Na mbyti politika primitive dhe debatet e pseodo analistëve!

Opinione

Na mbyti politika primitive dhe debatet e pseodo analistëve!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:59
Ismail Muçiqi

Qytetarët e Kosovës ka kohë që janë duke u ballafaquar me presionet dhe shantazhet e mediumeve informative e sidomos të televizioneve të cilat jan shëndrrue në politikë ditore përmes debateve të gërrditëshme..

Këto ditë kur qytetarët me shqetësimë presin lajme se q/po ndodhë me pandemin e Koronavirusitë se si po menaxhohet situata e shëndetit të popullatës se sa dhe ku ka mërri numri i të prekurve me këtë Virusë televizionet po mirrën me politikën primitive ditore të partive dhe liderve politikë.

Eshtë e dhimshme për kohën në të cilën po jetojmë kur shofim nivelin e politikës programore dhe redaksuese të disa televizoneve të cilat janë largë qdo niveli të profesionalizmit në harmoni me kohën në të cilën po jetojmë. Udhëheqësit e debateve {gazetarët} ftojnë në studiot e tyre të njëjtit liderë politikë apo të njëjtit "Analistë" apo Opinionist të cilët po e bombardojnë Opinionin dhe po shkakëtojnë konfuzitet dhe po ndikojnë edhe në përqarjen e spektrit politikë në Kosovë.

Gjatë javës së fundit Kryetarët e Partive Politike disa prej tyre te konsumuar skajshmërishë vrapuan gjithëandej duke qenë prezentë në debatet e ndryshme politike po thuajse në të gjitha televizionet që funksionojnë në Republikën e Kosovës.

Këto figura politike të cilat nuk kan më kredibilitet për ti dhënë leksionë askujt tani po mundohen të shfrytëzojnë situatën emergjente të cilën e krijojë pandemia e Koronavirusit për tu rikthye sërishë në pushtet. Këto figura të politikës 20 vjeqare po i promovojnë dhe aktivizojnë disa televizione private të cilat kan interesë dhe janë të lidhura edhe me klanet dhe figurat e ndryshme nëpër partit politike. Kultura e zhvillimit të debateve para ekraneve televizive tregonë nivelin intelektualë, arsiomorë, edukativë, profesionalë dhe politikë të individitë i cili i shkakëton pa knaqësi shikuesit dhe audiencës së gjërë.

Në këto debate shifet qartë edhe niveli i dijës të disa moderatorve të këtyre emisioneve si dhe kultura e kumonimkimit duke shtru pyetje tendencioze dhe duke ndërhy pa vend jashtë etikës dhe kodit të rregullave të profesionit të Gazetarit.

Mediumet kan misionë të gjërë para qytetarve të cilët kanë nevojë të informohën në mënyrë të saktë për rrjedhat dhe zhvillimet që ndodhin në vendë. Mediumet informative kanë detyrë dhe misionë që qytetarve tu ofrojnë lajme, raporte dhe reportazhe të karakter pozitivë, e sidomosë tani.

Ka kohë që në televizionet tona nuk ka tema dhe ngjarje afirmative të cilat e relaksojnë dhe inspirojnë shikuesin për të ardhmen e vendit. Se me të vërtet këto debate politike janë shëndrrue në komedi me energji negative në momentin e kur qytetarve më së shumti ju nevoiten lajmet e mira dhe energjia pozitive, e cila i sjellë relaks popullit, e jo defetizëm.

Eshtë e pa tolerushme kjo situatë e tanishme në disa mediume të cilat më së paku janë duke kry misionin e tyre të cilin jau përcakton rregullatva ligjore dhe të mbikqyrur nga organet përkatëse të cilat i mbykqyrin mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Në mjetet e informimit gjithandej Botës demokratike mbizotronë konkurenca e dijes, vlerës për ta zënë hapin me qendrat më të avancuara të mediumeve informative të cilat ju shërbejnë qytetarve në zhvillimin e rrjedhave dhe proceseve në shoqëritë dhe Shtetet e ndryshme. Andaj Gazetaria është profesion i cili kërkonë përkushtim, aftësi ku parimë kryesor duhet të jetë kodi i etikës pa anshmërinë gjithënjë duke e ruajtur integritetin profesionalizmin dhe personalitetin e profesionit dhe të emisionit që e ushtronë Gazetaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat