mund të ushtrohej mbikëqyrja e duhur ose pa farë mbikëqyerje dhe kontrolle.

U pasuruan tej mase me miliona dhe i nxorrën jashtë shtetit. Me humbjen e qeverisjes, humben edhe shpresat për të mos dalur në shesh hajnitë me korrupsion, andaj edhe u ngritën të gjithë së bashku për t’u mbrojtur nga hetimet që i fillojë Qeveria e z. Albin Kurtit.

Ia ngrehën kurthën përmes partisë së koalicionit të LDK-istave antirugovistë të Isa Mustafës, duke ia ngritur mosbesimin përmes Mocionit dhe shkarkimit të Qeverisë Kurti !

Arsyeja kryesore për shkarkimin e qeverisë ishte pikësëpari, kur Qeveria Kurti ia ndalojë Hashimit ta udhëheqë dialogun me Sërbinë duke vepruar sipas Kushtetutës, se dialogun duhet te udhëheqët nga Qeveria Kurti.

Ndërsa, Hashimi mundet të takohet privatisht me Vuçiqin dhe të bejë sa të don skica për ndarje dhe marrëveshje sekrete të cila tani e tutje kanë vlerën Zero (0).

Hashimi me kompaninë e Isa Mustafës dhe lojërat e njohura të tij me nenet e Kushtetutës, menduan dhe ende po mendojnë që LDK-ja do të formojë Qeveri dhe dialogun do ta udhëheqin zagarët e tyre në krye me atë dhe Hotin.

Isa Mustafa me Hashimin e të gjitha partitë opozitare të PAN-it e vëneruan se Qeveria e re u hyri si bukla për t’i kontrolluar mallverzimet, hajnitë e me një fjalë korrupsionin të cilin po kërkon për ta luftuar edhe BE-ja.

Korrupsioni është edhe kusht i patjetërsueshëm për liberalizimin e vizave. Gjoja në emër të liberalizimit i shitën 8.270 hektarë tokë të Rugovës kreshnike. Toka humbi ?! Vizat nuk u liberalizuan ! Ndërsa, kryehajni Hashimi gjithnjë ankohet në Europë se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet, përveq nga xhepi-hajnija mos me prekni se ndaheni keq me mua, se ju kritikoj dhe ankohëm të Amerika.

Shtetet e Quintit e kundërshtuan Mocionin, ndërsa tani po i thot edhe eurodeputetja gjermane: « Hashim mos luaj me Kushtetutën, derisa njerëzit po vdesin » - Bota sot.

Profesori Dr. Enver Hasani thotë : « se takimet e Presidentit Thaçi me partitë politike për krijimin e qeverisë së re, janë antikushtetuese » !

Andaj, Hashimi me veprimet e tij me qellim gaboi duke i aplikuar nenet e kushtetuesës në kundërshtim të saj dhe thirrët në nenet tjera, vetëm e vetëm për ta rrëzuar Qeverinë Kurti dhe formimin e qeverisë tjetër sipas planit të PAN-it dhe sipas dëshirës së Vuçiqit, me qellim të realizimit të planit sekret Hashim-Vuçiq për ndarjen e Kosovës.

Nuk po din i shkreti (shkerdhati) a me e dëgjuar Parlamentin Europian apo Vuçiqin, se për Kosovën fare nuk ia ndien?! Mos qofësha në lëkurën e tij !

Në fund edhe një mendim qe Qeveria e Kosovës në krye me z. Albin Kurtin, nevojitet që të përdorë çdo mënyrë dhe çdo mjet ligjor, ta izolojë Hashimin me kompani të formojë qeveri tjetër, ( përveq nëse ai del në ekzil) dhe të formojë qeveri si para 20 viteve. Kurrsesi ai nuk duhet të lejohet t’i udhëheqë bisedimet me Sërbinë dhe ta anashkalojë edhe kësaj here Kushtetutën.

Nuk duhet të jetë i paprekshëm, e sidomos për organet shtetërore.

Nuk mund të vuajmë dhe të presim se çka po na sjell Hashimi duke na e coptuar shtetin dhe humbur sovranitetin për të tretën herë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat